Manuali Çençeli dhe ai Meta- Berisha
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/6025_1_2674.jpg?itok=XUhgxlUx)
Manuali i ashtuquajtur Çençeli e ka marrw emrin nga Massimiliano Cencelli, një funksionar i Demokracisë Kristiane, partia më e madhe italiane deri në fillim të viteve ’90. Ky dokument është hartuar ne vitin 1967 gjatë punimeve të kongresit të Partisë demokristiane italiane. Në atë kongres Cossiga, Sarti e Taviani formuan korrentin “pontieri” që duhej të shërbente si urë ndërmjet së djathtës dhe së majtës (në italisht ponte=urë). Vite më vonë vetë Cencelli shpjegoi se në atë Kongres ata morën 12% të votave dhe propozoi që si në një këshill administrativ të një shoqërie aksionare atyre iu takonin 12% të vendeve në Organet drejtuese të Partisë dhe eventualisht edhe në Qeveri.
Gjatë asaj periudhe (Republika e parë italiane), “Manuali Cencelli” shërbente për të ndarë postet për secilën parti në koalicion si dhe brenda vetë partisë. Kështu kur formohej një qeveri koalicioni kishte një numër të madh postesh për t’u dhënë secilës parti (ministra, zëvendësministra, sekretarë të përgjithshëm, drejtorë të ndryshëm, si dhe nëpunës në struktura e ente të ndryshme qendrore dhe lokale). “Manuali” shërbente pra si një normë rregullatore për Qeverinë si dhe për ndarjen më tej sipas korrenteve brenda Partisë. Ky manual ishte një formulë e komplikuar matematike me vlera të ndryshme për secilin post. Kështu për shembull një ministër vlente sa dy zëvendësministra e gjysmë.
Le t’i kthemi rastit arbëror me ndarjen e karrigeve të mëdha dhe vendeve të punës në qendër e në rrethe me rastin e formimit të Qeverisë Berisha me koalicioni Berisha-Meta. Çdo njeri normal e kuptonte që LSI-së apo Metës, për të qene më pranë realitetit, nuk i takonin më shumë se pesë të shtatëdhjetë e katërtat e posteve dhe vendeve të punës (5/74), ndërsa Saliut gjashtëdhjetë e nëntë të shtatëdhjetë e katërtat (69/74), që po t’i llogarisim janë 7% LSI-ja dhe 93% PD-ja.
Pazari ndërmjet dy pronarëve të partive në fjalë u bë ndryshe: 20% LSI-ja dhe 80% PD-ja. Çdo koment do të ishte i tepërt për të kuptuar se për Sali Berishën mbajtja e pushtetit për vete dhe familjen e tij është më e rëndësishme se interesat e vendit dhe ato të anëtarësisë së Partisë Demokratike që u nxorr nga puna për t’u zëvendësuar me ata që rekrutonte rrugëve LSI-ja.
Comments
Arben, po i qasem fare

Arben, po i qasem fare thjeshtë argumentit tuaj. Dje, mësova se një çerdhen kishin pushuar të tretën punonjëse. Interesant ishte dialogu telefonik mes saj dhe titullarit që e kishte pushuar:

Punonjësja: Haram vota që i dhashë PD.

Titullari: Nuk i duhesh kujt më!

Autori ben nje paralele (te

Autori ben nje paralele (te pasakte) ndermjet Italise se viteve 70-te dhe Shqiperise te viteve 2009-2012. E para pasi manuali Cencelli llogariste ndarjen e posteve ministrore dhe zevendesministrore ne kushte te tjera politike. Se dyti, pasi pakti PD-LSI zbatohet edhe ne nivele teper te uleta, duke i dhene fund cdo pretendimi per profesionalizem dhe meritokraci ne administrate.

@ Arben / Vesel: Wikipedia

@ Arben / Vesel: Wikipedia nuk eshte nje burim informacioni i konfirmuar, une kam gjetur ne te shpesh pasaktesi (vecanerisht ne informacionet per kinematografine).

Te vijme te Italia e viteve 1970 dhe 1980. Sic permenda dje, kushtet politike atje ishin shume me te ndryshme nga ato te Shqiperise se viteve 2000 (p .sh. nje vecori e atjeshme ishte se pentapartito qendronte gjithmone ne pushtet). Lidhur me ndarjen e tortes, ne dijenine time ne nivele te tilla si specialiste neper ministrite italiane nuk aplikohej manuali Cencelli, ndersa ne Shqiperi LSI kerkon 20 % ne te gjitha nivelet.

Se fundi, shoh qe ne shkrimin tuaj - ashtu si edhe ne nje shkrim te E. Zaloshnjes - merret e mireqene se njerezit e LSI debuan ata te PD. Ne fakt ne rruge u hodhen me teper njerez pa parti. Nuk perjashtoj qe edhe njerez te PD te kene ikur nga puna, por me e lehte eshte te heqesh ata pa ndonje perkrahje politike se sa ata te PD ne nje kohe kur kryeminister vazhdone te jete Berisha.

Genti ! Me

Genti !

Me falni, por qellimi i shkrimit tim ishte te informonte lexuesit shqiptar se si formohen koalicionet gjetke.

Shembulli italian, ku dhe e kishin regulluar me nje formule matematike , tregon absurditatin e marrëveshjes Sali- Ilir, si dhe interesin e Saliut, vetem qe te mbesi ne pushtet, duke mos pyetutr se Iliri merrte poste e vende te thjeshta pune, ne kurriz te atyre qe PD-ja i kishte prej 4 vitesh ne pune (kryesishte anetare e simpatizante te vetet). Besoj se dhe ju e keni te qarte se keta te fundit nuk ishin aktivista apo simpatizante te PS-se. Zbritja ne nivele te ulta vetem se e nenvizon kete dukuri absurde.

Une nuk fola se ne çfare permasash qene keto spastrime ne dem te Pedisteve, por vetem fenomeni absurd me interesonte te dilte ne pah. Gjithashtu te jesh i sigurte qe nuk u hoq asnje (fjala eshte ne kuptimin figurativ e jo sasior) punonjes nga Tropoja, Dibra, Kuksi e tjera rrethe qe sot kane pushtuar administraten.

Add new comment