El Clasico, një sfidë e transformuar nga Jose Mourinho

Postuar në 23 Janar, 2012 05:08
Tomi Papavangjeli

El Clasico, ndeshja e të gjitha ndeshjeve, e cila gjithmonë ka qenë në background një përplasje filozofish futbollistike, e më pas edhe përplasje idesh, krahinash dhe historie. Të gjitha këto të bazuara në dëshirën për të shprehur në mënyrë sportive një "mosmarrëveshje" të krahasueshme me atë të maces me miun. Por historia ndryshon kur njerëz të mëdhenj marrin komandën e timonit të anijes, anije që duhet të lundronte brenda rregullave sportive dhe Fair Play-t, por që s'mund ta bëjë dot këtë, kur kapiteni Jose Mourinho ka ngritur si kurrë ndonjëherë më parë flamurin e piratit, në mes të Santiago Bernabeut. Portugezi më tepër i ngjan kapitenit Ahab, që ndoqi Mobby Dick-un deri sa u fundosën bashkë me gjithë anijen, se sa një trajneri. Megjithatë “The Special One” e ka treguar se sa merr vesh nga futbolli. Ai ka fituar thuajse çdo gjë të mundshme, por figura që po bën në Spanjë është vërtet diçka e paparë ndonjëherë më parë në sport! Karizma e tij, respekti që i imponon kujtdo që ka stërvitur, mënyra e tij e të qenit fitimtar etj, janë disa nga faktorët që vulosin emrin e tij përjetësisht në librat e historisë së futbollit.

Ndeshja Real Madrid-Barcelona gjatë dy viteve të fundit, e ka kaluar imagjinatën e evoluimit të këtij sporti. Në ndeshjen e të mërkurës në fushë çfarë nuk u pa: më tepër ishte një gjueti njeriu, se sa një gjueti topi! I ardhuri i fundit, i urryeri i ri, Alexis Sanchez, u vu në shenjestër nga banda e portugezëve dhe nga pjesa tjetër e madrilenëve. Përveç tij edhe Messi e të tjerët u shkelmuan, u shkelën dhe u goditën rregullisht! Ekipi i Barcelonës nga ana tjetër, ka përqafuar filozofine e kundërt, duke detyruar madrilenët të bëjnë rolin e të keqit. Siç u pa edhe në disa video të fundit që qarkullonin në Youtube, blaugranasit stërviten rregullisht me simulime artificiale, për të qenë sa më ekspertë në të gënjyerit e arbitrit dhe kundështarëve. Në video u pa se si lojtarët e Barcelonës këputeshin me urdhërin e bilbilit, të gjithë në grup, sikur po masakroheshin nga një mitraloz imagjinar! Përfundimi i kësaj maskarade është: nerva të shkatërruara të kundërshtarit, i cili kësaj radhe, për më tepër është një kundërshtar që nuk ka dhe aq gjak të ftohtë. Banda Portugeze nuk e zotëron dhe aq virtytin e durimit, ata menjëherë bien pre, duke u përgjigjur me ca skena që janë me plot gojën turpi i futbollit.

Rezultati? Ekipi i Guardiola-s simulon rregullisht në mënyrën më të mirë të mundshme, ekipi i Mourinho-s reagon në mënyrën më të keqe të mundshme. I pari është një gentelman i vërtete në çdo detaj, i dyti është një rebel i vertetë në çdo detaj. The Special One (Mourinho) vazhdon rregullisht të pësojë disfata njëra pas tjetrës dhe këtë dishezë në të cilën ka marrë rrokopujën bashkë me Realin, do ta ndalojë me të vetmen mënyrë që di, me forcë, me kokëfortësi dhe me çdo kosto. Fatmirësisht, kësaj radhe “Ahabi” nuk do e paguajë koston me jetë, por do ta paguajë me imazh.

Imazhi i Realit është cënuar, ai nuk është më ekipi i traditës, ai nuk është më fytyra e qetë fitimtare e futbollit, imazhi i Realit ngjason me një skuadër që do të shpëtojë nga agonia e një makthi, agoni që i madhi Jose ia ka dalë me Interin ta transformojë në një forcë shkatërrimtare për kundërshtarët. Megjithatë një gjë është e sigurtë: shumë e duan, disa e urrejnë, por të gjithë e njohin, që në imazhin e një njeriu të vetem ‘Ahab’ Jose Mourinho, shpërfaqet karakteri individual i çdo tifozi futbolli kudo në botë. Le ta vendosim vetë brenda ndërgjegjes tonë ç'është e mirë dhe ç'është e gabuar dhe ndërkaq le të presim me padurim El Clasico-n e radhës...!

Comments

Submitted by J.D. (not verified) on

Tomi,

ti sjell dy krahasime paralele por që nuk kanë të përbashkëta. Ti sjell provë një video ku lojtarët e Barcelonës trajnohen të simulojnë dhe sjell, në anën tjetër, ndërhyrjet e lojtarëve të Real Madrid gjatë ndeshjes. Pamjet treguan, dhjetëra e qindra herë, që ndërhyrjet e lojtarëve të Real nuk kishin nevojë për simulimet e lojtarëve të Barcelonës, pasi ato thjesht ishin përtej lojës dhe sportit.

Gjithashtu, për çudi, harron të përmendësh simulimin e Pepe-s në takimin e fundit, dhe për këtë nuk të duhet video nga Youtube.

Prandaj, tentimi për të sjellë argumente që balancojnë argumentet ndaj palëve, në këtë rast, janë të dëmshme dhe jo-objektive.

Submitted by Kujtimi (not verified) on

Per te vazhduar komentin tim, do thoja qe ne komentin e Tomit kuptohet ideja e nje futbollit te luajtur ne menyre korekte dhe objektive.Nuk diskutohet qe eshte per tu vlersuar loja e Barces ,por besoj se gjithmone ne jete ekzistojn pozivja dhe negativja ne sjellje e ne veprim pa dashur te futem ne hollesi te situatave qe cdo njeri i komenton ne menyren e tij.Mendoj qe futbolli eshte vec nje loje dhe argetim( te pakten per ne qe e shohim e qe e komentojme ).Ata te cilet jane protagonist besoj se e shohin si sfide ,seder ,egoizem nje  detyrim per te luajtur ne menyren maksimale per skuadren ,fanellen,kontraten etj ,etj.Do ta perfundoja se nuk mund te flitet vec se kush luan me fort apo se albitri ishte eshte korekt ne cdo rast apo njeri ose tjetri eshte aktor i mire,i zgjuar ose nevrik,eshte pak veshtire kur luhen dhe  interesat e basteve ,nje sport me korrekt dhe pa nderhyrje do thoja qe eshte peshngritja e ngren apo jo shtangen.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.