Atdhetarizëm me korrespondencë

Postuar në 12 Janar, 2012 03:38
Ardian Vehbiu

Politikisht, diaspora shqiptare ka qenë organizuar, gjatë shekullit XX dhe veçanërisht pas Luftës II Botërore, rreth idealeve politike madhore, të tilla si legjitimiteti i pushtetit politik në Tiranë, ose nevoja për ta çliruar Kosovën nga sundimi politik serb.

Brenda këtij impostimi, diaspora shqiptare e këtij shekulli veçse çonte më tej një traditë të vyer të veprimit politik të diasporës gjatë shekullit të mëparshëm dhe më herët, kur shqiptarët me banim larg trojeve shqiptare në Ballkan u organizuan për të kontribuar, me të gjitha mënyrat, për rilindjen e popullit e të kombit të tyre dhe krijimin e shqiptarisë (dhe Shqipërisë) moderne.

Në vitet 1945-1990 segmentet e ndryshme të diasporës e gjenin veten te një kombinim i antikomunizmit dhe i kombëtarizmit, i cili mundësonte profilizimin e shqiptarit politikisht aktiv në mërgim si antikomunist dhe kombëtarist i vendosur, qëndrime këto që adresonin njëkohësisht edhe realitetin politik në Shqipëri edhe atë në Kosovë.

Ky orientim politik kish të bënte, drejtpërdrejt, edhe me prejardhjen sociale dhe politike të elementit të ri që iu shtua diasporës shqiptare në Perëndim pas Luftës II Botërore: antikomunistë dhe kombëtaristë të ikur nga Shqipëria dhe nga Kosova dhe të vendosur, ndonjëherë edhe të nxitur, për ta vazhduar në mërgim opozitën e tyre ndaj Tiranës dhe Beogradit. Në një farë mënyre, në diasporë, antikomunizmi u shfaq si trashëgimtar i natyrshëm i kombëtarizmit rilindës, pa çka se, duke filluar me vitet 1970, si trashëgimtarë të kombëtarizmit rilindës do të paraqiteshin edhe komunistët vetë, së paku në Tiranë.

Megjithatë, pas vitit 1990, për Shqipërinë dhe vitit 1999 për Kosovën, këto dy kryerrugë të mendimit politik në diasporë e humbën arsyen për të ekzistuar dhe vazhduan kryesisht për shkak të inercisë, ose të nevojës së organizatave dhe satelitëve të tyre për të mbijetuar me hierarkitë ekzistuese.

Në thelb, antikomunizmi tradicional i një pjese të aktivistëve të sotëm në diasporë mbahet gjallë artificialisht, sepse vetëm ashtu mund të riprodhohen disa nga strukturat e vjetra organizative dhe sociale të diasporës; dhe pavarësisht se ai kërkon me këmbëngulje dhe çdo kusht të provojë se pushteti i sotëm politik në Tiranë kontrollohet prej komunistëve të djeshëm, që pastaj ta denoncojë e ta fshikullojë këtë dukuri dhe të rithemelojë vetveten nëpërmjet protestash dhe distancimesh që mbeten, në më të shumtën, të themeluara në imagjinatë.

Në të njëjtën mënyrë, ajo pjesë e madhe e diasporës kosovare që dje aktivizohej dhe organizohej politikisht rreth përpjekjeve për ta çliruar Kosovën prej sundimit serb dhe duke i mbështetur këto përpjekje mirëfilli deri edhe me njerëz dhe armatime, është gjithnjë e interesuar që kauza madhore e çlirimit prej të huajit të mbetet qendrore jo vetëm në aktivitetin e vet politik, por edhe në vetë politikën e shtetit të ri kosovar të dalë pas 1999-ës dhe sidomos të shumicës shqiptare brenda atij shteti multietnik me kushtetutë.

Në rrethanat e reja të krijuara si në Ballkan pas 1990-ës dhe sidomos pas vitit 1999, si dhe për shkak të ndryshimeve dramatike që ndodhën në vetë përbërjen e saj për shkak të emigracionit masiv, diasporës shqiptare iu shkërmoqën praktikisht themelet e organizimit të saj politik tradicional; dhe bash për këtë arsye, rishtrimin e tanishëm, sado voluntarist, demagogjik dhe artificial, të çështjes së bashkimit kombëtar, organizatat e ndryshme në diasporë e kanë pritur si një injeksion jetëdhënës glukoze, madje adrenaline, në damarët e tyre të rreshkur.

Duke u angazhuar tani sërish në çështje me natyrë fortësisht kombëtare, shumë organizata shqiptarësh jashtë atdheut po e rigjejnë hareshëm atë çfarë studiuesi i njohur Benedict Anderson, autor i klasikut Imagined Communities: Reflections on the Origin and Spread of Nationalism e ka quajtur “kombëtarizëm në distancë” (long-distance nationalism); në një kohë që lëvizjet politike të bashkimit kombëtar, mes tyre edhe AKZ-ja (por jo vetëm) e përdorin rëndom këtë diasporë si kasë akustike për idetë e tyre politike.

Edhe pse globalizimi në përgjithësi, dhe Interneti dhe televizioni satelitor në veçanti, e kanë lehtësuar shumë zotimin e individëve dhe të organizatave nga diaspora në çështje politike të atdheut mëmë, e vërteta mbetet se shumë nga këta individë dhe organizata çojnë një jetë të dyfishtë, duke qenë të zotuar edhe në jetën e përditshme e vendeve mikpritëse, drejtpërdrejt dhe sidomos nëpërmjet familjarëve të tyre të brezit të dytë që tashmë janë integruar në atdheun e tyre të ri; dhe një pjesë e madhe e tyre kërkojnë të ndërhyjnë në politikën e vendit të origjinës, edhe pse prej së largu, pa marrë pjesë, efektivisht, në jetën e atjeshme me të mirat dhe të këqijat, uljet dhe ngritjet e saj, por kryesisht nëpërmjet pozave dhe retorikës.

Për të njëjtën arsye, idetë politike të organizatave të diasporës, jo vetëm shqiptare por në përgjithësi, jo rrallë priren drejt konservatorizmit fshatarak, djathtizmit populist, kombëtarizmit shpesh përjashtues, ksenofobisë deri në shovinizëm, irredentizmit dhe primitivizmit. Për një qytetar të Peqinit ose të Ferizajt ose të Tetovës, ideja ose vizioni i bashkimit kombëtar ka një tingëllim krejt të ndryshëm nga ç’ka për një qytetar me origjinë shqiptare të rrethinave të Detroit-it ose të Bronx-it. Shqetësimet politike të të parit lidhen edhe me nivelin e jetesës, punësimin, rrogën, kopshtet dhe shkollat, pushtetin lokal, arsimin e lartë, pensionet dhe sigurimet shoqërore, gjykatat, rendin publik, shërbimet sociale dhe mjekësore, gjendjen e rrugëve dhe të rrjeteve të komunikimit, transportin publik, çmimet dhe tarifat, taksat, korrupsionin, kriminalitetin. Shqetësimet politike të së dytit, sa i përket atdheut që ky ende ndan me bashkatdhetarin e vet në Ballkan, lidhen kryesisht, në mos para së gjithash me bashkimin kombëtar, flamurin, emrat e vendeve, kufijtë, gjuhën shqipe, Shën Naumin, Skënderbeun dhe të tjera çështje me karakter shpesh simbolik ose hartografik.

Këtu ka rëndësi të vihet në dukje edhe diçka që e thekson Anderson në artikullin e cituar më lart: kur ti jeton mijëra kilometra larg, nuk je në kontakt me ligjin e atij komuniteti, për të cilin megjithatë të rreh zemra; angazhimi yt është, si të thuash, emocional. Kjo do të thotë edhe, për ta pohuar sërish me Anderson-in, se diaspora, nëpërmjet organizatave të saj, mund të përqafojë këtë apo atë ide apo program politik për atdheun e vet të origjinës, por ajo nuk merr dot përgjegjësi mbi vete, në rast se këto ide dhe programe sjellin pasoja të papëlqyera madje të rënda për bashkatdhetarët e tyre, që jo vetëm ngrenë flamurin në ditë festash, por edhe e përjetojnë ligjin në lëkurë dita-ditës.

Madje është pikërisht mungesa objektive e përgjegjësisë dhe ndoshta edhe e përgjegjshmërisë (accountability), që e bën moralisht të dyshimtë zotimin total dhe njëngjyrësh të organizatave të diasporës në çështje jashtëzakonisht delikate të politikës shqiptare në Ballkan, si ajo e rishikimit të kufijve dhe të bashkimit kombëtar; jo aq të dyshimtë sa ta vërë në kufi me imoralitetin, por aq të dyshimtë sa për t’i detyruar të gjithë shqiptarët e diasporës, që sot ngazëllehen me rivizatime hartash, që të pyesin veten me ngulm se ku do të jenë ata dhe çfarë do të rrezikojnë pikërisht nga pronat e tyre dhe nga mirëqenia e tyre dhe e fëmijëve, kur këto harta, të rivizatuara, të shtrohen në tryezat e shtatmadhorive të Luftës.

Comments

Submitted by hapi (not verified) on

Argument shume i qarte dhe i qendrueshem!

Ne qe jemi jashte, nuk rrezikojme gje edhe kur flasim "kodra pas bregut". Sidomos ata te flaktet!

Prandaj Shqiperia eshte ne dore dhe i takon atyre qe jetojne ne Shqiperi edhe kur vjen puna per kontributin ne ekonomi/politike.

Submitted by a.g (not verified) on

Nje shkembim telefonik, qe mbase ka shije anektodike; " Nena na la, varrimi behet te merkuren ora 10''...''Te rroni vet e t'u kete lene uraten. Me rastin me te pare do te vijme. Ngushellime te thella"..."Faleminderit, ne gezime ua shperblefshim."...Pip,pip,pip...

Submitted by Gjergji nga Ferizaj (not verified) on

Vështrim i cekët intelektualisht. Bota sot ka ndryshuar. Hebrenjtë janë hebrenj pa marrë parasysh ku jetojnë, dy kilometra nga Jerusalemi apo 10 000 km larg. Indianët janë indianë në Indi dhe Amerikë. Kinezët janë kinezë në kinë dhe në Gjermani. Bota ka ndryshuar z. Vehbiu. Identitet nuk ndërrohen më sikur në kohen e Andersonit, Gellnerit, Rennanit,  Smithit. Teoritë e identiteteve janë teori, jo realitete. Por nejse shihet që nuk je shumë në rrjedha në këtë aspekt. Problemi që unë kam me juve është se ju jeni një cinik- në fakt një cinik i pështirë vetëm kur vjen fjala te shqiptarët. Pse? Ti jeton në Amerikë (në Bronx, pra geto) dhe nuk lë gati javë pa shkruar për shqiptarët dhe Shqipërinë. Pse? Pse nuk shkruan për hispanikët dhe zezakët e getos ku jeton? Mos or z. Vehbiu se sikur që hebrenjtë pritën 2000 vjet ta bëjnë atdheun e tyre edhe ne- gjithkund nëpër botë e deri sa të ekziston shqiptaria pa e bërë at atdhe tonin nuk do ta lëmë. Siç thoshte Konica- Shqipëria do të bëhet për inat të shqiptarëve. E kishte fjalën për ata si lloji yt.

Submitted by Gjergji nga Ferizaj (not verified) on

Nuk e krahasoj thacin e as birishen me ben-gurionin, por e krahasoj richard lukaj, ferid murad, ismail kadare, nene tereza e shume te tjere shqiptare tjere i krahasoj me cdo hebre te madh...e dua hebre si shqiptar edhe ardian vehbiun, po ky vec na bjen...n'amerike jeton- le te behet i madh n vend se merret me sharje te shqiptareve tere kohen- le ta permiresoje situaten ai duke u bere i iluminuar vete... thone sa mallkon erresiren ndiz nje qiri se eshte me mire se krejt mallkimi i botes kunder erresires. vehbiu eshte cinik dhe le ta heqe cinizmin xhanem. kaq.

Submitted by raimondi (not verified) on

O Gjergji  ja ke thene kaq bukur ketij langaraqit ate percaktimin :CINIK I PESHTIRE -- saqe  nuk  ka nevoje per komente te tjera

--Ky  jo vetem eshte  nje  cinik i peshtire --por  eshte  edhe jashtezakonisht i Lig  dhe c'eshte  me e bukura  ligesin e tij e shpalos ne emnyren me  qesharake te mundeshme ----

--Qe kur eshte cliruar Kosova , dhe kur te gjithe shqiptaret ne cdo skaj te Shqiperise ,por sidomos ne jug  te Shqiperise  ku une kam njerezit e mij dhe jam ne kontakt me ta  cdo jave  -- te gjithe flasin e diskutojne  per Bashkimin e Kosoves me Shqiperine-,.....na jane hedhur ne sulm keta minjte antishqiptare si puna e ketij  Vehbiut ,qe duke u perpjekur te tregohen moderne duan te frenojne  ndjenjen e natyreshme qe kane gjithe Shqiptaret kudo qe jane  ne lidhje me bashkimin e Kosoves me Shqiperine,duke  hedhur fyerje te ndryshme kundrejt ndjenjave patriotike te shqipotareve te thjeshte

--Gjithe  njerezit e thjeshte shqiptare ,pa perjashtim jane patriote  dhe duan  qe Kosova te behet pjese e Shqiperise,

Sado te mundohet ky akrepi  Vehbi    per  te hedhur poshte  ndjenjat e patriotizmit ,  duke perdorur deficencen e tij intelektuale ,tek shqiptaret ne Diaspore ,aq me shume ndizet ndjenja e patriotimzit  tek shqiptaret e thjeshte -

-Ky eshte  thjeshte    nje reptil  me llagapin Vehbi ....

Submitted by Anonim (not verified) on

Shum mire e ka shkrujt, nuk i luj asnji presje. Vetem se ka nji gjo, Shqipnia esht kriju nga diaspora qe ka telekomandu jetet e venalive. Efekti i saj vazhdon akoma si trashigim i mitologjis rilidase. Noli nga jasht, Zogu gjysm jasht e gjysm mrena, Enveri pi France. Keto venalijt e sotem nuk i dum. Dum baba dum.

Submitted by bwterfly (not verified) on

E lexova me vemendje artikullin tuaj zoti Vehbiu.Nga ana letrare e keni shkruar bukur, ndersa nga ana reale nuk me duket se keni arritur te futeni ne brendesi te problemit shqiptare.Ndofta se jeni larg dhe skeni fare lidhje me Shqiperine , ndofta.....ky eshte problemi juaj dhe mua s'me takon te futem ne kete problem.Persa i perket problemit te kombit diaspora nuk ka luajtur rolin me korespondence por ka qene aktive.Kur ishte momenti per kosoven diaspora u bashkua rreth flamurit dhe adn shqiptare per te mbrojtur gjakun tone ne Kosovepra nuk ishte korrespondence por reale aktive.Fhe nuk ishin vec shqiptare te Kosoves ne diaspore qe shkuan te luftonin me vellezerit kosovare por dhe te shqiperise, malit te zi , maqedonise.Persa i perket sot pas pavarsise se kosoves per Bashkimin Kombetare apo  per te ndertuar nje demokraci ne shqiperi sepse sic   e dini atje eshte ndertuar nje neodiktature , ne diaspora apo ndonje organizate sic e quani ju po punojme se bashku me shqiptaret qe jetojne atje.1-ne kemi familjen eatje kemi cdo gje dhe kur na vritet nje njeriu jone apo na dhunohet e dergohet prostitute ne itali apo drogohen te rinjte ne smund te qendrojme ne heshtje.Vetem me nje fakt konkret do ta mbyll kete komentin tim.DIASPORA NUK ESHTE ME KORRESPONDENCE SEPSE ATE QE NUK E BENE SHQIPTARET NE SHQIPERI PER SHKELJEN E KUSHTETUTES NGA KRYEPARLAMENTARJA , PRESIDENTI , KRYEMINISTRI PER VOTIMIN ME DY DUARZOTERI E KEMI BERE NE DIASPORA NE MYNYRE QE SHQIPTARET DHE KOMBI JONE TE MOS SHPERBEHET NGA DISA PSEUDOPATRIOTE.ASKUSH SKA DISKUTUAR ME PER VOTIMIN ME DY DUAR E HARRUAN POR JO NE ZOTERI QE I KEMI BERE KERKESEN NE HAGE PER SHKELJEN FLAGRANTE TE KUSHTETUTES.JA PRA ZOTERI QE SJEMI ME KORRESPONDENCE POR AKTIVE.2-TE MBROSH KOMBIN TEND SIC BEJNE CIFUTET ESHTE KRENARI POR JO ME FJALE POR ME VEPRA.

Submitted by NikediSamothraka (not verified) on

Per zotin Gjergj nga Ferizaj,

mua me duket qe ky shkrim i Vehbiut eshte pikerisht nje qiri per te gjithe ne, si per ata qe jetojne jashte, ashtu edhe per ata qe jetojne brenda trojeve shqiptare... duke jetuar nje pjese te rendesishme te jetes se tij brenda ne Shqiperi dhe nje pjese te mire ne ShBA, Vehbiu me duket se eshte ne gjendje te kuptoje dhe vleresoje te dy palet, ndersa kush ka jetuar vetem ne njerin krah vetem mund te marre me mend se ç'ndodh kur je ne krahun tjeter.

Po ky Raimondi, ku e mbeshtet thenien e tij se "te gjithe njerezit e thjeshte shqiptare, pa perjashtim jane patriote dhe duan qe Kosova te behet pjese e Shqiperise"...  mos ka bere ndonje referendum apo qofte edhe ndonje ankete ???   Nuk eshte plotesisht keshtu, keto jane çeshtje delikate qe lidhen direkt me deshirat qe shqiptaret kane per te ardhmen e tyre si ne fushen ekonomike ashtu edhe ne ate politike... bashkimi i Kosoves do te ndikonte ne te dyja keto fusha (dhe mos e interpretoni si doni ju ne kete fraze qe them).

Dhe e treta, Zoti Ardian Vehbiu thote mendimin e tij ne baze te studimit te ngjarjeve prej nje jete, dhe nuk meriton sharje si keto qe i keni thene juve, reptil e ku di une..... kush shan eshte ndihet inferior ne aresyetim...

Kaq kisha une, komplimente Z. Vehbiu per kontributin e tij, secili nga ne eshte i lire te gjykoje si te doje, pa share askend ama.

Submitted by Gjergji nga Ferizaj (not verified) on

Kush eshte Vehbiu te vleresoje? Le te veproje, jo te vleresoje. Eshte lehte t'i thuhet ushtarit ne beteje bej keshtu bej ashtu. Vehbiu duhet ta kuptoje qe populli shqiptar i rrethuar me armiq rreth e rreth, i shkelur nga cdo lloj mace e kuce ka arritur maksimumin por do te vazhdoje deri ne idealin e bashkimit. Bashkimi eshte natyror dhe dicka qe eshte natyrore nuk mund ta ndalesh te bashkohet. Problemi im me Vehbiun eshte se eshte percares. Garibaldi e kishte Italine 100 her me te percare se jane shqiptaret sot por ne vedn se te qante si nja kone- e bashkoi Italine. Vehbiu nuk i njeh 3/4 e shqiptareve. Ai nuk e di si frymojne shqiptaret e Kosoves, as te Maqedonise as te Malit te Zi, prnadaj te mbaj kuajt aty ku eshte ai vete - ne enderrimet e tij sadomazohiste prej deshperimtari dhe nihilisti. Shekulli 21 eshte shekull i shqiptareve ne Ballkan- disa nga ne do te jemi ghjalle dhe do ta shohim por brezat e ardhem do ta perjetojne dhe shpresoj qe kurre me nuk do te lejojne te shkelen. Po te pyesesh shqiptaret ju garantoj qe 99% jane pro bashkimit, pra kane deshiren. Kjo eshte e rendesishme, pro jo me e rendesishmja sepse deshira duhet te kthehet ne vullnet dhe vullneti per tu realizuar do angazhim. Mirepo pikerisht ketu Vehbiu del si mercenar qe eshte... nje intelektual-  shqiptar nese ai e konsideron veten shqiptar duhet te japi kontributine  tij pro ceshtjes ose sepakut te mbaje gojen e te mos pengoje deshiren, vullnetin dhe punen [er bashkimin. Po si pelqeu bashkimi le te rrije ne boten e tij te getos se Bronxit. Askush nuk i kerkon asgje, por mos te pengoje nese nuk mund te ndihmoje- sepse ai mund te na beje punen me te veshtire pos nuk ka me dreq qe i ndal shqiptaert. E verteta e shkeljes se tyre dhe e verteta e zgjimit te tyre eshte jashta kutise se Pandores tash dhe te gjithe puthadoret do te goditen prej Vehbive mistrece e derite hajnat e banditet e poltikes. Vti 2012 me kujton vitin 1997 kur gati ishte humbur shpresa dhe ne skene doli Adem jashari dhe UCK-ja. Kete vit do te bien shume vehbire dhe shume mistrece si ai e hajnat dhe banditat e politikes shqiptare kudo- qofshin ne sarajet e trojeve tona qofshin ne getot e Bronxit. Shqiperia do te behet!

Submitted by Gjergji (not verified) on

Nuk jam dakort me ato qe shkruan A Vehbiu, dhe per ta mbeshtetur kete qe them po sjell shembullin e vete Adrianit qe megjithese jeton jashte Shqiperise eshte nje nga shkruesit me te mire te chutes sone sot pervecse, per mendimin tim, studiuesi me i sakte i problemeve me te cilat perballet shqipja ne ditet e sotme

Submitted by Gjergji (not verified) on

I gjuhes, ndjese per korigjimet e iphon- it

Submitted by Antropomorfi (not verified) on

Qe te merremi vesh: Vehbiu ne kete shkrim s'ka bere gje tjeter veçse nje lloj permbledhjeje divulgative te librit te Andersonit, qe nuk ka pike lidhjeje me Shqiperine, diasporen dhe mergimin shqiptar. Dua t'i kujtoj Vehbiut dhe lexuesve se kjo veper e Andersonit tashme eshte deklasuar nga komuniteti shkencor dhe citohet vetem per t'u kritikuar.

Submitted by NikediSamothraka (not verified) on

Bashkimet e shteteve, qofshin keto pjese te nje shteti qe dikur ishte i bashkuar, ne vendet e perparuara behen me referendum, pikerisht per faktin qe nuk eshte e thene qe te gjithe te duan te bashkohen, dhe pikerisht pjeset e pasura ne parim nuk duan te bashkohen me pjeset e varfra te nje vendi... shiko Italine, prape duan ta copetojne, se Veriu punon per te ngrene Roma dhe Jugu...

Ne shqiptaret jemi mesuar vetem te kundershtojme, Vehbiu thote mendimin e tij, çfare duhet te beje sipas jush o zoti Gjergj nga Ferizaj, te marre pushken? Pushka e tij eshte pena... dhe e ka boll te mençur sipas meje.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.