Patriotët e mospërputhshëm me sistemin

Postuar në 15 Janar, 2012 07:16
Koloreto Cukali

Pak ditë më parë tek respublica.al një djalë me emrin Orgest, i shkolluar dhe banues në Amerikë, bëri publike një letër që ia kishte dërguar kryetarit të opozitës, z. Edi Rama. Thelbi i letrës ishte oferta e Orgestit për të vënë në dispozicion dijet e aftësitë personale të tij (dhe të tjerëve si ai) në zhvillimin e Shqipërisë, në ngritjen e shoqërisë shqiptare në standarte më të larta dhe në dhënien fund të tranzicionit.

Letra e Orgestit është sa e sinqertë, aq edhe naive.

Letra e tij na sjell në dritë një mospërputhje të fortë mes realitetit konkret shqiptar dhe atij ideo-emocional të shumë prej njerëzve tanë jashtë shtetit, që pavarësisht se janë në Amerikë, Suedi a Zelandë, sytë i mbajnë nga Shqipëria.

Meqënëse Rama nuk ka patur kohë ose mundësi ti përgjigjet, po përpiqem ti kthej unë një përgjigje.

Ata që erdhën njëherë

Orgesti ndoshta nuk e ka ndjerë atje ku është, por, ne kemi pasur e vazhdojmë të kemi ardhje djemsh e vajzash të arsimuar në Perëndim. Ardhjet shpeshtohen me raste zgjedhjesh, kur shpresat a shanset për të përmbysur një grup qeverisës e për ta zëvendësuar me të rinj, është e madhe.

Jo për cinizëm, po për lehtësi termash e më tepër me një dashamirësi të butë, po i quaj ‘patriotët’.

Një grup i tillë i madh është dhe ai që unë kam votuar plot shpresë në 2005-n, e që më zhgënjeu personalisht shumë. Nga ai grup plot energji e ide, disa ikën, u spostuan ose u eleminuan me ligjin e më servilit, ndërsa të tjerët u futën në sistem.

Jo rrallë, lexojmë në media të përfliten për korrupsion emra patriotësh, nga ata të shkolluarit jashtë, nga ata që u kthyen për të kontribuar për vendin e tyre. Me sa duket, shkolla, dijet, standartet që sillnin nga jashtë nuk i rezistojnë dot korrozionit të sistemit. “Këtu te ne, siç më thoshte një mik, kushdo blihet. Madje, nuk shtrohet më as pyetja ‘për sa?’.” Sot, edhe ata vetë besoj e kanë harruar se çfarë kanë qenë. Sot, ata e kanë harruar që dikur shkruanin letra si të Orgestit.

Ne vazhdojmë të kemi ardhje patriotësh. Rrugët para tyre, njësoj si në 2005-n, njësoj si në 98-n a 2000-n, janë dy. Ose të ingranohen në sistemin e korruptuar, ose të kthehen andej nga ishin.

Çfarë duhet të bëjnë për të hyrë në sistem

Për tu ingranuar në sistem, kushti është një: bëhu pjesë e sistemit.

Sistemi manaxherial që ne kemi ngritur është një sistem neo-kooperativist. Në zyrat e shtetit punon vetëm një, dhe paguhen 8. Profesionistët heshtin para arrogancës së atyre që drejtojnë çdo zyrë, të futur në punë me partishmëri, me miqësi ose me forcën e parasë.

E jo vetëm shteti, por dhe shumë sipërmarrje private funksionojnë me metodat e manaxhimit komunist. Drejtimi me familjarë të paaftë ose me miq e shokë, ka bërë që siç më tregonte një mik, çdo ndërmarrje private me mbi 10 vetë, kthehet në kooperativë.

“Brigadieri i di të tëra. Brigadieri, është i biri/miku i filanit. Brigadieri, ka shumë frikë nga ata që dinë më shumë. Brigadieri të bën gjëmën, të heq ditën e punës! Duhet fjetur me Brigadierin. Sa shtëpi të bukur kishte Brigadieri!”

E pra, patriotët do të duhet të vijnë e të konkurojnë në këtë sistem vlerash!

Diplomat e tyre të perëndimit do ti vënë përballë kartonave tona të bakallit, shkollimin e tyre rigoroz përballë rrjetës sonë rigoroze të miqve, integritetin e tyre përballë shkeljes me këmbë e lënies pa rrogë.

Ata që nuk pranojnë ta shesin integritetin e të konformohen në sistem, ikin mbrapsht. Të tjerët janë akoma këtu, në sistem, madje në majat më të larta. Vetëm se nuk mund ti quaj më ‘patriotë’. Janë shndërruar në tjetër gjë.

Tek ne uji është më i ndotur afër burimit.

Partizanë, në vend të patriotëve

Edhe në i thirrshin për të drejtuar këtë vend, i thërrasin për ti shërbyer kauzës së Partisë, jo vendit. Dhe partitë tona dihen, NJËRI i di të gjitha, të tjerët duhet të rrinë në rresht e të bërtasin “urra” ose “para partizanë”.

Prandaj nuk i thërret njeri. Vendet e luftës, janë zënë. Rreshtat janë plot me partizanë. Kujt i duhet një partizan me shkollë? Për më tepër, një partizan me ndjeshmëri perëndimore!

Në këtë pikë, patriotët pyesin veten, pse nuk po i thërret njeri? Pse këtu ka kaq shumë nevojë për specialistë e manaxherë të aftë e me vizione, dhe vazhdojnë të punësojnë njerëz me diploma false?

A mos nuk duhet të presin nga të tjerët?

Do më pëlqente të besoja, se ata duhet ti dalin vetë zot vetes. Të vijnë këtu e ta gjejnë vendin e tyre! Të bëjnë diçka. Diksuhh do u sugjeronte të futen në degët lokale të ndonjë partie e të luftojë sistemin që aty.

Në fakt, patriotët nuk duan të vijnë të luftojnë. Lufta, na përket neve këtu. Ata, duan vetëm të punojnë, të ndërtojnë. Por tranzicioni ynë është luftë, ndaj nuk mbaron dot me njerëz që ndërtojnë. Tranzicioni ynë mbahet gjallë përmes luftës. Luftë për ekzistencë, luftë për territor, luftë për pasuritë e nëntokës e mbitokës, luftë për të shtënë në dorë gjithçka trashëguam, luftë për të zënë një vend pune e më pas për ta mbajtur, luftë për vota, luftë për të mos dorëzuar pushtetin, luftë për të mos hyrë në burg.

Pra, vend për ndërtues nuk ka.

Para partazanë!

A na duhen vërtet këta njerëz?

"Sistemi nuk i krijon njerëzit, nuk i krijon as aftësitë dhe tiparet e tyre. Sistemi vetëm i shfrytëzon dhe i favorizon ato aftësi, ndjenja dhe interesa, të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e tij. Secili tipar tjetër, shikuar nga pozita dhe nevojat e tij, është i tepërt dhe i dëmshëm” i referohet Karel Kosikut, në një shkrim të vetin Ibrahim Berisha.

E thënë me fjalët e Artan Lames, sistemi u thotë këtyre të rinjve “Ikni se na prishni punë”.

Unë do doja të thoja që ata nuk janë kompatibël, dmth të përputhshëm, me sistemin. Nëse njerëz të aftë e profesionalë, të ndershëm e me integritet, do të ingranoheshin në sistem, ata do e prishnin sistemin. Druri i drejtë, e prish stivën e drurëve të shtrembër.

Prandaj as Rama nuk mund ti kthejë përgjigje Orgestit. Nuk ka çfarë ti thotë. Ai e di që sistemi nuk e pranon gjakun e ri. Sistemi ynë pranon vetëm një lloj grupi gjaku, atë të korruptueshmin. E kotë ti sjellim këtu kur nuk i përdorim dot. Do ishte gjak i shkuar dëm.

Nuk kemi pra, ç’tu ofrojmë patriotëve, ata NUK janë të përputhshëm me sistemin. Dhe, ndoshta më mirë. Do të ishte një ftesë për në ferr.

‘Duku një herë nesër!’

Mund të duket sikur po u them patriotëve të presin sa të ‘vdesë’ sistemi, e pastaj të shohim. T’i mbajmë përkohësisht me shpresën tipike shqiptare “duku i’herë nesër”.

Në fakt, ky sistem, sado i dobët e i paqendrueshëm, nuk bie vetë.

Duke gjykuar sesi demokracia tek ne ka marrë forma tribale e bajrakësh, kam frikë se rruga më e afërt e zgjidhjes do të ishte ajo përmes atij që një historian yni e quan “sovran i ndriçuar”.

Gjithçka fillon duke ringritur një sistem konkurrence, që fillon që tek diplomat, vendet e punës, e përfundon te konkurrenca e ndershme ekonomike. Këtë mund ta bëjë një njeri me vizion, frymëzues e me aftësi manaxheriale në gjendje ta transformojë sistemin nga lart-poshtë.

Kur ta gjejmë një njeri që të përcjellë këtë standard nga maja e Piramidës së pushtetit tonë, do t’ju njoftojmë. Por, siç duken bathët duke vëzhguar projektet politike, stafet njerëzore, apo frymën e lidershipit vendas, e mira do të qe të mos rrinit me veshin te dera.

/Shekulli print/

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

Ketu ka  dicka qe ngaterrohet ne koncept

Nese ke mbaruar nje shkolle ne perendim, kjo nuk dote thote se  duhet te zesh nje vend politik ne parti, se tek e fundit nuk e ke mbaruar ate shkolle per  shkenca politike, porse  mund te jesh nje kandidat per vend pune ne administrtate siaps profilit te shkolles qe ke  mbaruar

Mirpo  PS-ja tani eshte ne opozite dhe nuk ka ne dore administraten  qe te krijoje kushtet e domosdoshme per te konkuruar per nje vend pune  per keta qe diplomohen jashte,keshtu qe s'ka kuptim  ti kerkohet Edit te siguroje  mundesi per vende pune ,dhe nuk  ka kuptim as ky shkrim qe ankohet per ......"Sistemin " -

Edi eshte ne opozite tani, dhe s'ka azgje ne dore --Kaq veshtire e keni takuptoni kete fakt  te thjeshte  qe flisni ketu me kaq shume pezm per......"sistemin"

Nga ana tjeter   edhe po te jete ne pushtet PS-ja ,  nuk do te marin ty  prej Amerike qe te vesh ne krye te institucionit,  por sipas  kerkesave te vendit te punes do shikohen kush eshte kandidatura me e mire  ., por  duhet te jesh edhe  njeri politik---se ne krye te institucionit perfaqsohet politika e atij qe drejton

--Ndersa teknicieni eshte ne pergjithesi keshilletar i kreytarit te institucionit -------Ky  eshte  regulli edhe ketu ne USA

Pra keta qe vijne nga ...Korca, apo Amerika,mbi bazen e aftesive mund te punojne keshilltare te ndryshem  ,apospecialiste  sipas profileve  qe kane ne ministrite e ndryshme

_____Megjithate keta  qe jane jashte ,duhet te kene parasysh se Edi ka per detyre te ndertoje sistemin demokratik te funksionoje me ndershmeri , dhe prouktivitet   qe te krijoje mundesi qe biznesi te   zhvillohet  me lehtesi  dhe kjo krijon mundesin e e punesimit te njerezve,

dhe  jo tu gjeje [pune  ketyre  qe jane jashte  se  nuk eshte kryetari i zyres se  punes ..

Nga ana  tjeter keta qe jane jashte  kur te shkojne ne Shqiperi , mund te behen  elegible per te  filluar nje biznes nga Fondi Amerikan i Biznesit te vogel  etj  mundesi

Ndersa nqs keta  te diplomuarit  jashte kane deshire te merren me politike,  (dhe  keta  kete gje  kane me  shume  per zemer )

keta duhet te aktiviohen ne temat e ndryshme qe shkruhen online tek blogu i Edit dhe aty do duken sa  njohuri kane ,sa  arsyetim me  coomon sense dhe sa Ide kane per zgjidhjen e problemeve te ndryshme qe  trajton  PS-ja ,siapa stemave  te ndryshme.....dhe midis tyre Edi mund te zgjedhi ata qe i gjykon ai si me te afte.

Dhe nees keta qe duan te  merren me politike shkojne ne Shqiperi, atje keta duhet te marin pjese ne takime   dhe konferenca qe ben PS-ja ne rrethe ---------

-------Ketu ka vend per permiresim,___ne menyre qe te zgjihen  tamam ata njerez qe jane te afte perte bere politike,qe dijne te flasin:.... dijne te argumentojne ,te bejne nje deduksion apo induksion, nje analize apo nje sinteze  etj

--Dhe kjo gje zgjidhet   sipas  meje , sic e kane ketu ne USA,  qe per te zgjedhur nje kandidat brenda PS-se ,  te behen debate midis kandidateve qe duan ,psh, te jene ne krye te Partise ne Rethe, apo te jene kandidate per depudete te PS-se -

---Pra te behet   debat midis  kandidateve te PS-se me njeri tjetrin dhe Elektorati i PS-se i degjon ,   e pastaj voton per ate qe mendon se eshte me i zoti

----------Me  kete menyre demokratike  hemoderne kemi mundesi te zgjedhim ne krye te partise por edhe si kandidature per depudete njerezit me te  zote dhe me te afte...

Por jo te zgjidhesh ne krye se vjen nga Amerika --Kjo  s'ka kuptim  dhe nuk eshte as demokratike  as e ndershme

---Ndersa letra e Orgesit  ishte totalisht e papranueshme nga ato se cfare kerkonte tek shefi i opozites ,pavaresisht se Orgesi dukej qe eshte me te vertete djale i mire ,por i papjekur

Kefolur dicka aty persipermarjet private qe ne Shqiperi funksionojne  me familjaret etj

Edhe ketu ne USA ,ashtu funksionojne sipermarjet private , me perjashtimte atyre bizneseve private qe jane  shume te medha -

-Keshtu qe s'ka lidhje me komunizmin ajo pune

--Po te funksiononin si ne komunizem ti tani do ishe ne pune--- Ndermarjet  e medha ne vendet  si Franca, Anglia vendet nordike etj ato funksionojne  si ne komunizem, se i kane ndermarjet shteterore...

--Ne fund  do thosha  se  shkrimi juaj proteste eshte i Pajustifikuar  moralisht ne cdo aspekt  qe trajton

,sepse drejtohet kunder  shefit te opozites qe nuk ka azgje ne dore momentalisht  .

Eshte  Dobesi morale,   qe ne rastin me  extrem quhet edhe  "Cmenduri Morale " qe ti kerkosh  llogari  dikujt

qe  jo vetem nuk ka azgje ne dore por eshte edhe i goditur nga  te gjitha anet  nga ky pushtet     mizor ne sjelljen e tij ndaj  opozites ne pergjithesi  dhe shefit te opozites  ne vecanti ---

Po e mbyll se e bera carcaf,porse ky carcaf   duhet  se  mund te sherbeje   edhe si    nje flamur i bardhe  gjigand   i vervitur ne llogoret e luftes se opozites socialiste me veten e saj    ne tweeter ,face book,  respublika etj etj   loooool  ,duke  ndihmuar ,per nje oponence konstruktive  ndaj  shefit te opozites,...... nga elektorati i tij  i pertej Atllantikut

Elektorat i cili eshte me  mish e me shpirt atje tek dera e  selise se  PS-se ,   tuj prit , e tuj zhurmue  ......per tu emeruar ne  krye te institucioneve ,  duke mbajtur ne  duar  banderolen   qe  thote :......"Do te pres me shekuj "............  jo per gje por PS--ja nuk fiton dot

.........nderkaq qe Sala  eshte  duke mbjelle arore   looooooooooooooooool

Submitted by ajsberg (not verified) on

Pse e trembni djalin '' e sinqerte,aq edhe naive " me pergjigjen e kthyer ne vend te Rames ?! Djali Orgest,si shume e shume te tjere ka perfunduar bachelor ne administrim biznesi dhe eshte i punesuar ne biznes ne Amerike. I pelqen vendi i tij,dhe yni njekohesisht, dhe ndjen nevoje te kontribuoje per te, sigurisht me aftesite profesionale te tija, pra administrim biznesi apo te ngreje vet biznes. Per kete s'te bie njeri pengese,aq me shume qe jemi ne krize dhe lipsen inisiativa te reja dhe me eksperience. Ndersa t'i shkruash kryetarit te opozites, kandidatit per kryeminister, meqe te pelqen personalisht, "...te shkruante  disa ide... " eshte naivitet jo per nje djale te atij niveli arsimimi e praktike, por shume me poshte. Per kete pata shume keqardhje qe kur e lexova ate leter te publikuar tek ResPublica, por nuk doja t'ja shuaja krejt deshiren qe "do t'a gezonte me shume...per vendin e tij". E cfare idesh t'i shkruante Rama? Dhe ' kujt' t'i shkruante ?...Librat, fjalimet, diskutimet, twitter-et,etj ja ka lexuar me dashuri, por 'idete' nuk ka qene ne gjendje t'i 'zbulonte' , ndersa Rama me ate 'cope' letre ' do 'zbulonte talentin ' e Orgesit ?! Tjeter gje nese Orgesi do te perfshihet politikisht, le t'i filloj shkallet sipas rregullave partiake. Tani nuk e kam me Orgesin, por me autorin dhe femijet qe kane studjuar jashte; Vendi yne ka probleme,tranzicioni po zgjat, administrata dhe biznesi duan te arsimuar mjaftueshem dhe jo te 'diplomuar' me 'shtu-te shtyjme', ndaj merret rruga e kthimit me kengen e Mentor Xhemalit ne goje duke kerkuar pozicionin tend (tuajin) me konkurse, me testime per ate qe je me i zoti (biznes), ketu ne atmemedheun tone, ketu nese te therret vertet nga brenda e jo nga blogjet, sepse nuk eshte me e veshtire sec ishte ne fillimet tuaja jashte shtetit. Kthehuni 'djema' por jo me 'kartevizita'- letra drejtuesve pushtetore, por ashtu bafas. Ju mirepresim.Me mire se c'kemi qene jemi, por s'jemi aq mire sa aspirojme. Megjithate do t'a bejme...

Submitted by hapi (not verified) on

Bravo Kavaja! Shembullor.

I PS-së është ky apo jo?

Orgesti, dëshirën e kishte fisnike, por prapë mënyra e kapjes së problemit ishte dorace.

Kurse ju Z. Cukali e merrni në mënyrë  idilike jetën jashtë Shqipërisë. Ju garantoj nga përvoja personale se në çdo shtet të botës së qytetëruar (3 vende i njoh vetë nga puna), politika e puna kanë plot "brigadierë". Sidomos duke filluar nga vitet 80, "brigadierët" janë shtuar kudo. Te firma e fundit ku kam punuar (9 mijë punonjës dhe nja 2 miliardë euro xhiro), çdo "brigadier" me pozitë kishte nga një dashnore përveç gruas, kurse "kryebrigadieri" kishte 1 grua dhe 2 dashnore, me njërën dashnore biles kishte edhe fëmijë. Dashnoreve ua paguante firma apartamentin në mes të Parisit dhe të gjitha faturat.

Mirëpo siç ka brigadierë, ka edhe nga ata idealistë e "Prometenj", që i thyejnë hundët brigadierëve në punë edhe në politikë. Progresi është i vështirë por ai është i pandalshëm, siç është e pandalshme rrjedha e historisë.

Si përfundim, kush e ka ngenë, ju këshilloj shumë librin "The New Spirit of Capitalism" (orig. Le nouvel esprit du capitalisme), të Luc Boltanski dhe Eve Chiapello, (në angisht apo frëngjisht). Eshtë libër paksa voluminoz dhe kërkon qetësi për ta kuptuar por tregon shumë bukur se si "brigadierët" i shërbejnë sistemit të njëshave në pushtet dhe se si koncepti i rretheve të miqësisë "networks", është sot modeli i menaxhimit dominant, dhe jo vetëm i Shqipërisë. Autorët janë sociologë dhe profesorë me nam në fushën e tyre.

Besoj se ka ardhur koha (sidomos me përhapjen e internetit) që intelektualët në Shqipëri ta ngrenë pak nivelin dhe mos të kënaqen me konstatimet e gjendjeve por ti analizojnë ato pak më thellë!

Submitted by raimondi (not verified) on

Qe   brigadieri paska dashnore  eshte gje shume e mire ,se  ashtu behesh tolerant me punteoret, pra ketu  del ngjashmeria me  ndermarjen e frutores ne komunizem ne Vlore

Ku brigadieri  i frutores ne fillim kishte dy dashnore , brigadieri ne fakt ju bente favore vetem ketyre dy dashnoreve te tij,

Mirpo brigada e  tij ishin  te gjitha femra -- atehre  brigdieri  ua rrasi te gjithave  me radhe --Kur keto  fillua   edhe  kontradikta  me antagoniste  e socializmit te asaj  kohwe  se  te gjitha te kerkonin favore --

-Atehere brigadieri Kopetent, tip kapitalsito--komunist ,mblodhi gjithe brigaden ,qe ishte femnore,  ju beri nje mbledhje ...dhe ju  tha :

Degjoni ketu !  Une jua kam  q.....te gjithave ndaj qe sot e tutje   dua qe asnjera te mos me kerkoje me  favore ,por te gjitha te beni punen qe ju eshte ngarkuar dhe mos me cani me koken e qilloit   me  kerkesat tuaja  ,ok?  ( ishte brigadier qe dinte anglisht ,prandaj ju tha ok ) Edhe grate nuk folen me por ju futen  punes  me vrull  te papare saqe u  mbush gjithe  Vlora me  dru frutore ,portokalle e limona qe ta kish lezet shpriti ti  shikoje, saqe  gjithe mileti ne Vlore e mburrnin  dhe  thoshin  --Hajde brigadier hajde ,qen i punes qenka  kodoshi  Loooooooooooool

Thoshim  dije keshtu, se se sot  nuk ka anje dru frutore per be,vetemky imi  kangelur    pasi Saliu i preu te gjitha se ka ndermend  te mbjelle Arore ( Po aror kujt i thote Saliu  mor aman ? )

Mirpo kjo qenka nje semundje qe e paskan edhe ne kapitalizem--- Se ne thoshim qe socialzimi u dhi per shkak se brigadieri  kishte dashnore  ,por jo,ky muhabet qenka edhe ne kapitalizem

Pra Pervoja komunisto -kapitaliste  na meson se, kur brigadieri ka dashnore  puna ecen sahat

---Tani se cfare sahati eshte kete s'e dime---Mund te jete sahat rroskop,por mund te jete  edhe Sahat Omega --E rendesishme  eshte qe eshte  Sahat

Nj

Submitted by hapi (not verified) on

Raimondo, brigadieret moderne kane pak dashnore e u bejne ciliminj e u paguajne darka e dhurata e shtepi me parate e firmes. Dhe nga ana tjeter firma deklaronte se ishte ne gjendje te keqe financiare dhe prandaj ato qe punonin duhej te punonin me ore te teperta pa u paguar. Prandaj brigadieret e Vlores paskan qene me te mire se i kishin te gjitha dashnore! :-))

Nejse, nuk eshte puna te dashnoret. Puna eshte te perfitimi i favoreve vetjake nga puna dhe kapitali i te tjereve, pa qene as pronar i firmes, as aksioner qe ka rreziku leket e veta, dhe as punonjes qe punon me ore te zgjatura, por thjesht brigadier me sahat te shtrenjte.

Problemi eshte abuzimi me punen ose pasurine e te tjereve, pavaresisht nga forma e abuzimit (mund te besh dhe piramide si Maddof).

Dhe ky abuzim ndodh ne cdo vend, jo vetem ne Shqiperi. Me bezdis shume kjo ideja se Shqiperia eshte nje vend i vecuar ku ndodhin gjema qe nuk ndodhin tjeterkund.

P.S. Tranzicioni ka mbaruar me kohe.

Submitted by raimondi (not verified) on

Kjo qe  them une eshte e vertete ore,.M eplacin syte ,e tregojne  histori   gjithe Vlora -

-Jo te gjithe brigadieret  ,Ishte vetem nje brigadier qe e bente kete  pune ,por ishte shume shkerdhat --Nuk ja hante qeni shkopin,  se domosdo  ja hanin grate  loooool

E di  si eshte  puna ? --Po na mbysin me shkrime  budallqesh keta skorpionsat qe hiqen si moderne ,por  qe jane komplet  trapusher --Nuk e  kane  haberin fare se ca behet ne bote --Por ca me cudit mua me keta  skorptionsat eshte  , se   keta as nuk  lexojne ,se sot cdo gje  eshte ne gazeta dhe ne tv

Po  njese varja ...

Submitted by Mateo (not verified) on

Brigadiere do te kete sa kohe te kete brigada, por fjala eshte per kryebrigadierin qe mban ne dore skeptrin qe shembellen me shkopin magjik:b kujt ia cukit koken me te dhe si dirigjon "orkestren" e madhe qe ka perkarshi. Se partia eshte bere pushteti (edhe shteti), se ajo i di te gjitha, dmth Ai, kryebrigadieri = Partia. Me duket se behet fjale per kete dukuri fatale, qe , si kucedra e perralles, ka zene ujet e burimit dhe nuk le te rroje as bime as gjallesa.

Submitted by Anonim (not verified) on

Fjalet qe degjon,nuk ka ,nuk behet,po shkon me keq ,ligji nuk vepron,njerezit e mire qe nuk ndryshojne dot kerkojne te ikin,po a jemi shqiptare a çfare ,nga kush duhet te presim,,ti qe je i zoti mos hajde ,ti qe je ketu ik,dhe kush mbeti? ,ky qe mbeti duke mos afruar pjesen e mire si mund te ndryshoje vendin  pa ndihmen e te mireve,te zoteve,pra kush do te kontribuoje per vendin te vije,te jape me te miren ,qofte dhe me sakrifica per veten per te ardhmen e ti themi STOP FASHIZMIT DEMOKRATIK NE SY,KETU DHE JO DUKE KERKUAR LEJE.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.