Ne gazetarët duhet të fokusohemi tek problemet, jo tek personalitetet

Para ca kohësh nxora nga site të ndryshme tri intervista që kryeministri Berisha ka dhënë për Fevziun në programin “Opinion”. Dhe veçova pyetjet që i ishin bërë. Ishin pothuaj të gjitha të natyrës “më the të thashë”, d.m.th a keni ndërmend të bëni ndryshime në qeveri, ç’mendim keni për x-in, po për y-in, a do mbështesni filanin, pse e sulmoni fistekun, kush do zgjidhet president, po ju vetë a do jeni, po Gimi pse nuk do jetë, po Beni a ka shanse, po Goni ku do emërohet, (Gimi, Beni e Goni janë emra ilustrues), etj., etj. Disa prej këtyre pyetjeve ishin bërë në të tria intervistat.
Gjëja më e parë që më erdhi në mendje ishte t’i qaja hallin Fevziut, pasi duhet të jetë mërzi e siklet i madh të ftosh të njëjtin person një herë në dy muaj dhe t’i bësh të njëjtat pyetje, apo t’i bësh pyetje të të njëjtit karakter. E bukura (në fakt, e pabukura) është se në rrethana të tilla nuk të duhet as të dish ndonjë gjë të madhe, e nuk të duhet as të jesh inteligjent. Fevziu është një djalë inteligjent, por kot që është. Nuk i duhet të jetë.
Keqardhja e dytë ishte për shikuesit, të cilët “detyrohen” të ndjekin në prime time programe të tilla, ku nuk flitet për shqetësimet reale të vendit. Programe të tilla në stilin radiofonik (“Opinionin”, ashtu si dhe programe të tjera, mund t’i ndjekësh dhe në radio, e në këtë rast nuk do humbisje asgjë, veç fytyrave e gjestikulacionit të të ftuarve) nuk janë një praktikë vetëm e televizioneve shqiptare. Kudo jepen, pasi çdo intervistë, nëse ndërtohet bukur, është gjithnjë një diçka interesante. Mirëpo, gjetkë ka një ndryshim. Programe të tilla në televizionet kombëtare jepen pas orës 23:30-24:00 dhe synimi është që “kush ka nge e qejf të dëgjojë llogje (sepse llogje janë në thelb), mund t’i ndjekë pas mesnate”. Në televizion, intervali kohor 20:00-24:00 është shumë i rëndësishëm, e për rrjedhojë nuk mund të lihet “në përdorim” për gjëra të tilla. Përkundrazi, duhet shfrytëzuar për të folur për shqetësimet e mëdha të shqiptarëve.
Kur flitet për lidhjen mes problemeve të mëdha të shqiptarëve dhe mbulimit mediatik të tyre, merret vesh se problemi nuk është vetëm Fevziu. Problemi jemi ne të gjithë. Po flisja në telefon para dy ditësh me Sonila Meçon, e cila po më thosh se nga biseda e saj e një nate më parë në “ABC News” me Sali Berishën, gazetat i kishin marrë të zbardhur vetëm pjesën politike që kish lidhje me Bamirin, me presidentin që do zgjidhet, e me gjëra të këtij lloji. Sonila më tha se “pyetjet e saj në masën mbi 50% ishin mbi krizën, mbi ekonominë, mbi borxhin publik, mbi rritjen e dobët ekonomike etj., etj”, por kjo pjesë e intervistës ishte parë pa pikë interesi prej gazetave. Madje, më kanë thënë se gazetarët e kronikës politike iu luten në rrethana të tilla moderatorëve të programeve TV, që pyetjet nga të cilat ata nxjerrin lajmin (këto pra me Topin, me Nanon, me Metën, me Ramën etj.) t’i bëjnë në fillim të bisedës, në mënyrë që ata të kenë kohë ta çojnë lajmin për faqosje. Ky presion pra i bën moderatorët, të cilët kanë interes të përmenden të nesërmen në gazeta si autorë programesh, ku thuhen gjëra të rëndësishme (dhe unë do isha shumë i interesuar, po aq sa ata, në vend të tyre), të fokusohen në mënyrë të shpërpjestimuar tek argumente kësodore “të lehtë, rozë, të kotë, të panevojshëm”.
Rrethana e dytë që i justifikon moderatorët tanë është mungesa e interesit të televizioneve për të ndërtuar programe të tipit “talk-show”, ku të ziejnë debate për çështje që na interesojnë të gjithëve. Unë i shoh që harxhohen kotsëkoti në rolin e moderatorëve gazetarë të tillë, si Sokol Balla, Alfred Peza, Rudina Xhunga, Ilva Tare, Sonila Meço, Blendi Fevziu (ky i fundit është një hall e bezdi e madhe, pasi shfaqet në ekran çdo ditë në prime time në një televizion kombëtar veç me llogje; ja, ndërkohë që po e shkruaj këtë artikull, ora është 23:20 e së enjtes dhe nga dhoma e ndenjjes po më thonë se programi i Fevziut kushtuar Bamir Topit nuk ka përfunduar ende; tri orë e njëzet minuta deri tani. Këtij i thonë horror!). Më sipër lashë pa përmendur Alban Dudushin, pasi “Top Show” i tij është një program që ka gjetur formën dhe kohën e vet (23:00-01:00). S’po përmend as të tjerë, që janë në televizione më pak të rëndësishme. Të gjithë këta gazetarë janë të talentuar (unë i admiroj për zhdërvjelltësinë përpara kamerave, për instinktin gazetaresk, për know how-n që kanë e për sigurinë që demonstrojnë përballë të ftuarit) dhe mund të bëjnë programe të shkëlqyera në TV, por kam përshtypjen se janë vetë televizionet që s’janë gati për programe të mirëfillta të tipit “talk-show”; ashtu si nuk janë gati as të përditshmet të fokusohen e të thellohen në problemet reale të vendit.
Do ish mirë që ne të gjithë, duke filluar me moderatorët e duke përfunduar me reporterët nga terreni, të fillonim t’i largoheshim pak e nga pak këtij informacioni bulevardesk, që sillet vërdallë ambicieve, lëvizjeve, karrierës, planeve, axhendave e jetës së presidentit, kryeministrit, kryetarit të Parlamentit, kryetarit të opozitës, kryetarëve të partive, krerëve të institucioneve e dikastereve, apo të figurave të tjera publike.
Comments
Nje verejtje e vogel: ne kete

Nje verejtje e vogel: ne kete shkrim dhe disa te tjere M. Nano merr kohe t'u shpjegoje lexuesve se ai vete nuk ndjek lajmet ne televizion, opinionin ne Klan , etj ( ....ja, ndërkohë që po e shkruaj këtë artikull, ora është 23:20 e së enjtes dhe nga dhoma e ndenjjes po me thone se programi i Fevziut kushtuar Bamir Topit nuk ka perfunduar ende..). Ne fakt shpesh lajmet televizive dhe programe te ndryshme jane jo fort intersante, por gjithsesi mire eshte te ndiqen nga gazetaret / opinionistet, edhe pse me bezdi ose me neveri. Per kete pune jane apo jo ?

Mustafa, vertet do te na

Mustafa, vertet do te na thuash se ti mendon qe Fevziu eshte inteligjent.? Edhe Fevziu vete nuk do te ta besoje kete:)

Une nuk kam degjuar ndonjehere aq shume zera e aq ne unison, si nga ju , si nga lexuesit e shikuesit e thjeshte, se Fevziu eshe MEDIOKER. Blendi ka filluar to deal with it.

Keni harruar Ardit Gjebrean!

Keni harruar Ardit Gjebrean! Kryeministri, gjate takimit me gazetaret 'elitare' nepermjet bisedes me Ardin shpalosi ide mediatike?!

Problemi qe ngre z. Nano ne

Problemi qe ngre z. Nano ne kete shkrim eshte shume i drejte dhe une jam plotesisht dakort qe "llogjeve" e "kodrave pas bregut " ju duhet dhene fund....por a jane ne gjendje keto gazetare ta bejne kete "revolucion"....une besoj qe jo sepse gazetare qe Fevziu jane turp i gazetarise, e nuk kane as potencial intelektual e kulturor te rendin me hapin e perendimoreve, ekziston nje det i tere midis nje gazetari te vertete dhe nje servili si Fevzi-ziu qe ben emisione me pyetje qe duken sikur ja ka shkruar talebani Berisha para se te intervistohet, dhe nga ana tjeter une nuk njoh asnje gazetar italian, francez, danez, spanjoll, britanik, slloven, polak, apo cek apo me mire europian qe te jete kaq i peshtire dhe servil sa ky plastelina Fevziu.

Keto tipa te shemtuar kane bere qe televizionet te kthehen ne dege te TVSH dhe qe njerezit as mos denjojne ti shohin nje minute ejo te harxhojne ore te tera duke degjuar "kodra pas bregut", kur vendi po kthehet ne kosh plehrash, demokrcia ka vdekur dhe talebani sali berisha e hajdutet e kriminelet e tij vazhdojne te qete rrjepjen e pasurise kombetare.

Zoti Nano! Ketu gjithe

Zoti Nano! Ketu gjithe shoqeria eshte e inkriminuar,perfshire dhe median si pjese te shoqerise.Po kjo eshte me e pafalshmja dhe gjetke nuk ndodh ,ose ndodh shume me pak se ketu.Nuk po ze emer as per media as per njerez te medias.Te gjithe njelloj jeni,perfshire edhe ty qe predikon ketu.Ja per shembull sikur te thosha se Mustafa Nano eshte gazetari me revolucionar (jo ne kuptimin leninist),me i paanshem,me rigorozi,me me integritet dhe me popullori ,apo shume epitete te tjera,ti do ndjeheshe keq,sepse me mire se te te gjithe te tjeret ,ti e din se nuk je i tille.Ti permend emra gazetaresh.Asgje nuk thua ti se ç'fare kam une per te thene per sejcilin duke filluar nga Klani e Fevziu e duke perfunduar te Top-Kanali,Balla apo Xhunga.Ti vete ke nga pak prej te gjithe ketyre qe permend dhe je me i kompletuari nga te gjithe,na ate drejtim per te cilat ti i kritikon.

Z.Nano. Me pelqen shkrimi

Z.Nano.

Me pelqen shkrimi juaj. Meqe ju keni konstatuar keto fenomene ne gazetari, fenomene te cilat tashme jane kronike dhe te gjithe "Shqiptaret ose jane te infektuar prej viruseve hajdutesko-perfituese ose jane te semure prej varferise". Me vjen keq qe shtypi nuk reagon bindshem. Ketu nuk e kam fjalen per mediet e pushtetit, por per ato pak medie apo gazetare qe perpiqen te ruajne pavaresine. Konkretisht, mua me shqetesojne dy {pseudo}-reforma te qeverise berisha, sic jane reformat per rishikimin e rimbursimit te ilaceve dhe problemi i reformimit te skemes se pensioneve. Mendoj se jane dy probleme shume jetike per nje individ qe hyn ne moshen e trete. Nese halldupet e saliut do te dilnin rrugeve e do te ishin te vemendshem per te lexuar njoftimet per vdekjen e xy, do te konstatonin se brezi i vjeter {po i quaj keshtu 70-80 vjecaret} jane ata qe ne dukje jane me te shumtet. Por po te jene me te vemendshem do te shohin se ka me shume te vdekur nder moshat e reja , sidomos nga ai brez qe ka lindur kryesisht pas viteve '50-te sesa ai brez qe ka lindur pas viteve 30-40. Dhe kjo eshte e kuptueshme. Brezi i viteve 30-40 ka dale ne kohen e duhur ne pension , burrat 60 dhe grate 55 vjec, pamvaresisht se ajo kohe ka pasur traumat e veta. Por sot mendoj se brezi qe e mbeshteti me shume ardhjen e demokracise ne Shqiperi dhe qe ka nje kontribut te madh ne kete drejtim dhe brezi qe pagoi me shume jane ata te lindurit ne vitet 50-te , sepse u detyruan jo vetem te emigrojne , por edhe te mbijetojne ketu ne Shqiperi duke u perballur me nje sistem antinjerezor edhe me te eger se diktatura qe kaluam.

Keshtu z. Nano ju si nje gazetar me autoritet dhe personalitet keni se per cfare te shkruani. Ndesa robeve si Fev-ziu lerini te bejne blla-blla-blla se kete detyre u kane caktuar dhe per kete paguhen.

Bleu!Blanc!Bla!Per shkrimin

Bleu!Blanc!Bla!Per shkrimin e Shokut Nano,Mustafa.Ne fakt jane ngjyrat e flamurit francez.

Pjesa ma e vlefeshme e ketij

Pjesa ma e vlefeshme e ketij shkrimi eshte titulli. Aty esht thene gjithçka.

Pastaj harrohet te thuhet se nuk jane vetem rrethanat qe i detyrojne gazetaret te merren me thashetheme boshe politike (gjoja), por edhe predispozicioni i tyre prej qyetatresh te indoktrinuar.

Ndiqja nje emision te Rudna Xhunges, pozicionimin e saj te eger si prej babajt, ethet per te shkuar atje ku donte ajo: nje majtiste e tejkaluar ne kohe.

Nuk eshte e vertet se x dhe y jane gazetare te mire: Jane gazetare medioker, perveçse sejmene te partiakeve, andej e kendej.

Kritikojme politikanet (me shume te drejte); poaq te keqije dhe te demshem jane edhe gazetaret. Media po ben pune demprurese me epshe te madhe.

Add new comment