Të gjithë në Vlorë për 100 vjetor

Për çdo atdhetar shqiptar, 28 Nëntori është festa e Flamurit, festa e pavarësisë së Atdheut. Është dita më e shënuar e Kombit tonë, një ditë që kurorëzoi përpjekjet shekullore për pavarësi nga të huajt, nga pushtuesit, një ditë që shmangu rrezikun e tjetërsimit dhe që i hapi vendit mundësi të reja për përparim e mirëqenie krahas popujve të tjerë evropianë, qytetërim të cilit ne në thelb i përkasim.
Ajo çdo vit është ditë e veçantë, aq më tepër kësaj radhe që është qindvjetori i parë. Më 28 të vjeshtës së tretë ne nderojmë të gjithë ata që luftuan në shekuj për Shqipëri e dhanë jetën, por dhe ata që e përgatitën atë ditë me armë në dorë e pendë e letër, dhe ata që u mblodhën në Vlorë e vendosën që Shqipëria të jetë më vete dhe të gjithë ata që i mbrojtën me armë e me flamurin kuq e zi të Kastriotit. Të gjithë ata mendonin për atdheun, e jo për karrige e për pushtet të pakufizuar, të përhershëm e personal mbi bashkëkombësit. Shumë syresh erdhën në Atdhe për të filluar gjithçka nga e para, erdhën për Flamur e përparim. Ata janë e do mbeten për mirë a për keq pjesë e historisë sonë dhe vetëm ata ne do përkujtojmë sot.
Kjo ditë nuk ka pse të ngatërrohet me të tjera ngjarje dhe persona që kanë bërë historinë shqiptare gjatë këtij shekulli. Ata janë pjesë e kujtesës sonë, por kanë e do të kenë ditët e tyre, e përkujtimet e tyre. Sigurisht që ata do kenë vendin e tyre në përkujtimet e qindvjeçarit të Pavarësisë, por në asnjë rast nuk duhet të errësojnë atë ditë të lume për shqiptarët.
Ky përvjetor duhet të njohë të rinjtë me luftërat e shqiptarëve për t’mos u asimiluar gjatë shekujve, me qëndresën si Komb, me arritjet tona, me të drejtën për të qenë krenarë se jemi shqiptarë. Në këtë aspekt duhet të shtohen botimet dokumentare për ato vite, për kryengritjet për çlirim kombëtar, për ato ditë dhe për figurat kryesore, të çliruar nga paragjykime politike të djeshme e të sotme.
Ky përvjetor duhet të vlej për t’u njësuar në synimet për liri, demokraci e përparim e bashkim kombëtar. Për këtë, kjo ditë nuk duhet të ndahet nga Pavarësimi i Dytë i shqiptarëve- Pavarësia e Kosovës, si një hap tjetër në rrugën e Kombit për çlirim. Me ta u bë e para, bashkë duhet ta festojmë dhe këtë ditë të dytë. Dhe festa duhet të bëhet vetëm atje, në Vlorë; kush të dëshirojë le ta bëjë dhe gjetkë, por shqiptarët atdhedashës duhet të mblidhen atje, pranë Flamurit të përbashkuar,
Me rënien e komunizmit u bë zakon, që për të shmangur rreziqet e kultit të liderëve, të cilët nuk do të jenë më të përjetshëm, por veç shërbëtorë të popullit për një periudhë të caktuar, në zyrat e shtetit, duke filluar nga ajo e Kryeministrit Meksi, nuk u var portreti i Presidentit, por mjaftonte një Skënderbe mbi kalë dhe flamuri Kuq e Zi, dy fjalë që nuk duhet të shpërdorohen kur. Kjo gjë duhet të bëhet normë zyrtare përsëri. Në zyrat kryesore mund të mjaftonin portrete si ai i Gjergj Kastriotit ose ai i Ismail bej Vlorës.
Mendoj se në Tiranë duhet të kemi patjetër një shtatore të Ismail bej Vlorës dhe vendi më i mirë është diku në lulishten pranë Kryesisë së Kuvendit, ku është dhe rruga që mban emrin e tij. Po kështu në Vlorë, aty pranë përmendores ekzistuese, duhet të kemi në një ansambël shtatoret e Qeverisë së parë shqiptare të dalë nga Kuvendi i Vlorës, ashtu si dhe në një mur graniti prapa tyre, emrat e të gjithë pjesëtarëve në atë Kuvend Historik.
Comments
A din kush te me diftoje se

A din kush te me diftoje se pse ne kete monument, qe i kushtohet shpalljes se pamvarsise se Shqipnise nga pushtimi pese shekullor turk-osman, mungon nenkryetari i qeverise se pare shqiptare te 28.11.1912 si dhe nji nder farketaret e pamvarsise prifti katolik nga Lura imzot Nikoll Kaçorri ?!

I nderuar Pal ! Prandaj pse

I nderuar Pal !

Prandaj pse atje nuk jane anetaret e Qeverise se pare shqiptare une propozoj qe aty prane ne lulishten te jene shtatoret e tyre. Sepse ne monumentin qe flet per flamurin nuk mungon vetem Dom Kaçorri por dhe te tjeret. Ashtu qe kur flitet per ata qe vendosen per Pavaresine quhen te tille vetem ata qe kane emrin ne fleten e pare dhe jo gjithe anetaret e Kuvendit te Vlores pqe e kishin paravendosur se do shpallin pavaresine.

".. Ashtu qe kur flitet per

".. Ashtu qe kur flitet per ata qe vendosen per Pavaresine quhen te tille vetem ata qe kane emrin ne fleten e pare dhe jo gjithe anetaret e Kuvendit te Vlores.."

Ne fleten e pare jane vendose me rradhe:

I pari Ismail Qemali

I dyti Imzot Nikoll Kaçorri

Mandej vijne te tjeret.

Por as ti dhe as te rijte e tjere nuk e dini pse-hin. Kur u ba boceti i ketij monumenti, skupltort kishin vue edhe Imzot Nikoll Kaçorrin. Kur e pà shoku Ramiz Alia, nji muhaxhir nga Bosnja i ardhun ne trojet shqiptare, tha: Hiqnje kete prift katolik nga monumenti.

Atdhetari i flakt nga Lura me babe katolik dhe nane muslimane Imzot Nikoll Kaçorri ka vdeke ne nji spital ne Vjene ku e kishin dergue per sherim nga smundja e tuberkulozit qe kishte pase marre ne burgjet e Stambollit mbasi turqit osmanllij i kishin ba gjygjin ne Durres si atdhetar i flaket dhe kundershtar i tyne.

Shkurt, priftnit katolik nuk i kan dasht as atehere dhe nuk i dojne as sot, sepse jane atedhetar te flakt ( bile per kete arsye) si edhe pse kan kulture (bile per kete arsye ).

Add new comment