S’je dakord me Albinin? OK. Por dhuna mbi të është poshtërsi mbi poshtërsitë

Ka gjëra që më bashkojnë me Albin Kurtin e me lëvizjen “Vetëvendosje”, por ka dhe gjëra që më ndajnë. E në do raste, më ndan pikërisht ajo që më bashkon. Për shembull? Po ja, refuzimi për t’u bërë pjesë e një establishmenti të korruptuar; ose vuajtja që, në një farë mënyre, ai provon, ngaqë është pjesë e këtij establishmenti; në atë masë që është. Dhe me establishment në këtë mes duhet kuptuar qeveria, opozita, institucionet, media, ambasadorët, administrata e huaj, e të gjitha nomenklaturat sunduese, ekonomike, politike, kulturore etj. Është pastaj fakti që aksioni i Albinit është sovran në një vend ku gjestet sovrane janë një gjë e rrallë. Ai nuk merr urdhra nga ambasadorët.
Ka që mendojnë se kjo ndodh ngaqë ai nuk është në situatën kur mund të pretendojë marrjen e pushtetit; sikur të ish në këto rrethana, vazhdon arsyetimi i këtyre, do të ish shumë më i kujdesshëm në marrëdhëniet me ambasadorët, gjë që ka ndodhur me Edi Ramën në Tiranë. Por unë besoj se Albini nuk është si Rama; ai është i një brumi tjetër, është nga ata që kanë besime e ambicie të mëdha në jetë, dhe sakrifikojnë në emër të këtyre besimeve e ambicieve. Është kjo një gjë e mirë? Nuk e di, s’jam i sigurt, e për këtë arsye mendoj se tipare të tilla më bashkojnë, e në të njëjtën kohë, më ndajnë me të. Më bashkojnë, ngaqë në jetë përpiqem të udhëhiqem nga të njëjtat kredo. Më ndajnë, ngaqë i kam frikë njerëz të tillë si Albini, kur i përfytyroj në rolin e vendimmarrësit. Njerëzit me ideale dhe me instinkt të theksuar të independencës, i kam për zemër kur veprojnë në lëmë të shkencës, të filozofisë, të studimeve apo të artit, por më kallin edhe frikë në rolin e veprimtarit politik.
Ka dhe gjëra të tjera që s’më pëlqejnë tek Albini. Mbi të gjitha, s’më pëlqen përmasa anti-politikë e lëvizjes së vet. Politika është e bukur. Është dhe e rëndësishme, shumë e rëndësishme. Unë bëj pjesë tek ata që mendojnë se pa politikën njerëzimi vdes në harkun e një kohe të shkurtër. E prandaj, nuk duhen bërë njerëzit ta urrejnë politikën; përkundrazi, duhet bërë çmos që ata ta duan atë. Anti-politika nuk të çon asgjëkund. E Albini, ndoshta pa dashje, ka përcjellë idenë se anti-politika do t’na shpëtojë. Nuk është se e ka artikuluar ndonjëherë këtë ide, por është lënë të nënkuptohet si mesazh, sidomos kur u jepet njerëzve ideja se patriotizmi është mjaft për të bërë politikë. Jo, s’është fare kështu. S’është mjaft. Madje, në ndonjë rast është patriotizmi që nuk të lejon të bësh politikë. Një ditë përpara se të bëhej protesta, dëgjoja Albinin që thosh se, “nuk e kemi me serbët e Kosovës, as me serbët, por me Serbinë”. Siç shihet, është një mesazh i vrazhdë, jo shumë i përpunuar, e që lë vend për keqkuptime. Albin Kurti mund të thotë gjëra më të sofistikuara se kaq. Por me sa duket patriotizmi, i nënkuptuar si lënda e vetme e politikës, nuk e lë. Nuk e lë as të ndërtojë një identitet politik e një alternativë programatike që të perceptohet qartë nga publiku e nga opinion-bërësit. Në mes të kësaj paqartësie që ai vetë ka mbjellë, e quajnë marksist, revolucionar, ekstremist, anarkist, dhe ai rëndom nuk parapëlqen as t’i konfirmojë, as t’i përgënjeshtrojë këto etiketa, duke ushqyer kështu dyshimet mbi esencën e tij politike, dyshime që ushqehen edhe nga këmbëngulja për të zhvilluar më së pari beteja të natyrës etike e për të mbajtur një qëndrim me dy faqe lidhur me institucionet e shtetit (“Vetëvendosja” do bënte mirë që zv.kryetarin e Kuvendit t’mos e përziente me protestën).
Mund të flitet gjatë për Albinin. Mund të flitet dhe për protestën, e cila mund të ish më pak ultimative e me axhendë më të qartë. Për të gjitha mund të flitej, por – tani është hera për të thënë diçka më të rëndësishme – pas dhunës që u ushtrua nga policia mbi deputetët, do duhej që njëzëri ta dënonim këtë dhunë. Albini, tok me ato që thotë e bën, mund të jetë i diskutueshëm, por dhuna që u ushtrua mbi të e mbi të vetët, nuk ka si të jetë e diskutueshme. Mund të ketë dëshmitarë që do thonë nesër se dhunën e bënë protestuesit të parët, ose që ishin deputetët fillimisht që ushtruan e nxitën dhunë mbi policët, e megjithatë, dhuna e këtyre të fundit mbi njerëzit me mandat përfaqësimi është përtej asaj që mund të përfytyrohet. Sikur kjo dhunë policore të kish kursyer deputetët, ne do duhej të flisnim, prapëseprapë, për dhunën mbi protestuesit paqësorë (nëse kanë qenë paqësorë, e shenjat janë që kanë qenë paqësorë deri në momentin që janë provokuar), por guximi i policëve për të ushtruar dhunë mbi (dhe për të vënë nën pranga) anëtarët e Parlamentit është një skandal e shkuar skandalit. Ashtu siç është skandal e shkuar skandalit fakti që kjo dhunë policore mbi deputetët po kalon si të ish një ngjarje banale në Prishtinë. Presidentja Jahjaga foli para se të fillonte protesta, por nuk ka thënë asnjë fjalë pas veprimeve të dhunshme të policisë. Deri dhe kryetari i partisë më të madhe në opozitës, Isa Mustafa, nuk e ka parë të udhës ta veçojë dhunën e ushtruar mbi deputetët; përkundrazi, ai s’mundi të thosh gjë tjetër, veçse një frazë si të huazuar nga enciklikat papnore: përdorimi i dhunës është i paarsyeshëm nga kushdo qoftë. Edhe media duket e prirur për ta mirëkuptuar reagimin policor. Më së shumti po merren me organizatorët e një proteste ‘të gabuar’, dhe jo me dhunën e shpërpjesëtimuar të urdhëruar nga qeveria ‘Thaçi’.
Duket se ne shqiptarët, përballë dhunës së verbër e arbitrare, udhëhiqemi nga parimi se, “dhuna është OK, mjaft të jetë larg shtëpisë sime”. Dhe harrojmë se dhuna e verbër është … e verbër, d.m.th, mund t’i bjerë rruga edhe nga shtëpia jonë.
Comments
Dhuna ka ardhur ne shtepite

Dhuna ka ardhur ne shtepite tona, qe kur jane vrare 4 vete fare prane nesh qe po protestonin as me shume e aas me pak se ne. Ka ardhur bash ne shtepi. Tani per te dale ne proteste duhet matur mire, sepse ngjan si lufte finale. Dhuna ka ardhur ne shtepite tona.

Nje gje eshte e sigurte ata

Nje gje eshte e sigurte ata qe ushtrojne dhune pendohen gjithmone heret a veone, dhe ne mos pendohen paguajne edhe kur jane ne boten tjeter per dhunen e ushtruar...

Perceptohet njefare sikleti

Perceptohet njefare sikleti nga ana e z.Nano teksa `argumenton` mos dakordesite e tij me Albin Kurtin.Sikleti eshte i kuptueshem perderisa z.Nano flet brockulla si duket te paramenduara teksa thote se te Albini sme pelqen masa anti-politike e levizjes se tij?!!!Shtjellimi i metejshem i kesaj mosperputhshmerie mbetet i paqarte.Pak me siper ketij momenti shpjegonte se si i vlersonte cilesite pozitive te z.Kurti si idealet dhe instiktin e indipendences po kish hall se nje profil i tille ne rolin e vendimarresite na ben gjemen.Pra sipas llogjikes se z.Nano nje lider autonom jo i varur nga sherbimet e huaja,jo servil i nderkombetareve por partner i denje i tyre, konsistent ne qendrimet e tij perben rrezik me te madh se lideret aktual qe jane teresisht te varur nga fqinjet armiqsor dhe nderkombetaret hyjnor(si ish-zervendes ambasodori zvicerian ne Prishtine qe vidhte kanace coca-cola,apo mostra diplomatike Dell qe perdhos kushtetuten e nje vendi sovran brenda kuvendit),teresisht te varur nga lidhjet me krimin e organizuar dhe trafiqet e jashteligjshme shpeshher te denoncuar nga gazetat me prestigjoze nderkombetareve si nyt dhe the guardian.Vellmi qe ze kritika ndaj Kurtit megjithese ajo mbetet nje e vetem e gjysmake dhe e paargumentuar eshte me i madh sesa distancimi nga kercenimet flagrante te rregjimit SERB!

o muçi ti me duket se kerkon

o muçi ti me duket se kerkon nje vend si te zhejit apo te ndonje tjetri tek klani se ke ca kohe qe po troket

vetem ALBIN KURTI nuk shahet se eshte tamam shqiptar e jo dobiç serb

Z. Nano, titulli shume i

Z. Nano, titulli shume i gjetur dhe i thote te gjitha. Artikulli calon shume, ne kuptimin mire ideja keq realizimi.

Te tilla shkrime nuk ja vlen

Te tilla shkrime nuk ja vlen t'i lexosh per princip.
(...establishmenti, establishmenti, establishmenti...)
Mesoje gjuhen ne te cilen shkruan or Mustafa !

Mos na shit mend o Muco, me

Mos na shit mend o Muco, me keto pallavra te kota! I vogel je ti me i ba analiza Albinit. Tung prej Prishtine.

Idea eshte nje gje qe edhe

Idea eshte nje gje qe edhe kur e dhuron te ngelet prape,eshte fantastike,eshte sikur te kesh nje frut ne dore dhe t'ja dhurosh dikujt.Ne momentin qe ti e dhuron frutin atij tjetrit shikon se ne te njejten kohe e ke dhe ne doren tende.

E kunderta ndodh kur nuk ke asgje ne dore,as dhuron as ke per vehten tende.

Ky eshte rasti me fatkeq dhe per ata qe flasin ne ajer,shqip thuhet : Ja fut kot!

Albin Kurti thote : "

Njerëzit nuk e duan shtetin jo pse është shtet por pse s’është i tyre. Dhe, njerëzit e duan shtetin e tyre jo pse është shtet por pse është i tyre. Lojaliteti ndaj shtetit vjen pasi që ai shtet është i popullit a kombit ku njerëzit ndjejnë përkatësi dhe përgjegjësi.

Bashkimi kombëtar nuk është thjesht bashkim kombëtar, nuk është vetëm bashkim i kombit. Bashkimi kombëtar është bashkim kombëtar në një shtet. Pra, bashkimi kombëtar nuk do të thotë komb i ri, por shtet i ri. Një shtet që është i ri sepse është shtet i kombit.

Prishtinë, 22 nëntor 2012

Si thoni,a nuk ka te drejte?

Add new comment