Një precedent që duhet shndërruar në praktikë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/9953_1_3033.jpg?itok=gO-5Tvtm)
Eksperimenti i zgjedhjes të Avokatit të Popullit, me sa duket, ka funksionuar. Dhe me eksperiment kam parasysh konkursin e organizuar nga socialistët, me anë të të cilit ata përcollën, ndoshta pa e pasur si synim, një mesazh shumë të rëndësishëm: drejtimi i vendit dhe i institucioneve është një gjë shumë serioze për t’ua besuar aparatçikëve fanatikë të partisë, apo rrëqebullave që rrinë pas bythës së shefit të partisë, apo të mazhorancës. Unë nuk di saktësisht se pse dhe se si u organizua ai konkurs dhe më në fund se si u arrit deri tek shpallja e fituesit. Por unë njoh produktin dhe kur them produktin nuk kam parasysh punët e mëdha të Totozanit, të cilat nuk kanë ardhur ende e ndoshta nuk kanë për të ardhur kurrë. Jo, kam parasysh diçka tjetër, që më bën të injoroj të gjitha hamendësimet mbi një konkurs të trukuar e të pilotuar, fituesi i të cilit ishte caktuar qysh në krye të herës prej Edi Ramës. T’i injoroj, jo si gjëra të pavërteta (këtë nuk e di), por si gjëra pa rëndësi.
E vërteta është se i gjithë konkursi – është e kotë që të maskohet kjo gjë – është zhvilluar si një “gjë socialistësh”; e nuk mund të ndodhte ndryshe në rrethanat tona. Ai u shpall pra nga socialistët, ai u propagandua si një risi prej tyre, juria u zgjodh prej tyre, në juri kish dhe eksponentë të PS-së, pjesëmarrësit e regjistruar në garë ishin ekspertë apo intelektualë “të opozitës”, e të gjitha këto krijojnë një sfond të dominuar nga socialistët. E në këto kushte, nuk është çudi që preferencat e njërit socialist të rëndësishëm apo tjetrit të kenë shkuar në vesh të jurisë, e të kenë ushtruar një lloj ndikimi mbi këtë të fundit (e them këtë, jo sepse di ndonjë gjë, por sepse dua të luaj me rastin më të keq). E komprometon kjo konkursin? Ndoshta. Por risia amá mbeti risí, pasi nuk lejoi që posti i Avokatit të Popullit të mbetej “nomenklaturë e nomenklaturës” partiake.
Mos vallë po e nënvizoj ca si tepër peshën e këtij precedenti? Nuk më duket. Shikoni se ç’lajm më panë sytë në gazetën “Shqip” të para ca ditëve: “Më datën 29 shkurt, në një nga hotelet më luksoze të kryeqytetit do të organizohet një mbrëmje në nder të romëve. Iniciatorë të kësaj mbrëmjeje janë Avokati i Popullit, Igli Totozani, dhe kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha…. Avokati i Popullit, Igli Totozani, zhvilloi javën e kaluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Të dyja palët u angazhuan për një bashkëpunim të ngushtë dhe të frytshëm në të ardhmen lidhur me trajtimin e ankesave të qytetarëve të Tiranës për çështje jetike”.
Kjo që ka ndodhur mund t’i duket shumëkujt si një gjest i kollajtë, e pa domethënie, por mua më duket ndryshe. Po pyes: Ky Avokat i Popullit që shkon të takojë pa asnjë problem Lulzim Bashën dhe të bëjë veprimtari të përbashkëta me të, është beniamini dhe i zgjedhuri i Edi Ramës? Konkursi pra ka qenë krejt fiktiv dhe juria s’ka bërë gjë tjetër, veçse ka vulosur parapëlqimin e Ramës? Epo mirë atëherë, do ish mirë që të gjithë krerët e institucioneve t’i zgjidhte Edi Rama, pasi vetëm kështu nuk do të ketë më konflikt midis institucionesh; përkundrazi, do të ketë veç bashkëpunim mes tyre. Dhe kjo del qartë nga fakti, që “Totozani i Ramës” shkon të takojë (e të bashkëpunojë me) uzurpatorin e kolltukut të kryebashkiakut. Ka provë më të mirë se sa kjo?
Siç shihet, kundërshtarëve të Ramës nuk u leverdis të marrin për të vërtetë këtë version, i cili e nxjerr të parin e socialistëve në një dritë shumë pozitive, e nxjerr si një njeri që ndoshta nuk e lë komandën t’i ikë duarsh, por e përdor këtë komandë si një babaxhan i mirë dhe i virtytshëm. Prandaj, do ishte më mirë për ta që ta kufizonin meritën e Ramës aty ku është, d.m.th vetëm tek organizimi i konkursit dhe është ky konkurs pastaj që punon për hesap të vet e për të mirën publike, është ky konkurs që, edhe i mbyllur në botën socialiste (siç ishte konkursi në fjalë), i jep fituesit një mundësi të mirë për të qëndruar larg rangjeve e presioneve të partisë e për të pasur një gjykim të pavarur (theksoj: një mundësi, të cilën dikush e shtie në punë e dikush tjetër jo). Dhe Totozani e ka shtënë në punë këtë mundësi, në radhë të parë duke demonstruar një sjellje institucionale që ngrihet mbi, apo që i injoron krejt, emocionet, hesapet, tërbimin, mëritë e marazet e palës që “e zgjodhi” në atë post. Takimi me Bashën është provë e këtij fakti. E nëse Totozani po bashkëpunon me Bashën, kjo do të thotë se ai nuk punon mes kushtëzimesh, të cilat e ndotin me interesa e presione partiake botën institucionale e nuk i lënë institucionet të bëhen funksionale.
Ju ftoj pak të bëni një krahasim mes Avokatit të Popullit të zgjedhur me konkurs dhe krerëve të institucioneve të zgjedhur me teknikën e shpërblimit të militantizmit, klientelizmit e tarafit. Merrini me radhë këta të fundit dhe me ndonjë përjashtim që përforcon rregullin, te secili do shihni e gjeni njeriun që vërtitet mes një mijë e një kushtëzimesh të natyrës politike e tarafore (po lëmë mënjanë mediokritetin); për t’mos folur pastaj për krerët e institucioneve e strukturave që janë zgjedhur nga vetë mazhoranca, të cilët, pa asnjë përjashtim, janë njësoj me gardistët që vranë njerëz të pafajshëm më 21 janar.
Të kuptohemi, në këtë mes nuk po jap konsiderata për Igli Totozanin, për të cilin nuk e kam ende idenë nëse është, apo jo, njeriu i duhur në atë zyrë. Ndonjë sinjal të mirë e ka përcjellë, por është shumë shpejt për të bërë vlerësime “të forta”. Dhe nuk më intereson kjo gjë. Edhe sikur Igli Totozani të mos shkëlqejë në punën që ka marrë përsipër, rasti i tij ka tanimë forcën e një precedenti. Është më së pari metoda (konkursi) që vlen edhe sikur produkti (Totozani) të mos vlejë. E nëse duam të ndalemi te produkti, personalisht do t’i hiqja kapelen Totozanit pikërisht për faktin që ai e ka valorizuar ca më shumë metodën. Qoftë dhe me kaq pak sa ka bërë: duke shprehur gatishmërinë për të punuar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili është hala në sytë e socialistëve; ky është një gjest i vogël që na sillet si një leksion i madh (nëse zbresim në terrenin e gjërave konkrete, personalisht çmoj aksionin e tij në mbrojtje të romëve, me të cilin shkundi disi shoqërinë shqiptare dhe për të cilin është përqeshur e ironizuar nga shumë vetë të intoksikuar këtyre anëve me racizëm të vrazhdë).
Precedenti pra ka funksionuar. Duhet përsëritur e duhet shndërruar në praktikë. Mund të mos jetë edukative për Berishën e të tijtë (më duket e vështirë që këta të fundit të heqin dorë nga praktikat e tyre), por do të jetë në të mirë të punës në institucione; dhe ç’është më e rëndësishmja, do t’i bëjë ca njerëz të mendojnë se në këtë vendin tonë bëhet hair edhe pa iu qurravitur partive e pushtetit. Prandaj konkursi në fjalë ishte edhe një leksion meritokratik.
Comments
Nje koment te shpejte. Jam i

Nje koment te shpejte.

Jam i mendimit qe Edi Rama dhe PS-ja gabuan plotesisht tek menyra se si zgjodhen Avokatin e Popullit, dhe po rendis disa prej arsyeve:

U shkel procedura ligjore. Ligji thote qe avokati i popullit zgjidhet ne parlament me propozim te deputeteve. Kjo faze zeje s'e nuk u be sepse deputetet e PD-se u shprehen qe po ia lenin kete post PS-se, te cilet nuk debatuan ne parlament por ne nje komision qe ligji nuk e njeh. Eshte e drejta e tyre te debatojne ku te duan, edhe ne sale kinemaje gjate pauzes se nje filmi, por do te kishte qene mire sikur debatin ta kishin bere perpara Xhozit.

Nuk u zgjodh nga deputetet e PS-se, sic duhet te kishte qene, madje me nje debat te forte ideshe, por u zgjodh nga nje komision anonim. Ky komision u ngrit ne forme te fshehte, nuk e dime se kush e zgjodhi, dhe se cfare porosishe i dha.

U zgjodh ne nje menyre absurde: me vete propozim. Kjo procedure nuk ekziston asgjekundi ne praktikat e demokracive perendimore. Gjithmone ka nje apo me shume deputete qe propozojne, dhe mbi propozimet e tyre debatohet dhe votohet. Jo mbi kandidaturat e njerezve per veten e tyre. Sa avokate te afte mund te kete, qe kane evituar autopropozimin per te mos u felliqur nga nje eliminim i sigurte nga komisioni i Egles.

U zgjodh ne cdo rast nje person i njeres pale: askush s'e ka harruar Totozanin kur debatonte gjate zgjedhjeve 2011 ne sallonin e News24. Ishte pak a shume me i sakti person qe fliste per shkeljet e Ristanit & Co. Kjo zgjedhje e tij nga rangu i PS-se u be sepse u ra dakort midis PD-PS per te zgjedhur nje person nga ana e opozites. Pyetje: nqs. PS fiton me 2013 do ta heqim Totozanin dhe te zgjedhim ndonje te PD-se, mundesisht Oert Bylykbashin?

U eliminua elementi kryesor i vendimarrjes ne demokraci: dhenia e pergjegjesise kur gabon, qofte edhe nga ana morale dhe politike (ne rastin kur nuk ka faj penal). Nqs. Totozani le nam dhe deshton ne kryerjen e detyres se tij (dhe detyra e tij nuk eshte t'i gjej strehim romeve, detyra e tij eshte te ndjeke ne gjykate shtetin ne ceshtje me rendesi, sic jane per shembull tenderat apo ankandet e ndryshem) kush e mban fajin? PD ka per te thene qe ne u treguam shembullore dhe ia lame ne dore opozites; PS ka per te thene qe ne u treguam shume demokrate dhe ia lame ne dore komisionit; komisioni (pa mandat) qe nuk ekziston me ka per te thene qe ne ishim thjesht per te gjykuar ata qe autoprezantoheshin: zgjodhem "the best" nga ajka qe u paraqit. Dmth. askush s'e ka fajin. Maskimumi fajin e ka Totozani qe u paraqit. Kjo eshte nje marrezi, dhe e kryer me 2011, nuk ka te falur. Sidomos kur PS-ja ne ditet e fundit te dhjetorit 2011 propozoi qe edhe presidenti te zgjidhet ne kete menyre.

Do te kishte qene shume me mire sikur Edi Rama te kishte propozuar vete Igli Totozanin. Te pakten do te dinim kujt t'i ankoheshim kur te mos ishim te kenaqur. Por qartasi Edi nuk ka bythe per te marre vendime. Qeveria e tij ka per te qene me skandalozja ne kete aspekt. Sepse do te shpike procedura komplet te paligjshme per ceshtje komplet te ligjshme dhe gjithmone ka per ta justifikuar me faktin qe dikush tjeter vendosi, ai s'kishte faj.

Baza e demokracise eshte vota, dhe mosdhenia e saj dikujt qe me zhgenjeu. Qe dikush te me zhgenjeje duhet qe ai te marre disa vendime me te cilat jam kundra. Po s'mori vendime do te kete pretekstin gjithmone qe nuk e njohem mire se ne fakt ishte i zoti, por nuk e lane te vepronte. Sic bente Berlusconi ne Itali per cdo premtim te parealizuar. Te pakten Sala ka bythe dhe i ben vete marrezite e tija. Tjeter pune qe shqiptaret e votojne prape.

Ciao!

'Tani 97' paske qene i

'Tani 97' paske qene i parapergatitur mesa duket per kete opinion pasi duket edhe nga 'surrati', do e kesh lexuar tek 'Shqip-i' dhe e prisje te Respublika. Gje e mire se tregon seriozitet ne komentime, pavaresisht 'urrejtjes' ekstreme 'dite-nate' per cdo gje. Ja pse:

-Procedura nuk u shkel: Kompromisi politik mes te 'medhenjve' kete post te nje funksionari te pavarur ja la 'gozhden bosh' opozites per te selitur. Ajo gjeti nje forme (sido qe te jete forme eshte) krejt ndryshe nga 'konkurset' e zakonshme, qe vetem konkurime nuk jane, per nje post pushtetor, (mbase dhe ju e keni provuar konkurimin).Z.Totozani s'kishte 'lidhje te shkurter' me politiken, psh si ju me Gjinushin, por s'mund te pranojme qe eshte i 'pavarur' qofte edhe nga bindjet e veta personale te cilat jane rrjedhoje e prejardhjes, formimit, pasionit,etj.

-Komisioni 'anonim' u konsultua me grupin parlamentar dhe morri 'mandatin' duke percaktuar 'stafetistet' e tij ne kete 'shoshe' e me vone 'site'.

-Procedure me demokratike nuk ka sesa konkurimi me CV-i pa 'fotografi' e 'rekomandime'. Ata qe e 'selitin' jo se jane me te mire nga konkuruesi, por kane parasysh kriteret e funksionit mbase dhe teorikisht, i cili lipsej sa me i afert me perditshmerine qytetare.

-Ironi: Me mire te kishin propozuar Gjinushin se ka dhe eksperience dhe eshte ithtari juaj? O bobo.

-E vertete qe baza e demokracise eshte vota. Votat jepen kur kerkohen dhe fshehurazi. Por kjo vote kerkohet vetem nje here ne sene, ndersa vazhdimisht 'vendosin' pa vote gjasme te votuarit, ne plotesim te interesave te pakicave 'bolefinanciare', kurse avokati edhe sipas emrit 'i popullit' presupozohet qe u sherben 'masave', 'xhepshpuarve', te vobekteve pergjithesisht.

Kaq per ju i 'i 97-tes'.Tani per artikullin:

Precedenti eshte i mire, jo me i miri, pasi eliminon gjate konkurimit edhe persona me kontribute partiake (edhe sic ndodhi). Ka rendesi kjo sepse ekziston parimi 'as te kam e as me ke borxh politik, fitova me konkurs' .Produkti , detyrimisht do te jete me i mire se i meparshmi, pasi presupozohet se objektivi eshte i 'korniza' kushtetetuese e funksionit. Sesa? Aq sa te mundet, se mos te tjeret kane bere namin. Mos ta paragjykojme.

Takimi me Bashen apo qofte edhe me Berishen e Topallin, pak rendesi kane ne substance pasi mund te jene per konsum si ushqim per 'zemer'. I rendesishem eshte te bashkepunoj per te zgjidhur hallet 'pikante' te ankuesve qofte edhe pa 'qoka' por me bshkepunim.Te presim dhe ta vleresojme, por eshte e sigurte qe dicka do te levize ne kete batak, batak me kore.

Po te pergjigjem duke ndjekur

Po te pergjigjem duke ndjekur rradhen e arsyetimeve te tua.

- Te te vije turp per menyren e te shprehurit. Une e kisha lexuar artikullin te k Shqip, normal, sepse e ndjek Mucin, ashtu si edhe Meron, me rregull, dhe kuptohet qe isha i interesuar per te dhene nje mendim timin. Dhe behet fjale per nje mendim qe e kam dhene edhe tjeter here tek ky blog. Cfare do te thuash qe duket nga 'surrati'?

- Une nuk kam lidhje me Gjinushin, dhe perseri te te vije turp per menyren se si mundohesh te asgjesosh kundershtarin tend ne mendime. Pse po te isha i Gjinushit, duhet te mos flisja? Dhe vetem nje a dy here ne kete blog kam folur mbi Gjinushin. Nderkohe qe flasim per dite per Salen. Atehere jam edhe i Sales? Eshte shume interesante natyra e blogjeve. Ne to njerezit kerkojne bashkebisedim dhe debat, por sapo u thua dicka qe i vret, fillojne te te etiketojne si i ketij apo i atij. Mjaft me keto menyra! Jam i vetes time dhe pike! Procedura u shkel qe c'ke me te. Duhej debatuar ne parlament dhe kjo nuk u realizua. U debatua ne dhomen private te Eglantines. Mos harro se edhe Deshira Subashi (apo edhe kjo eshte e Gjinushit?) kundershtoi kete procedure mashtruese.

- Duhet te jete publik mandati qe mori. Duhet te dime se cili deputet zgjodhi ke, ne menyre qe te bejme vleresimet tona si qytetare. Nuk jane ceshtje qe te behen me votim te mbyllur.

- Kujt ia hedh ti konkurimin pa CV? Jo or jo, une po te jem deputet i PS-se, dua te shoh ne sy dhe te njoh cdo kandidature qe do te votoj me voten time. Pastaj nqs. jam zar i shefit, edhe vota i perket shefit...

- Sa per te ta dhiere ty, ty as ta merr mendja se idhtar i kujt jam.

- Duam votim. Pike. Eshte e drejta ime si qytetar qe deputeti qe une kam kontribuar me voten time, te me pergjigjet me voten e tij, dhe une te kem mundesine qe ta njoh voten e tij, ne menyre qe te dije a ta votoj prape rradhes qe vjen. Por kjo nuk i pelqen Edit, sepse edhe ai jo ndryshe nga Sala, kerkon vetem zara. Me behet qejfi qe tek ty paska gjetur nje.

Ciao!

Meso te lidhesh ushkuret

Meso te lidhesh ushkuret fillimisht. Me pas, thone, po hengre fasule pordha do besh.

Tani97, ti dhe nje fare Zenel

Tani97, ti dhe nje fare Zenel qe shet mengjes, dreke, darke Berishen per fanarin e kombit shqiptar dhe demokracise boterore jeni gjithmone te paret neper komente politike, madje me postime shume te gjata. Dikush tek Gazeta Tema aludoi per ty sot qe ti je pjese e stafit te redaksise ndryshe nuk ka si shpjegohet qe je kaq i shkathet ne te gjitha. Nuk ka shanc ne bote qe une ta besoj kete, duke njohur integritetin e Meros dhe te Mucit, por une jam i bindur per dicka tjeter.

Ti more zotni je nje vullnetar parazit i te keqes (mbase edhe ndonje lek ta japin) i cili ri vigjelon gjithe diten e gjithe naten ne blog per artikuj te rinj ku ti te leshosh nje legen me vrer. Kjo tregon qe ti paske shume kohe per blog dhe pak kohe per pune profesionale. Dhe nje njeri qe nuk punon eshte nje parazit i keq, dhe nje parazit ben vetem keq. Nje njeri qe nuk punon i deformohet inteligjenca dhe karakteri dhe nuk meriton te merret ne vemendje.

Po te pergjigjem me rradhe

Po te pergjigjem me rradhe edhe ty. Sot qenkeni shume ne forme. Si duket se u ngroh edhe pak koha, dhe keni dale nga letargjia.

Cfare po me thua? Duhet te presim cerek ore para se te postojme, qe te jeni te qete ju fanatiket e Edvinit. Po ik o rrote trapi, ik!

Me ka bere mami te shkathet! Ke inat plas!

Shyqyr qe qenke pak serioz ndonjehere.

E ke shume gabim. Jam ne pune, dhe askush s'me paguan per te shkruar. Shkruaj se me pelqen, sidomos kur duhet t'ia dhjes idhtareve te Edvinit, fuksit me te madh, twitteristit bojaxhi.

Bravo mos me merr ne vemendje se nuk me ngelet fare hatri.

Ciao!

Unë nuk di saktësisht se pse

Unë nuk di saktësisht se pse dhe se si u organizua ai konkurs dhe më në fund se si u arrit deri tek shpallja e fituesit.

dhe pastaj

Por risia amá mbeti risí, pasi nuk lejoi që posti i Avokatit të Popullit të mbetej “nomenklaturë e nomenklaturës” partiake.

huh???? pak kontradiktore o Muc apo jo?

Fakti qe ka dale nje njeri qe ty te pelqen nga ky proces, qe ka bere edhe nje veprim qe ty te pelqen nuk ka te bej fare me procesin. Ka patur plot diktator benevolent historia, po kjo nuk e ben diktaturen sistemin qe na jep garancite afatgjata me te mira. Pa gjykuar sa i vertete eshte procesi kot qe flasim per te tjera.

Edhe tani siper thote gjera me mend, sidomos ajo puna e pergjegjesise. Rama e ka fiksim te duket sikur gjithmone vendimet i marrin ca te tjere. Epo pike e zeze, edhe njeriu me i fuqishem i opozites, per te cilin ti u strapacove qe ti ruash karrigen, edhe i pafuqishem per te marre vendime????

Si gjithnje i sakte qofte ne

Si gjithnje i sakte qofte ne kapjen e problemit, qofte ne analizen e tij dhe per kete komplimentet e mia Zoti Nano. Por mbi te gjitha do te doja t'ju pershendesja per rolin tuaj fisnik ne emancipimin e shoqerise sont nepermjet sensibilizimit te saj ndaj fenomeneve te ndryshme, ne rastin konkret te nje risie te cilen bashke me ju e perkrah pa as edhe nje hezitim ! Urime !

Meritokraci do te thote te

Meritokraci do te thote te merritosh postin shteteror. Pse, ata qe nuk e meritojne, nuk po e gezojne ate ?! Ne nje shtet 'shkerdhokrat' beje sa te kesh takat. S'kalohet jeta me te kerkuar nje lulez mes ferrishtes, pale t'i marresh ere...

Vendimarrje ne grup dhe

Vendimarrje ne grup dhe pergjegjesi personale, eshte ajo qe ka munguar deri tani ne Shqiperi dhe duhet marre me optimizem.

Ciao

Te shnderrohet ne praktike

Te shnderrohet ne praktike dhe qe ç'ke me te pasi vetem keshtu do te ecim perpara, pavaresisht se te pakenaqurit dhe kritizeret (te ushqyer nga çdo lloj arsyesh , s'po e bej listen ketu ) s'do te mungojne si çdo here. Ne kete çorbe qe gatuhet ne Shqiperi prej vitesh, ky lloj precedenti na duket si burim oksigjeni e na ben te besojme se gjerat mund te ndryshojne per mire edhe ketu tek ne.

praktikat e demokracise jane

praktikat e demokracise jane te njohura, nuk ka pse te presim qe Edi shalegjati t'i shpike nga fillimi. Nqs. Edi nuk di t'i zbatoje, eshte e kote te mendosh se me metoda te reja do te beje cudira. Sidoqofte ti je i lire te kesh shprese, sepse shpresa vdes e fundit. Une per vete nuk kam shprese tek Edi me.

Ciao!

Add new comment