Kultura politike gjermane

Postuar në 19 Shkurt, 2012 01:59
Beqë Cufaj

Është një ngjarje e cila duhet të shënohet. Edhe pse politike deri në thelb, megjithatë ajo është një peisazh dhe leksion njëkohësisht, se si politika, ose thënë edhe më saktë politikanët - qofshin ata edhe në postet më të larta të mundshme, nuk mund t’i rezistojnë asaj që quhet opinion publik. Me opinion publik mund të përmbledhim këtu: mediet dhe ndikimin e tyre te qytetarët (votuesit?), por edhe drejtësia e cila e kryen punën e saj, sepse në bazë të asaj që mediet printojnë a emetojnë edhe reagojnë.

Rasti i presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Christian Wulff, i cili dje dha dorëheqje nga posti më i lartë shtetëror në këtë shtet, tregon se si pikërisht roli i medieve jo vetëm që është esencial për shpirtin dhe para së gjithash funksionimin e një demokracie, por në pah nxjerr edhe një të vërtetë të madhe, e cila i ka dy anë të cilat mbase janë një dhe e vetmja gjë: sado që një shtet të ketë traditë dhe institucione të shëndosha, megjithatë politika dhe politikanët dijnë të jenë të korruptuar.

Por ja që janë mediet, është dimensioni i “pushtetit të katërt”- pra i medieve, ai i cili edhe pse jo i shkruar në kushtetutat e vendeve demokratike megjithatë si akterë qenësorë luan këtë rol kaq të rëndësishëm për të ruajtur shëndetin e shteteve nga sëmundjet e korrupsionit, joligjshmërisë e jokorrektësisë.

Pak a shumë e kësaj natyre mund të quhet historia e ngritjes dhe rënies së ish-presidentit të Gjermanisë, Christian Wulff.

I zgjedhur si president i Gjermanisë, post ky i cili ka më shumë karakter etik dhe reprezentativ dhe për këtë është edhe mëse i çmuar për çdo politikan, Wulff ishte i përzgjedhuri i kancelares Angela Merkel, por edhe partnerëve të saj të koalicionit nga liberalët. Me shtrëngime dhëmbësh- pse ishte i ri nga mosha, pse prapa vetes linte një post të kryeministrit të Niedersachsen-it, pse ishte tepër afër kancelares (para dy vitesh kishte deklaruar edhe vetë që nuk donte dhe nuk do të bëhej kurrë kancelar i Gjermanisë as pas Merkelit)... disi u arritën votat në Asamblenë Federale të Gjermanisë dhe Wulff fitoi.

Dhe kjo u bë pas turbulencave që ngjanë kur Horst Koehler, paraardhësi i tij në mënyrë befasuese pati dhënë dorëheqje sepse ndjehej i injoruar nga kancelarja. Gjë kjo e cila dihej dhe deri diku edhe u kuptua si një ndërskamcë e kësaj gruaje me talente të jashtëzakonshme si për politikë të brendshme ashtu edhe të jashtme. Wulff pra ishte i përzgjedhuri i saj dhe është vërtet larg mendësh që Merkel ishte prapa lojërave që presidentit të saj dhe të Gjermanisë dalëngadalë por sigurt t’i nxirreshin në shesh afera të mëdha dhe pak më të vogla të cilat atë e detyruan që dje të jepte dorëheqje. Thjesht- politikanët jo rrallë dinë ta luajnë edhe mikun në publik dhe armikun në prapavi. Këtë gjë e kemi ne, e kanë gjermanët, francezët e amerikanët. Por kauza Wulff, kjo gjë nuk vlen.

Natyrisht që për pikëshikimin tonë- ajo që Wulff kishte bërë nuk ishte asgjë. Ose ishte diçka që nuk do t’ia vlente të përmendej sepse... sepse te ne politkanët bëjnë... e ç’nuk lënë pa bërë dhe janë aty ku janë. Edhe më të fortë se sa që mund të imagjinojmë. Christian Wulff-in e kishte përcjellë me vete posti i kryeministrit të Niedersachsenit. Atje, duke e mbajtur këtë post- ai kishte marrë një kredi private nga një ndërmarrës i madh gjerman dhe atë kredi nuk e kishte lajmëruar siç e do rregulli. Këtu- kur ky lajm u bë i ditur Wulff bëri gabimin e tij fatal.

Nga Arabia kishte kapur telefonin dhe i kishte thirrur një kryeredaktor të një gazete (asaj më të madhes dhe më të verdhes) “Bild Zeitung” dhe pas tij edhe shefin e krejt Imperiumit Axel Springer- dhe të dyve u ishte kërcënuar me “luftë” nëse do ta botonin lajmin në fjalë... Më pas, si në formë të një orteku bore... nuk u ndalën ngjarjet me dhe rreth presidentit. Përkundër mbrojtjes morale e publike që kancelarja e koalicioni i bënin, mediat në formë sistematike zbuluan që kredia që e kishte marrë për kthimin e borxhit ishte kthyer me një kamatë shumë më të ulët se sa qytetarët tjerë e paguajnë. Që kishte udhëtuar e pushuar me kostot e miqve të tij bujarë të biznesit në pjesë të ndryshme të botës... dhe ata për këtë kishin marrë privilegje nga ky sa ishte kryeministër.

Një aferë, jo dramatike por për këtë sistematike ku dilte e qartë që të qenit politikan atij i jepte privilegje- të cilat ky ua kthente miqve të tij. Rreth 4 muaj luftë mediale dhe zig-zage mes presidentit dhe medieve të pavarura gjermane- të të gjitha ngjyrave.

Derisa parmbrëmë, prokuroria e Hannoverit kërkoi nga Bundestagu që të fillonte me procedurën e heqjes së imunitetit të presidentit të Gjermanisë. Për herë të parë në historinë e këtij shteti.

Nuk mjaftuan as 12 orë... dhe Wulff shkoi. Përgjithmonë dhe i përulur ndaj demokracisë, shtetit të së drejtës dhe... kulturës politike gjermane. Kaq.

Marrë nga Zëri

Comments

Submitted by a.g. (not verified) on

Skandali  'Wulff' shpertheu ne muajin dhjetor te vitit te kaluar. Gazeta 'Bild' u be nismetare ne kembenguljen per verifikimin e pasurise se presidentit Wulff, pasi kur ishte kryeminister i Niedersachsenit, kishte marre kredi pothuaj pa interes nga gruaja e nje biznesmeni, mik i tiji. Atehere kerkoi falje publike per mosdeklarimin esaj duke cilesuar : '...Kurre nuk ofrova favore per dike kur nuk i takonte. Nuk ndikuan kurre ne presidencen time.'. Presionet mediatike vazhduan; madje u publikuan edhe presioni ndaj botuesit te 'Bild' edhe financime per botimin, reklamimin e tregetimin e librit te tij ''Besser die Wahrheit" (Me mire te thuash te verteten) po ne 2007-en,etj. Me vone ne ditet e para te janarit te sivjetem qytetaret jane mbledhur para rezidences se tij presidenciale me kepuce neper duar me motivin ' Tregojini Wulff-it kepucet tuaja!...Nje kepuce per Ju zoti President!'. Pra, presioni po rritej dhe njekohesisht prokuroria kish nisur veprimet paraprake, derisa u kerkua heqja e imunitetit...

Perse i theksova pak me gjere keto ? Per t'i bere 'llokum' per kedo tri gjera; E para-skandal si ky ne kemi plot. E dyta- Media si Bild s'kemi asnje. E treta-Indinjate si gjermanet s'kemi ne. Per drejtesine e dime te gjithe se ne ''c'trap lundron''...

Submitted by Sizifi (not verified) on

Epo media si Bild nuk ke sepse nuk ke nje koncern gjigand mediatik boteror si Springer.

Gjykata si gjermanet ske, se nuk ke as kushtetuten e mire qe te pakten ti siguroje nje shans lirie sistemit te drejtesise.

Indinjate ske si te kesh, se e ke egon zero absolut, kurse gjermanet e kane ne maje.

Submitted by Terzimal (not verified) on

Me pelqen analiza dhe eshte shume koncize. Por me mbeti ne mendje ai elementi trete "Indinjata" e mases, sepse besoj ajo eshte rrenja qe ushqen dhe ve ne levizje te gjitha ato elementet e tjera.  Mbaj mend se ne shqiperi ne zgjedhjet qe u bene mbas skandalit "Meta", cuditerisht Partia e LSI-se jo vetem qe nuk pati ndonje "tronditje" kushedi por madje fitoi me shume vota se me pare. Kjo mendoj se nuk eshte faji i mediave qe nuk punoi se skandali ne fakt prej andej origjinoi dhe sa per drejtesine dihet qe ka shume pikepyetje dhe s'ka si te mos kete, ne ate vend "Shqiponjash" por c'eshte me e keqja ajo qe eshte me e rendesishmja dhe qe duhej te tregonte forcen e vet, indinjata e mases, ne fakt nuk u ndje fare.  Besoj se asnjerit nuk i pelqeu ajo qe pane ne ate skandal por edhe pse keshtu prape asnjeri nuk foli. Po te flasesh per opinionin publik dhe le ta marrim atje ku me llogjike duhej te ishte me i forte dhe me i flakte brenda radheve te LSI, atje ne fakt ishte me inekzistenti. Me llogjike anetareve dhe simpatizanteve te kesaj levizjeje duhet te ishin me te prekurit dhe me indinjuarit kur kryetarit te tyre, atij qe duhet te jete shembulli i ndershmerise dhe virtuozitetit, atij qe ata i vene pas dhe i besojne voten dhe bashke me te edhe fatin e jetes se tyre dhe te ardhmes se femijeve te tyre,  (rendom si ne cdo parti tjeter xhanem), pra atyre njerezve duhej tu ishte mbushur gjoksi nga marazi dhe te ishin te paret qe ti kerkonin llogari dhe me pas pse jo ta debonin jashte pjeses se tyre per marrezite dhe budallalleqet e bera pa piken e turpit. Ne fakt nuk ndodh keshtu dhe pse-ja eshte e thjeshte.  As ata ne LSI dhe as ata te tjeret ne ndonje parti tjeter ose dhe jashte ketyre partive nuk presin qe politikanet tane te jene te pakorruptuar, biles e dine mire se ca bejne, biles e dine shume se ndonje skandal apo thashethem aty ketu nuk eshte vecse maja e ajsbergut te sa e sa kulisave qe behen dhe si merr vesh njeri. Por ne shqiptareve kjo gje nuk na shqeteson sic rendom do ndodhte ne gjermani a gjetiu andej nga perendimi. Demokracia me sa duket nuk eshte kultura jone dhe nuk eshte per ne. Ne jetojme akoma ne kohen e bajraktareve, ku disave "te forteve" u pren shpata dhe nje tufe hallexhinjsh te matufepsur u shkojne mbrapa duke u zene me njeri tjetrin kush e kush te jete me afer atij "te fortit" qe me shprese te haje ndonje kocke me teper, dhe asnjerit nuk i shkon mendja qe keta "te fortet" nuk do ishin kaq te forte po te mos ishin keta te tjeret kaq budallenj. Hallet dhe matufepsja i kane hequr shqiptare cdo ndjenje dinjiteti madje nuk e kane me as si instinkt. Dhe kjo eshte e verteta: nuk indinjate po nuk pati dinjitet. Nuk ka drejtesi ne nje vend ku nuk kerkohet drejtesi. Drejtesia tek ne eshte me "te fortin" dhe i dobeti eshte fajtori. Ky eshte ligji ne shqiperi dhe me thoni kush gjykate ne bote mund te beje drejtesi me kete ligj. Shqiptaret jane bere nje turme pa koke qe nuk ke nga i kap, ku cdo njeri eshte koke me vete dhe ben ca di vete, Nuk ka ligj dhe rregulla per ne. Ne dhe semaforin e kalojme kur duam vete. Prandaj kush eshte ajo qeveri ne bote qe mund te beje shtet me keta njerez. Dhe si perfundim kjo eshte Shqiperia. Nese ne gjermani zgjidhen ne politike njerezit qe shquhen qe jane te ndershem ne zgjedhim ata qe shquhen qe jane "te forte" dhe pastaj te fortet do bejne ate qe dine vete, dhe kete ne e dime te gjithe tashme po nuk dime akoma ta ndryshojme. (Madje nuk dihet a mund te ndyshohet).

Submitted by Covid (not verified) on

Po

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.