Mjafton dëshira
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/8326_1_2985.jpg?itok=cnuYDdW9)
Po i kthehem çështjes së bashkimit kombëtar, të Shqipërisë “natyrale” ose të Shqipërisë së shqiptarëve (ose çfarëdo tjetër që do të duam ta quajmë), me mendimin se kjo çështje kurrsesi nuk duhet debatuar në mënyrë sentimentale, ose nga njerëz që dalin në podium të mbështjellë me flamurin kuqezi.
Doemos, kjo çështje sot për sot shtrohet, në rrafshin praktik, si bashkim apo jo i Shqipërisë me Kosovën – që janë edhe dy shtetet shqiptare në Ballkan.
Në një shkrim të mëparshëm përmenda faktin që shqipëritarët (po i quaj kështu shqiptarët e Shqipërisë) dhe kosovarët (shqiptarët e Kosovës) kanë të përbashkët mes tyre gjuhën dhe deri diku zakonet, por ndahen në disa karakteristika të tjera, mes të cilave spikat trashëgimia historike.
Pyes: sa histori kanë të përbashkët këto dy grupe (nuk po i quaj popuj – më luajti mendsh vetëcensura)? Pyetjes do t’i ndryshojë përgjigjja, në vartësi të nëse marrim parasysh kohën që shqiptëritarët dhe kosovarët kanë kaluar së bashku nën Perandorinë Osmane.
Nëse nuk e përfillim atë periudhë, atëherë do të përfundojmë se histori të përbashkët praktikisht nuk ka pasur, meqë ato pak vjet gjatë Luftës II Botërore, kur u realizua bashkimi, nuk mjaftojnë për të themeluar ndonjë unitet ose traditë të përbashkët.
Tani, nëse do të vendosim të marrim parasysh entitetin shqiptar nën Perandorinë Osmane, atëherë do të duhet të shohim edhe nëse mjafton vetëm trashëgimia e luftës së përbashkët antiosmane ose për ruajtje të trojeve shqiptare nga lakmitë e fqinjëve sllavë (Lidhja e Prizrenit, etj.), apo mos duhet të rivështrojmë këtu edhe krejt narrativën e shqiptarëve nën osmanët. Vështirësia këtu ka të bëjë, mendoj unë, me atë që Rilindja kombëtare shqiptare, për shqipëritarët, është vepër fort e ngjyrosur me kontributin e ortodoksëve shqiptarë të Jugut, që nga Naum Veqilharxhi deri te standardi gjuhësor i vitit 1972, pa harruar këtu De Radën dhe arbëreshët, që kulturorisht i përkasin ortodoksisë; kontribut që te kosovarët as është ndier, as ka vepruar shumë.
Ky dallim, kritik në vetvete, lidhet edhe me strukturën sociale-fetare, e cila te shqipëritarët paraqitet si një ekuilibër delikat mes tre grupeve fetare (myslimanë, ortodoksë, katolikë, pa përfshirë këtu ndonjë nënsekt, si ai i bektashinjve, ose edhe agnostikët dhe ateistët, të cilët ndër shqipëritarë i gjen me shumicë të madhe); ndërsa në Kosovë të dhënat janë ndryshe. Sipas të dhënave të botuara nga gazeta Express e Prishtinës, të cilat po i citoj siç i pashë te Respublica:
harta etnike e Kosovës është si më poshtë: janë deklaruar shqiptarë 1 milion e 614 mijë e 127 vetë, dhe serbë 25 mijë e 718 persona, por pa llogaritur veriun. Turqit janë 18 mijë e 711. Boshnjakë ka më shumë se turq: 27 mijë e 488. Ashkalinjtë, romët, egjiptianët e goranët së bashku shkojnë në pothuaj 40 mijë vetë.
Po harta fetare? Nga të dhënat del se 1 milion e 660 mijë e 598 qytetarë të Kosovës janë të përkatësisë fetare myslimane, 38 mijë e 223 qytetarë janë të besimit katolik, dhe 25 mijë e 685 të besimit ortodoks. Vetëm 1209 qytetarë të Kosovës kanë deklaruar se nuk i përkasin asnjë feje, ndërsa 7077 nuk janë përgjigjur fare se cilës fe i takojnë.
Një bashkim i mundshëm i Shqipërisë me Kosovën, nga pikëpamja e strukturës sociale-fetare, do të forconte në mënyrë dramatike komponenten myslimane ndër shqiptarët e shtetit të ri, jo vetëm numerikisht, por edhe për nga cilësia, meqë kosovarët myslimanë e lidhin besimin islam me identitetin më fort se shqipëritarët myslimanë. Logjikisht feja myslimane do të bëhej feja mbizotëruese në shtetin e ri; dhe brenda kësaj feje, elementi sunit do të mbizotëronte ndaj atij bektashi. Kjo do të thotë, me fjalë të tjera, që shteti rezultat i këtij bashkimi të mundshëm do t’i ngjajë Kosovës, nga pikëpamja që po analizojmë, shumë më tepër se ç’do t’i ngjajë Shqipërisë.
Historikisht, kjo do të thotë që shtetit të ri, ose super-Shqipërisë (më pëlqen ta quaj kështu) t’i fuqizohet edhe fillesa osmane, ose raportet e tij me të shkuarën osmane. Nëse Rilindja kombëtare, në aspektet e saj kulturore, synonte t’i shkëpuste shqiptarët nga Perandoria Osmane jo vetëm politikisht, por edhe historikisht, duke bërë të pamundurën për të sendërgjuar një by-pass me periudhën paraosmane (Skënderbeu, etj.), në shtetin e ri, super-shqiptar, kjo do të rivështrohet detyrimisht. Përveç gjuhës dhe traditave folkloristike, Shqipërinë dhe Kosovën i afron, para së gjithash, e kaluara e përbashkët shumëshekullore nën sundimin osman.
Tani, kur flitet për bashkimin Shqipëri-Kosovë, zakonisht sillet për krahasim Gjermania; meqë ne si rregull matemi me hijen e mëngjesit – edhe pse asgjë të përbashkët nuk ka mes çështjes sonë në Ballkan, dhe çështjes gjermane në Europën e Pasluftës II Botërore. Përkundrazi, meqë shqipëritarë dhe kosovarë kanë jetuar së bashku, si një popull, nën hijen e Portës së Lartë, atëherë ndoshta krahasimet duhet t’i bëjmë me raste kombesh që kanë pasur fat të ngjashëm me tonin: kanë jetuar së bashku nën osmanët, por më pas janë ndarë në entitete politike të ndryshme dhe të pavarura, sidomos pas ndërhyrjeve të fuqive koloniale; dhe këtu vijnë në vështrim para së gjithash arabët.
Sikurse shqiptarët, edhe arabët kanë një gjuhë të përbashkët (arabishten); madje më shumë se shqiptarët, ata kanë edhe një traditë kulturore shumëshekullore. Sikurse shqiptarët, edhe arabët janë të ndarë në shtete të ndryshme, me kufij të përbashkët mes tyre; dhe lëvizjet për bashkimet e arabëve në shtete më të mëdha (pan-arabizmi) janë më të vjetra se tonat. Natyrisht krahasimi çalon – çdo krahasim çalon; por mua më intereson këtu, sepse di që, në të kaluarën, nuk kanë munguar përpjekjet për bashkime shtetesh arabe – si Republika Arabe e Bashkuar (Al-Gumhuriyah al-Arabiyah al-Muttahidah/Al-Jumhuriyah al-Arabiyah al-Muttahidah), e lindur nga martesa e Egjiptit dhe e Sirisë në 1958, së cilës do t’i bashkohej, më pas, edhe Iraku. Ky bashkim jetoi vetëm tre vjet dhe ndoshta do të kish interes, për temën tonë, të shiheshin arsyet e dështimit ose të kolapsit të tij.
Një tjetër përpjekje, edhe më e dështuar se e para, ka qenë ajo e frymëzuar nga Ghedafi, për të krijuar një Federatë të Republikave Arabe, midis Libisë, Egjiptit dhe Sirisë. Përkundrazi, Emiratet Arabe të Bashkuara kanë mbijetuar; por shembulli i tyre largohet shumë nga konteksti ynë, në të cilin njësia e gjuhës dhe e kulturës ndërthuret me të kaluarën e përbashkët otomane.
Marrë nga Peizazhe të Fjalës
Comments
Logjika e shkrimit calon per

Logjika e shkrimit calon per mendimin tim ne disa aspekte. Se pari se krahasimi midis pamundesise se integrimit te kombit arab ne nje shtet dhe atij shqptar eshte me i pasakte sesa krahasimi midis Gjermanise dhe Shqiperise. Arsyet jane te shumta, por mund te permendim ne rradhe te pare hapsiren gjeografike te pamase. Vec nje kulture e forte politike mund te bente qe qytetaret e nje zone gjeografikisht me te madhe se Rusia (hiperbolikisht) te rrinin bashke ne nje shtet te vetem. Se dyti, ritmet ekonomike jane te ndryshme ne shtete te ndryshme arabe. Ndersa ne ato te Jugut ekonomia eshte e mdisunduar nga industria e nxjerrjes se naftes ne Veri Egjipti apo Tunizia jane bote krejt tjeter dhe kane kataciperisht prioritete te tjera. Se treti ndryshimi kulturor; vertet qe gjuha e rruges eshte arabishtja, por gjuha e elitave mendimntare dhe e orientimit shpirteror eshte here Frengjishtja e here Anglishtja - ndersa ka vende si Arabia Saudite qe nuk kane as elita mendimtare e as lejohen te kene eksperienca intelektuale... Se fundit por me kryesorja, keto shoqeri jane ne stad zhvillimi feudal, me te pasurat prej tyre kane ne krye nje monark absolut dhe bashkimi i territoreve arabe ne kete rast nuk eshte ceshtje vullneti demokratik!

Ti rikthehemi Shqiperise dhe Kosoves. Historikisht dhe kulturalisht kombi shqiptar (jo gjuha, jo historia, por kombi) lindi nen Perandorine Osmane, ndoshta diku shekulli i 18te-19te. Kjo do me thene se kombi shqiptar eshte i pangjizur mire ne vetvete dhe nuk ka kaluar eksperienca kaq te pafundme ne kushte ndarjeje, si per shembull Gjermania me Austrine.

Pa ditur shifra, si ne Shqiperine e Vogel ashtu edhe ne Kosove ekzistojne rryma te forta dhe me perkrahje te gjere publike qe kerkojne bashkim. Kjo do me thene, qe pjese domethenese te Shqiptareve ne bote identifikohen si Shqiptare jo si Republikane Shqiptare apo Kosovare. Pra ekziston ne shume njerez nje vullnet demokratik per bashkim qe nuk njihet mes arabesh.

Per sa i perket diversitetit konfesional ne mes te Shqiptareve, kjo nuk eshte e thene te perbeje problem. Nuk me rezulton qe Shqiptaret e Kosoves te kene probleme me mentalitetin laik te pjeses tjeter te kombit. Per me teper qe religjioziteti kosovar (qe shpesh perceptohet si i ekzagjeruar ne Tirane) eshte relativ. Kryesisht ndikimi islam eshte me i forte ne zonat rurale sesa ne Prishtine apo te tjera qytete. Islami ne nje mase te madhe ka qene nje reagim ndaj okupacionit serb dhe nje menye per te mbajtur nje identitet te ndryshem per ti shpetuar asimilimit. Si shembull eshte Bosnia, perpara Luftes banoret ishin mese sekulare dhe jo religjioze - si pasoje e radikalizimit qe erdhi me luften u bene me sektare dhe religjioze. Nuk eshte e paimagjinueshme qe larg pushtimit dhe nen influencen sekulare te Shqiperise Perendimore, Kosovaret rurale te ndjekin shembullin e Prishtines dhe te vijojne nje praktike fetare te moderuar.

Per te mbyllur kete koment qe me doli me i gjate nga c'e kisha menduar, shqiptaret kane disa aresye madhore te mendojne per tu bashkuar: 1) dy shtetet ekzistuese jane te permasave qesharake, dy "principata" mikroskopike nga ato qe here shfaqen e here zhduken cdo 50 vjet nga harta e botes pa lene ndonje gjurme afatgjate. Vetem bashke do te kishin nje shanc serioz mbijetese. 2) Shqiptaret kane nje tradite letrare dhe kulturale te perbashket. 3) Historikisht, me perjashtim te periudhes jugosllave, kane qene pjese e nje continuum-i ekonomik, 4) gjuha e perbashket, pavaresisht diferencave te tjera, ka qene tradicionalisht nje faktor madhor bashkues per kombet e vogla (Cifute, asiriane, kurde, baske) qe ndryshe nga kombet e medha nuk kane luksin e te berit te zgjedhjeve me ke duan te bejne shtet; ne rastin e Shqiperise dhe Kosoves alternativat jane ose bashke ose me Serbine/Greqine.

Kerkoj falje per gjatesine e komentit.

me sakt sbehet. pra duhet

me sakt sbehet. pra duhet menduar me thelle kjo puna e bashkimit. se, shpesh marrim cik si kot ne. popull i ri dhe ne moshe.

Kam idene qe "rrahja"e kesaj

Kam idene qe "rrahja"e kesaj temes ka marre te njejtin funksion si wardrobe malfunction. Me nje llaf, sa here qe te duket se po del nga vemendja, fap e nxjerr njehere cicen ne publik.

Vehbiu shkruan me lehtesi

Vehbiu shkruan me lehtesi per cdo lloj tematike a thua jemi ne kohen e Da Vincit..por dhe me po aq lehtesi harrohen keto pallavra intelektualesh 'te gjitheditur'....

Sot per sot mund te duket i veshtire bashkimi per shkak te politikave te cakerdisura te elitave drejtuese, por nuk mund te mbikalohet fakti qe e drejta e bashkimit te pjeseve te nje kombi eshte nje e drejte historike dhe natyrale, qe do te thote se konvergjenca bashkuese eshte nje proces i natyrshem, mund te pengohet, vonohet por jo te bllokohet pafundesisht.Gjykimi duhet te kete nje perspektive perndryshe c'vlere ka.

Vehbiu,qe jo rralle shfaqet islamofil i fshehur, do bente mire t'i kunderpergjigjej publikisht komentit te Astritit me lart .

Mbeturinë!

Mbeturinë!

Ciklit te shkrimeve te tij ti

Ciklit te shkrimeve te tij ti vinte emrin :....Peisazhe te fjales arabe .....

Dhe duke i dhene kete mbimer peisazheve te tij ,ateher od kuptohet shume lehte se ky shkrimi i ketij Vehabiut nuk ka asnje lidhje me STRUTKUREN SHPIRTERORE TE SHQIPTAREVE

Shkrim i dobet. E pashe nje

Shkrim i dobet. E pashe nje foto te Vehbiut dhe tani po e kuptoj se pse ka ky frike nga arabet. Si duket vuan shume nga fakti se ka tipare arabike.

Add new comment