Zgjedhjet (e parakohshme?) dhe hesapet e palëve
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/4323_1_2972.jpg?itok=-HW9v-Sl)
Ka zëra që thonë se Berisha nuk e mbyll dot këtë vit. Ca zëra të tjerë thonë se është Berisha vetë që mund të shpallë zgjedhje të parakohshme, pasi vetëm kështu do të mund të evitonte dëmin që mund t’i vinte prej partive të Topit e të Spahiut; këta të fundit, edhe në rastin e një fiasco-je, do t’i bënin një gërryerje elektoratit të djathtë (Topi si njeri i të djathtës, dhe Spahiu si nacionalist putativ). Në fakt, kjo do ish një lëvizje e zgjuar e Berishës, por ky i fundit nuk shquhet për lëvizje preventive. Lëvizjet preventive kërkojnë rëndom të heqësh dorë prej qarit të vogël të momentit në mënyrë që të shmangësh një qeder të madh të së nesërmes, dhe Berisha ka dëshmuar vazhdimisht se ai i refuzon arsyetimet apo hesapet që priren t’i sugjerojnë të heqë dorë nga çfarë ka sot në emër të një aveniri më të sigurt nesër. E kështu, ka pak gjasa që ai të shpallë zgjedhje të parakohshme. Mënyra të tjera për të bërë zgjedhje të parakohshme nuk duket se ka. Veç në u zgjoftë një ditë papritur e me tërsëllëm prokuroria, e të kërkojë hetimin e tij si përgjegjës të vetëm për 21 janarin. Por edhe kjo ngjarje nuk është e thënë të provokojë zgjedhje të parakohshme. Berisha, n’daç për shkak të postit, n’daç për shkak të fuqisë për ta destabilizuar këtë vend (i ka rënë kjo fuqi, por prapëseprapë mbahet), ‘e ka në dorë’ ta pengojë një hetim të tillë. Prandaj, i bie që zgjedhje të parakohshme të mos kemi, nëse Berisha nuk i do ato.
Por sido që të ndodhë, të gjithë janë duke u përgatitur për zgjedhje. Berisha i pari, i cili s’e ka të vështirë të kuptojë se në rrethanat e reja mund ta shpëtojë – përveç manipulimeve që planifikon të bëjë, por që janë të pamjaftueshme – një alkimi elektorale. Me fjalë të tjera, ai duhet të synojë të mbledhë pas vetes e larg çdo principi të gjithë ata që mund t’i mbledhë, duke pranuar kushtet që mund t’i vënë. Ai të njëjtën gjë ka bërë dhe deri më sot (koalicioni me Ilir Metën kategorizohet pikërisht tek kjo alkimi), por tani do ta shtrijë ‘llastikun’ deri atje ku nuk mban më. Në këtë kuadër, nuk kemi pse të çuditemi, nëse nesër Berisha tenton një riafrim të Bamir Topit apo të Kreshnik Spahiut. Por deri sa të arrijë në këtë pikë, ai po ndjell të tjerë, dhe mjetet e ndjelljes i ka pa hesap sa kohë është kryeministër. Çamët i futi në xhep. I gënjeu me ca karamele zv/ministrash e drejtorësh. Do jemi dëshmitarë se si Idrizi e të vetët do flasin gjithnjë e më pak për kauzën e tyre, dhe kjo do ndodhë ca prej skrupujve që u vijnë vetvetiu prej pjesëmarrjes në koalicionin qeverisës, e ca prej faktit që, me të hapur gojën për hallin historik të çamëve, do jetë Berisha që do t’u thotë: “shiko, nuk është momenti tani”; dhe goja do t’u mbyllet.
Partia tjetër që është afër bashkëpunimit është ajo për Zhvillim Kombëtar e Dash Shehit. Pritej, e besohej, se ky i fundit mund të bashkëpunonte me Topin (në mos tjetër, si “tiranas të djathtë”), por emri i Dash Shehit nuk është në listën e atyre që duan të themelojnë lëvizjen e re. Nëse nuk ndodh një afrim i Topit me Shehin (ka shumë pak gjasa që të ndodhë), ky i fundit nuk do mendohet dy herë përballë kërkesës së Berishës. Dhe kjo kërkesë ka për të ardhur, e ka për t’u konkretizuar, se s’bën në momentin e duhur. Nuk kemi pse të çuditemi. Dash Shehi s’ka qenë kurrë kaq afër Berishës pas vitit 1997. Në zgjedhjet e fundit lokale ai u rreshtua hapur në favor të Bashës, dhe nuk do shumë mend të kuptohet se pa votat e LZHK-së, Lul Basha nuk do kish hyrë në zyrën që mban tani. Shehi kish thënë dje në “Gazetën Shqiptare”, se nuk i interesojnë postet që mund të shpërndajë pushteti, por në të njëjtën intervistë linte të kuptohej se e vetmja aleancë që mund të bënte është ajo me PD-në.
Mjafton me kaq? Jo, afërmendsh jo. Edhe sikur Berisha të bindet se i mjaftojnë këto dy prurje të reja, ai nuk do reshtë me vardisjet e veta. Ai është si një hamshor i uritur, të cilit asnjë lëneshë nuk ka arsye t’i thotë jo. Dhe lënesha e radhës mund të jetë Nard Ndoka, i cili e lëshoi sinjalin ca ditë më parë. Bëri me dijë se, “nëse s’merret vesh me socialistët, edhe mund të hidhet në krahun tjetër” (si është bërë politika shqiptare! Të vjen turp dhe t’i komentosh të tilla gjëra). Në momentin e duhur, Berisha do ta thërresë në një takim në zyrën e kryeministrit, dhe pasi kamerat të mbarojnë punë, do t’i thotë: “Je i kënaqur me dy zv/ministra e 5 drejtorë? Për më shumë flasim pas zgjedhjeve”. Nard Ndoka do të thotë: OK.
Edi Rama në krahun tjetër nuk po ecën kësaj linje. Pse? Sepse së pari ai nuk ia thotë shumë për aritmetikë, së dyti ai nuk di të bëjë alkimira, dhe së treti – kjo vlen më së shumti – ai ka shpresë tek faktori Topi-Spahiu. Nuk i sheh ai aleatë të vetët nesër, por i sheh si njerëzit që do t’i bëjnë varrin Berishës. Mirëpo, harron se Berisha e di këtë gjë më mirë se Rama. Dhe do bëjë çmos t’i neutralizojë si faktorë, ose duke i sulmuar egërsisht (këtë po bën tani, por nuk duket se është mënyra më e mirë për t’i luftuar; madje, sulmi i egër ka bërë efektin e kundërt), ose duke u nxjerrë të palara që ai ua di, e që ai mund t’ua sajojë, ose duke i bërë miq e aleatë para zgjedhjeve. Kjo e fundit duket e pabesueshme sot, por Berisha ka treguar se mund t’i bëjë të gjitha. Sidomos tani që është më shumë se kurrë në hall.
Në këto rrethana, është mendjelehtësi e opozitës t’i mbështesë shpresat vetëm tek “agjentët” e huaj. Alkimia elektorale, të cilën Berisha e ka si atout-në e vet (është karta e fundit që mund të luajë) meriton një strategji tjetër të opozitës. Mirëpo, Rama nuk po jep shenja se ka ndërmend të ndryshojë ndonjë gjë (përveç një fokusimi programor). Ai do futet në zgjedhje kështu siç është, në pritje të reformës elektorale (që mund të minimizonte mundësitë e pushtetit për të bërë manipulime), në pritje të forcimit të Topi-Spahiut, e në pritje që Berisha të bëjë harakiri. Kjo mund të qëllojë të jetë “alamet strategjie” për Ramën (po, Berisha mund të bëjë harakiri), por mund të qëllojë të jetë edhe një “lojë me zjarrin” për shqiptarët.
Comments
Analiz interesante por, Dash

Analiz interesante por, Dash Shehi o z Mustaf shkund dardha per Ed Ramen.

Mjere ne per politikan te

Mjere ne per politikan te tille si berisha qe edhe vrasesin e mban ne kolltuk e nuk e dorezon te vret ne mes te dites e as nuk te qan fare,eshte i tille fashist modern shqiptar.Edhe te behen zgjedhje te parakohshme do mundohet te vjedhe dhe vetem te humbase me shumice derrmuese prape nuk largohet eshte nje monster qe e shtrijne mbi kater tavolina e thote thyej rekorde jam shume mire,pra nuk dorezohet i gjalle,mendoj kur te humbase DO VRASE VETEN se e di çfare e pret ate dhe shkelzenin ,argiten ,me mire te mbylle syte e te vdese me vetlavdi me duar me gjak.

S'i marr vesh keto llogari,

S'i marr vesh keto llogari, po ja e zeme se Sala u gerrye prej Topit e Spahiut, si do ta marre pushtetin Rama po s'kapi 71 deputete ?

Logjika ta do qe Rama do beje 'alkimi' paszgjedhore, edhe me Topin e Spahiun po iu nevojit, prandaj nuk e vret shume para zgjedhjeve. Do beje fushate parimore, pastaj po s'i kapi 71 deputete (s'ka per t'i kapur) do thote qe me ne fund hoqem Salen, me çdo kusht e me çdo çmim e te gjithe do jene te kenaqur.

Topi dhe Spahiu do bejne aleancat e tyre parazgjedhore e pastaj do shohin se me cilin pushtet u leverdis, nese do te jene arbiter, pas gjasave edhe keta do mendojne te heqin Salen me çdo kusht, keshtu qe ne 2013 mund te kemi Ramen kryeminister dhe Topin ose Spahiun zv.kryeminister.

citoj mucin "Ca zëra të tjerë

citoj mucin "Ca zëra të tjerë thonë se është Berisha vetë që mund të shpallë zgjedhje të parakohshme, pasi vetëm kështu do të mund të evitonte dëmin që mund t’i vinte prej partive të Topit e të Spahiut;"

hahahahahahahahaha sa kam qeshur, nje gje eshte e sigurte o muc, qe te kishte mendte e tua saliu nuk do rrinte me shume se 1 dite ne politike

Edi dhe une Edi! Midis dy

Edi dhe une Edi! Midis dy zjarresh eshte. Ti shpalle keq e ka, te mos ti shpalle, keq e ka. ne sdime cfare ti themi. Luli nga USA tha se i kishin thene qe ti shpalle. S'dime ca te bejme. Kemi ngel si ne 97'.

Po s'ka problem. Ne me trimat: Une, Kol Olldashi, e ca t tjere qe sdua ti zbuloj, ikim arratisemi nga trimeria sic beme ne 97'. Kthehemi prape kur te qetsohet situata dhe po nuk qe Berisha me gjalle krijojme nje parti tjeter. PD e re e paprishme p.sh.

NUk besoj se Sala eshte kaq i

NUk besoj se Sala eshte kaq i veshtire dhe i komplikuar ne analizim edhe mbas 20 vjetesh ne politike. E mbani mend Pollon, rebelin e PD-se eshte i ngjashem me Topin e sotshem. Edhe Aleanca Kuq e Zi nuk ma mbush mendjen ti marre vota PD me shume se PS-se keshtu qe Sala e ka te lehte. Rama do vije ne pushtet ne 2013 por Kryprokurori dhe Presidenti deri ne zgjedhjet e ardhshme do jene te Sales keshtu qe nuk do kete hetim ndaj tij. Ndersa persa i perket Rames do kete nje maxhorance te dobet qe do kete vota vetem per Buxhetin dhe asgje tjeter. Ne 2017 pastaj flasim sepse nuk i dihet deri atehere do jete harruar Sala dhe mbase populli do e votoje prap.

Muci ben analiza sikur ne

Muci ben analiza sikur ne jetojme ne nje vend demokratik qe zhvillon rregullisht zgjedhje te lira. Kur ta marri vesh Muci se ku fle lepuri Sala i ka bo nja 20 vjet rresht pushtet.

Sa te jet Sala gjalle ku
Sa te jet Sala gjalle ku popull nuk do gjeje derman. Me keto qe ben dhe nuk e gjen gje aty do jet edhe 2013_ 2033
Analiza nuk merr parasysh

Analiza nuk merr parasysh faktin se anijen qe mbytet e braktisin te gjithe. Tashme dihet qe Berisha eshte nje anije qe po mbytet dhe si e tille ajo po braktiset tashme. Edhe pjesa e ''reformuar''e PD qe do te kaloje tek Topi pikerisht kete gje do te beje, do te braktise anijen qe po mbytet. Shto ketu edhe forca te tjera politike qe luhaten tradicionalisht nga nje krah ne tjetrin si p.sh. Nikolle Lesi, i bie qe Berisha iken nga pushteti.

Avash, avash Muci! Topi dhe

Avash, avash Muci! Topi dhe Spahiu nuk duken kocka aq te lehta sa i ben ti! Sidomos Topi eshte nje lloj politikani qe perfaqson trashigimtarin e natyrshme te PD-se. Saliu zgjodhi kopilin ne vend te birit natyral, Bashen ne vend te Topit. Berisha pranoi te sakrifikonte traun e shtepise vetem qe shtepia ti ngelej familjes se tij, se per veten e tij nuk kishte nevoje ta bente kete.

Por te heqesh traun e shtepise nuk eshte shaka! PD-ja ndodhet para nje rreziku te paprovuar me pare, para rrezikut te percarjes se thelle dhe rrenuese!

Spahiu eshte nje kalores i rrembyer qe nuk duket se do te ndalet dhe genjehet pa e filluar mire karrieren e tij! Gjendja ekonomike dhe sidomos nevoja organike e shoqerise per nje "politike te re" mund te shkaktojne nje katastrofe elektorale per Berishen, qe tashme i ka provuar te gjitha dhe sic e ke thene edhe ti s'ka me gje tjeter per te bere!

Ok! Koha do te tregoje kush ka te drejte, por politika nuk eshte vetem aritmetike....

Kete radhe Rames do i duhet

Kete radhe Rames do i duhet nje lufte edhe shume here me e madhe se ne rastin e pare per bashkine pasi do id uhet te mbroje edhe nje rezultat te ngushte, Saliu e ka kuptuar shume mire se te gjithe qe i vijne rrotull duan nga nje kocke , le ta hane por vetem te mos lehin......ndryshe ai u "tregon vendin"

Nuk eshte e vertete se Dash

Nuk eshte e vertete se Dash Shehu ka votuar Lul Bashen. Nuk e Besoj. Dashi eshte spiun i sigurimit dhe me urdher te tyre merr ate apo kete ngjyre ne Surrat.

Vec asaj dhe Tiranasit ndjeheshin me mire me Edvinin sepse prej atij kishin mundesine qe bahcet e tyre e shpijat qerpice ti kthenin ne pallate 20 kate me nga 100 apartamente sejcili e cdo apartament shitej 100 000 euro dhe keshtu Tiranasi edhe Edvinin e paguante me nji apartament (se aq donte i ziu,vetem 100 000 euro per nje vezh vezh me Stilograf ne leter qe quhej firme) por dhe vehtes u a hiqnin fukarallikun nji her e pergjithmone. Plus asaj Edvini u martua me nje Bash tirone pikerisht per votat e Tiranasve. Edvinit i prishi pune kopeja prej 1500 enveristash te fosilizuar qe votuan Milloshin. Ata e munden Edvinin duke votuar Hysniun e doli Luli 100 vota plus.

Sikur Hysniu nje dit para ti thoshte te vetve votoni Edvinin athere Edvini e kish fituar Tiranen me 1400 vota plus.

Edvini genjen kur thote se i jan vjedhur votat. Asnje vote nuk i ka vjedhur Edvinit PD-ja.

A guxon nje banore plakushe votuese PD-je ti vjedh vote psh Ledio Rucit? Jo.

Keshtu jan raportet.

Cfar ishte 21 Janari?

Ishte guxim i hordhive te PS per te shkaterruar Kryeministrin ne mes te Dites edhe se ajo rrethohej me Polic e Gardiste. Mendo se cfar guximi kan pasur keto hordhi pran qendrave e kutive te Votimit.

Nje fshat guxoj ne Myzeqe te votoj PD-ne (Rruzhdija e gjore qe meriton respektin e gjith Shqiptareve) por cfar i gjeti se. Jo vetem fitorja ju dha PS-se por dhe komisioneret e PD-se ne at fshat perfunduan ne Biruce. Aq i tmerrshem eshte Gramozi dhe batalionet e tij te gatshme an e kend vendit.

U pa me cunin e Luizes. Ja futi ne boks gardianit te shkret dhe e hodhi ne dysheme me te njejten lehtesi si hodhi Luiza trendafilin tek turma rreth portretit te Ziverit ne Bulevard.

Keq i ka punet PD-ja.

Sidomos me terrorin qe po ushtron zonja Ina Hasnedare Rama njerzit nuk do guxojne te behen komisionere per PD-ne ne votimet e ardhshme.

Ne se do kete liri te vertete ndonje here ne Votime athere PD-ja fiton pa diskutim (edhe se nje makineri e tmerrshme shpifarake punon per PS-ne) mbi 75% te votave te Shqiptareve.

PD ka nje shanc te madh tani.

Qe spiunet e fundit te Sigurimit te futur ne PD me mjeshteri pothuajse jan vet demaskuar.

Psh Bamiri Biberi Taku Preci e deri tek Oketa etj tashme vet jan vetshpallur e kjo eshte shum pozitive.

I uroj PD-s fitore qe te mos na ri-kthehet nomenklatura Staliniste ne Pushtet perseri e cila po perkrahet kaq hapur dhe nga perendimi.

ZENEL !! SEMUNDJA JOTE QUHET

ZENEL !!

SEMUNDJA JOTE QUHET SKICOFRENI PARANOJAKE....E KAM SERIOZISHT SE NJOH NJEREZ QE E KANE VUAJTUR, DUHET TE VIZITOHESH PARA SE TE SHFAQEN TE PLOTA SHENJAT SE KE PUNE O I URUAR ME ATE SEMUNDJE!

O Plako Balozi i zi prej

O Plako Balozi i zi prej detit si ka dal. Po naltmadhnia im qi ka sheja ma te forta se une, qi ka te tane cilsat e kombit ne dore (se te pushtetit po se so), nuk shkon me u vizitu. Une pse te shkoj? A po ha buken tande?

Ik e ruj delet o Balo te hangert tenia e kishe te keqen brenda!

Si ta kesh o burre i dheut !

Si ta kesh o burre i dheut ! Une per te miren tende e kam. I ke shenjat or burre i dheut, ja dhe tashti ne keto qe thua. Nuk je as i pari as i fundit, prandaj beji derrman se do vuash ore i uruar ! Shpresoj te mos kesh familje se do vuajne dhe ata me ty. Gjynah per ata. Po nejse, mua sme ben dot dem se jam larg qe andej dhe jetoj mire. Hajt i kalofsh lehte gjerat !

Zgjedhjet e parakohshme do

Zgjedhjet e parakohshme do vijne, dhe do i shkaktoje Meta me Topin kur ti vije komanda Metes nga ata qe e komandojne. Prandaj kjo nuk eshte pune desherish fare, eshte pune shtangash

@ zeneli - Analize e forte

@ zeneli - Analize e forte zenel! Edhe kete rradhe nuk me zhgenjeve. Ke plotesuar te gjitha pritshmerite.

Pse dole kaq vone, apo prite sa shkoi gruaja jote ne takim me dashnorin dhe ti erdhe me vrap ne internet kafe? I lave rrobat, e bere gjellen,e fshive shpine, i derdhe plehrat? Se te piu e zeza pastaj!

P.S. Se mos ke harruar te blesh buken se vjen e lodhur gruaja nga hamshori! Ik xhan ble buken dhe hajde prape ne internet kafe dhe na shaj te gjitheve e nxirr inatin e gruas!

ZENEL shave te vetmet figura

ZENEL shave te vetmet figura pozitive qe ka partia demokratike....po e mendon dot o zenel se cmund te bejne MUSTAFAJ,ZOGAJ.TOPI.OKETA...ta then une ZENEL tiranen e keni te humbur lezhen po ashtu durresi eshte demokrat me GAZ OKETEN nje 10% e mer aleanca me shqipetaret nacionalist jugu eshte socialist...ju do fitoni vetem ne veri deri diku....pra pd ne zgjedhjet e ardhshme ner veten 20% te votave...kjo do te thote qe SALIU, BASHA ,OLLDASHI, PALOKA, PATOZI, IMAMI, MEDIU, ARGITA, SHKELZENI, RUSMAILI dhe te tjeret qe smund ti permend te gjithe se nuk mbaron lista e ministrave zv drejtoreve deri te pastruset e zyrave qe jane PD e gjalle do ikin nga aty se nuk eshte vendi tyre...po nuk mjafton qe do humbi PD, po ne qofte se nuk hiqni para kohe INA RAMEN do filloje maratona per verifikimin e pasurive per te gjithe PD...dhe atehere po qe do ju shtrengohet te gjitheve...se me rroga deputeti nuk blihet gjithe gjiri lalesit apo i himares...pastaj ai helikopteri qe argita del nga lalesi per te pare punimet zdo shikohet me...po dhe PS po vazhdoje me cunat e rucit dades apo te luizes nuk do te jete me mire...ps duhet te largoje nga radhet e saj komanduse te gjathe ata qe kane me shume se 4 vjet ne radhet e ps...duhet FRYME E RE..BOLL me te VJETREN....

Nje shprehje e Konices

Nje shprehje e Konices thote:

"Armiqte e shqiptareve jane shqiptaret".

Persa kohe do te kemi ndarje popullsie ne dy fronte ku njeri urren Salen apo Edin, dhe tjetri nuk do te kuptoje ligesite, imoralitetin, hipokrizine e ketyre te dyve dhe larove qe i ndjekin nga pas eshte e kot qe te flasim per zgjedhje apo zgjidhje. Do te jemi ne te njejten vorbull edhe deri sa te na lene keta te dy apo ne mos me keq neqoftese ne pushtet vijne dishepujt e ketyre. E vetmja shprese mund te jete mbrekullia e nje ndergjegjesimi mbare kombetar qe te dy frontet qe dhe pse nuk kane buke te hane ndonjehere ne shtepite e tyre te ndalojne se brohorituri per njerin apo tjetrin (salen apo edin) por te bashkohen ne nje front te vetem dhe te vene ne vend gjerat qe u takojne. Po nuk arritem ne nje kohe qe ata qe vijne ne pushtet te kene frike nga pushteti nuk kemi gje ne vije.

Po e mbyll me Konicen perseri:

"Cdo popull e ka hak qeverine qe ka".

Ndoshta ndryshimi duhet te vije tek ne (Populli)

Anonim i fundit: secili te te

Anonim i fundit: secili te te pergjigjet per te vetat: Sala per te tijat, dhe Edi per te vetat. Po qe ta marresh fajin apo krimin dhe ta besh corap, ta terheqesh si llastik dhe tu a lidhesh te gjitheve rreth fytit, ti perbaltesh te gjithe me llumin qe ka prodhuar Berisha, ej kjo te pakten eshte te jesh sylesh!

Une jam me ju reformer.

Une jam me ju reformer. Bravo, argumenti juaj eshte shume bindes. Perndryshe i bie qe te denojme femijte edhe Berishes se jane bijte e babait, apo ti fusim edhe nje dru te mire popullit se i qeverisi Berisha.

Daj, lexoje Edison Ypin. I

Daj, lexoje Edison Ypin. I madh eshte.

hahahaha

Sala - Saliu

Edison Ypi

Pyete; cili eshte kryetari i Partise Demokratike? Te tha se Kryetari i Partise Demokratike eshte Sala? Po? Atehere dije se perpara ke nje djale flori. Jo domosdoshmerisht nga veriu. Nje shqiptar qe sheh punen e vet. Qe banon, te themi, ne Berxull. Qe ka tre femije. Qe gruan dhe pleqte dhe femijet i mban me peseqind sakrifica. Qe mban mend mire tmerret e kohes se kooperatives. Ka qene nja tre a kater vite ne emigracion ku me pune te madhe ka fituar ca para dhe ka bere ca kursime te cilat i ka sjelle ketu dhe ka ngritur nje ferme te vogel. E ka te qarte se shteti kapitalist, me rregullat, me ligjet, me detyrimet, me taksat, nuk eshte si shteti i kurvit qe favorizonte dembelet, llafazanet, spiunet, por llereperveshurit. Ka ndertuar me nje mije mundime nje shtepi te re me permasa modeste. Dhe eshte ne kuptimin dinamik te fjales, i lumtur, domethene dje me mire se sot, neser me mire se dje. Eshte vendali. Rrotull ka te ardhur qe kane ndertuar shtepi edhe me te medha se te tijen. Por nuk i sheh me zili te ardhurit. Sepse ata sillen ne menyre diplomatike me njeri-tjetrin, dhe se, nderkohe qe ai ka qene ne Greqi, ata kane qene ne Angli, Belgjike, Gjermani, ku punohet me teper dhe fitohet me teper se ne Greqi. Eshte besimtar. Beson me shpirt. Nuk falet rregullisht pese here ne dite, por vete rregullisht cdo te xhuma' ne xhami. Nga '97-a mban te fshehur nje kallashnikov per te cilin prej vitesh nuk kujdeset me, madje ka harruar se ku saktesisht e ka fshehur. Lodhet nga puna dhe nuk sheh shume televizor. Gazetave sa u hedh nje sy. Edhe televizorin edhe gazetat i sheh me nje mosbesim. Nuk merr kurre ne telefon televizionet dhe radiot. Vetem degjon si ankohen te tjeret dhe buzeqesh me shpoti'. Internetin e di qe ekziston, por i duket dicka jo-serioze. Internetin e perdorin vetem femijet e tij. Habitet me celularin, dhe thote me vete me ironi; Si ia benim pa kete vegel kur s'e kishim?! I behet zemra mal per Rrugen e Kombit. I vjen keq per Kosoven dhe kosovaret qe nuk i kane fort' mire punet. E deh ideja se pas pak Sala do ta mbjelle Shqiperine me arra. Ka preferenca politike, por s'para flet per 'to, vetem me perjashtime te rralla kur e yshtin te tjeret. Per te tilla gjera pret diten e zgjedhjeve dhe kutine e votimit. Kur degjon se Partia Demokratike ka miting, dhe sidomos kur merr vesh se ne ate miting do flase Sala, fluturon nga qejfi. Vishet mbathet, lahet, krihet, merr nje parulle dhe shkon ne miting, ku bertet me sa ka ne koke kunder llafazaneve, pordhologeve, komunisteve, spiuneve. Deri sa te vije mitingu tjeter as llafoset as mburret per mitingje dhe te tilla gjera neper kafenera. Thjesht vazhdon punon, jeton, mban gruan, femijet. Habitet, dhe i vjen per te qeshur me ata qe Salen e quajne Saliu. Thote me vete; Neqoftese Sala do quhej Saliu, pse edhe Edi te mos quhet Ediu?!

Ama po te tha se Kryetari i Partise Demokratike eshte Saliu, tabloja eshte krejt tjeter. Para ke nje monster, jo domosdoshmerisht nga jugu, i cili, nese jo vete, e pamundur te mos kete pasur babane a xhaxhane a ndonje tjeter te aferm ne Sigurim. Nje njeri qe banon, ta zeme, diku ne nje fshat mes Roskovecit, Shpiragut dhe Mallakastres. Ku te shumten e kohes e kalon ne kafenene e fshatit. Fshataret e njohin, por s'ia varin. Eshte thashethemexhi i ndyre. Keshtu ka qene gjithmone. Merr neper goje gjithe fshatin. Mburret nen ze se s'ka qene dosido por brigadier, shef, kryetar. Se e therrisnin gjithmone ne Fier dhe ne Tirane per ca pune qe tashme s'ka guxim t'ia thote askujt. Natyrisht qe tani, mes brockullave te shumta, nuk thote me; Isha ne Fier me Gazin e shokut Kadri. Nuk eshte besimtar. Per tu falur as qe behet fjale. Sepse me Zotin, Perendine, kishen, xhamine, kete te pafe' s'e lidh asgje. Me lloj-lloj lidhjesh te erreta ka arritur te ndertoje vilen me te madhe ne fshat. Me papafingo, me hidromasazh, me basen te kalter, me te gjitha. Por nuk ja kane ziline. Sepse te gjithe e dine qe vila e tij nuk eshte hallall por haram. Flitet se mbjell hashash ne ca parcela te vogla larg fshatit. Per t'i mbajtur parcelat e hashashit ka korruptuar kryeplakun dhe dy polica. Ka dy femije, por asnjerin ne terezi. Ne fshat te thone se femijet e tij qe vertiten neper fshat si ne jerm dhe nuk i shkojne mire me shkolle, edhe jermin e keqvajtjen ne shkolle i kane peshqesh nga hashashi i babait. Ben gjithe kohen propagande te per te majten. Me te gjitha menyrat, me te gjitha mjetet. Motoja e propagandes se tij, nje variant i: "Me gjak e morem, me gjak do ta mbajme" eshte: "Ne pushtet nuk vihet me vota, por vetem me vdekje". Jo rralle, mengjeseve u telefonon televizoreve, ku leshon kushtrime ne stilin komunist; I bej thirrje te gjithe kryeministrave dhe presidenteve te shteteve perendimore dhe te gjithe trupit diplomatik akredituar ne Tirane te na ndihmoje se po vdesim per buke. "Shoket" e tij, edhe ata surratkuq nga rakia dhe barkderra si ai, tek e degjojne te flase keshtu, bejne hihihihi. Me "shoket", gjysme i pire, kujton kohet lavdishme. Kur te tjeret s'kishin te hanin, por ky dhe "shoket" jetonin mire edhe pa punuar. Urren Kosoven dhe kosovaret, Rrugen e Kombit, dhe "maloket". E terbon mendimi se se afermi Saliu do ta mbushi Shqiperine me arra. Gjithe kohen thur plane si e si t'i bjere sa me teper ne sy qendres, Tiranes, komiteteve, autoriteteve, mbledhjeve, tubimeve, demonstrimeve ne sheshin Skenderbej dhe ne sheshin Nene Tereza. Ku mblidhet partia, ku takohen shoket, ku eshte shpresa per te sjelle perseri ditet e lumtura, te dembelllekut, parazitise, fukarallekut. Qejf te madh ka te tubohet para kryeministrise. Ah para kryeministrise. Atje jemi gati te vemi edhe me bomba molotov, edhe me makina me tritol, edhe me bomba atomike po te jete nevoja.

Pra Sala dhe Saliu, edhepse jane i njejti njeri, nuk jane e njejta gje. Keshtu ka qene. Keshtu eshte. Keshtu do jete. Derisa te kete ymer, jo Saliu, Sala.

Add new comment