Pse duhet mbështetur legalizimi i prostitucionit (nga e majta)

Postuar në 16 Shkurt, 2012 06:47
Mustafa Nano

Lexuesi Hapi, në përfundim të shënimit tim lidhur me qëndrimin e të majtës/të djathtës lidhur me prostitucionin, bën komentin si më poshtë: “Po çfarë është ajo e majtë që dashka legalizimin e skllavërimit seksual të mijëra vjazave e grave, mor Mustafa? Në emër të cilit parim të majtë duhet që e majta të mbështesë legalizimin e prostitucionit? Prostitucioni është niveli i fundit i shfrytëzimit të grave të varfëra/të dobëta nga burrat e pasur, klientë dhe burrat e fortë tutorë. E çuditshme kjo e majta sipas teje, Mustafa, që duhet të mbështesë të pasurit dhe të fuqishmit në kurriz të më të dobtëve!!!”

I dashur Hapi! E majta nëpër botë që është në favor të legalizimit të prostitucionit nuk e bën këtë për të legalizuar shfrytëzimin e femrave. E bën pikërisht për të kundërtën, dmth për t’mos e lejuar këtë shfrytëzim. Unë nuk di që të shfrytëzohen femrat gjermane, apo skandinave, prej ligjeve që e lejojnë prostitucionin. Unë di që të vetmet femra që shfrytëzohen në Europë janë femrat e ballkanit, e mbi të gjitha femrat shqiptare. Dhe kjo ndodh përveç të tjerash e më së shumti nga fakti që gjithçka zhvillohet si një veprimtari ilegale, ku pushtetin e kanë tutored e rrjetet kriminale. Nëse do të bëhet legalizimi, femrat do të bëhen vetë padrone të trupit të tyre, e nuk do të lenë tutorët. Me fjalë të tjera, do ta shesin trupin e tyre se u do qejfi (e paratë do t’i fusin në xhepin e vet), e jo se kështu duan tutorët.

Tema është e gjatë, Hapi, por e rëndësishmja është ajo që thashë: gratë shfrytëzohen, kur prostitucioni është ilegal (siç ka demonstruar e gjithë kjo periudhë), e jo kur është legal. Nuk është se me t’u bërë legalizimi do të bëhen të gjitha gratë prostituta; përkundrazi, legalizimi do të ulë në maksimum numrin e prostitutave shqiptare, shumica e të cilave janë futur në rrugën e prostituimit, jo me hir, por me pahir; janë futur jo për të siguruar jetesën e tyre, por për të siguruar të ardhura për banditët që i kanë futur në atë rrugë. Legalizimi gjithashtu do të bëjë që ato gra që futen me hir në këtë rrugë (ka të tilla, dhe është punë e tyre pse e bëjnë; dhe është e drejtë e tyra ta bëjnë), të kenë dinjitet më shumë se prostitutat e sotme, me të cilat askush nuk e di se ç’ndodh.

Prandaj e majta kërkon legalizimin e prostitucionit; duke e lënë të djathtën namuzqare e konservatore të jetojë mes hipokrizisë e vetgënjimit (ky s’është rasti ynë; e djathta jonë bën çt’i thonë; Berisha para ca kohësh donte të legalizonte martesën mes gay-ve që ende s’e kanë bërë qeveritë e majta të Europës së emancipuar).

Besoj se u shpjegova njëfarësoji (ju thashë që argumenti është kompleks), pse e majta shqiptare duhet të ecë me këtë logjikë.

Comments

Submitted by Koz (not verified) on

Siam dakort me Nanon ketu kur Ben krahasime mes prostitucionit te legalizuar ne Gjermani dhe skandinavi me ate ne Ballkan apo qofte edhe ne vendet jugore te kontinenti. Nuk ka asnje studim qe te tregoje se legalizimi I prostitucionit sjell edhe çlirimin e grave nga sklaveria e tutoreve, e kunderta eshte e vertete, pra ne Vende te pazhvilluara si vendi yne legalizimi I prostitucionit do te thote skllaverim edhe me ie eger ndaj femres nga tutori tashme pothuaj I ligjshem. Ka nje anomali ne Vende si Shqiperia apo qofte edhe fqinjet tane Italian e grek, ku Mesa Di une denohet femra apo gruaja qe ushtron prostitucion dhe jo personi qe paguan per kete sherbim.. Une nuk besoj se prostitucioni ne vende si Shqiperia mund te legalizohet dhe te kthehet ne nje "industr"i te takksueshme dhe e mbrojtur apo rregulluar me ligj. Por mund te luftohet duke denuar jo prostituten por meshkujt qe shkojne me to dhe duke dhene denime maximale per tutoret dhe krimin e organizuar qe I trajton keto vajza e gra si placke. Dhe eshte detyrim I cdo shoqerie qe te siguroje mbrojtjen e ketyre viktimave te ketyre krimineleve.

Submitted by Arjan Shehu (not verified) on

Qartazi duket dora e Sali shpelles ne te gjitha temat qe qarkulllojne ne mediat shqiptare. madje edhe ne kafenete e baret ku shqiptaret shpenzojne shume kohe. Per tre-kater dite, me mekanizmat e tij gjithefareshe, Berisha ka hedhur ne "treg" lloj lloj temash e cudish, si e si per te hequr vemendjen nga te ngujuarit e motit te keq. Nga bora mbi cati, ne kinezcen e gjuhe te dyte, nga vellezerit azere te Argites e te Shkelzenit, ne bordellot qe do hape e do i furnizoje me lende te pare nga familja e fisi i tij, nga vendi i pare e i vetem ne bote qe nuk njohu krizen, ne humneren e zeze te mendjes se tij germadhe!

Ky bukeshkale paguan para pafund, se nuk i ka parate  e tij. Te tjere bukeshkale marrin parate se nuk u vjen me ky rast. Them bukeshkale se la ne meshire te fatit edhe krahinen e vet, Tropojen mbare dhe kush ben hasha origjinen, nuk i ben pershtypje me as edhe nje gje.

Duket sikur edhe ReSpublika ka rene ne te njejtin kurth te doktor Gangrenes, ashtu si kane rene edhe shume media te tjera te pavarura ose te majta.

Ne mirekuptim te plote, ju ftoj te abstenojme per 24h cdo teme tjeter pervec gjendjes se jashtezakonshme dhe temave qe kane lidhje me te!

Me respekt,

Arjan Shehu

Submitted by davidi (not verified) on

E di qe kane kaluar tre dite por shpresoj qe kush ka shkruar kete te lexoje pergjigjen time, c'eshte kjo "siam"  o gomar! Po ato te tjerat rrjesht per rrjesht cfare i ke?! Analfabet qe do te shprehesh edhe mendim te artikuluar pale, shko hap abetaren, gomar!

Submitted by Atila (not verified) on

Nuk mendoj se legalizimi zgjidh gje ne kete mes. A do ndalohej dergimi i vajzave shqiptare me apo pa mashtrim ne Itali ose gjetke ?  A do ndalohen tutoret nga ky ligj qe te mos detyrojne edhe femrat qe s'duan te prostituojne  ?  Nuk ndalohet shitja e seksit me ligj  por as edhe lejimi nuk zgjidh gje.  Ligji duhet te forcohet dhe duhet te veproje kunder atyre qe e konsumojne nje veper te ndaluar ligjerisht. Prostituimi eshte  eshte veprim qe kryhet nga dy ose me shume persona qe e kthejne seksin ne pazar. Ne kete kuptim edhe ai -ajo qe shet ose blen seksin kryejne njesoj prostitucion.Duke legalizuar prostitucionin, drograt e  "lehta" etj.  atehere pse mos legalizohet poligamia, zoofilia, pedofilia dhe drograt e tjera si edhe korrupsioni e te tjera dobesi morale me llogjiken se legalizimi do i vinte ne tutele. Atehere kot i kemi kodet morale, kot i kemi shkollat dhe familjet dhe kot e kemi shtetin dhe ligjet e me mire te kthehemi ne pyje e shpella ku me i forti te dhunoje te dobetin, ku seksi te kthet ne orgji e tja ngopim njeri tjetrit pa dallim, e vlerat kafsherore te dominojne mbi ato njerezore.  Ne perfundim mendoj se shoqera e sotme po bie ne gracken e djallezuar te boshllekut te vlerave humane, te idealeve dhe prespektives te nje gjendjeje depresive e te pa shprese qe jeten e kupton me nje trini te zeze: para-seks i shfrenuar-depersonalizim ose thene me mire degjenerim fizik,moral dhe shpirteror i njeriut.

Submitted by Atila (not verified) on

Nuk mendoj se legalizimi zgjidh gje ne kete mes. A do ndalohej dergimi i vajzave shqiptare me apo pa mashtrim ne Itali ose gjetke ?  A do ndalohen tutoret nga ky ligj qe te mos detyrojne edhe femrat qe s'duan te prostituojne  ?  Nuk ndalohet shitja e seksit me ligj  por as edhe lejimi nuk zgjidh gje.  Ligji duhet te forcohet dhe duhet te veproje kunder atyre qe e konsumojne nje veper te ndaluar ligjerisht. Prostituimi eshte  eshte veprim qe kryhet nga dy ose me shume persona qe e kthejne seksin ne pazar. Ne kete kuptim edhe ai -ajo qe shet ose blen seksin kryejne njesoj prostitucion.Duke legalizuar prostitucionin, drograt e  "lehta" etj.  atehere pse mos legalizohet poligamia, zoofilia, pedofilia dhe drograt e tjera si edhe korrupsioni e te tjera dobesi morale me llogjiken se legalizimi do i vinte ne tutele. Atehere kot i kemi kodet morale, kot i kemi shkollat dhe familjet dhe kot e kemi shtetin dhe ligjet e me mire te kthehemi ne pyje e shpella ku me i forti te dhunoje te dobetin, ku seksi te kthet ne orgji e tja ngopim njeri tjetrit pa dallim, e vlerat kafsherore te dominojne mbi ato njerezore.  Ne perfundim mendoj se shoqera e sotme po bie ne gracken e djallezuar te boshllekut te vlerave humane, te idealeve dhe prespektives te nje gjendjeje depresive e te pa shprese qe jeten e kupton me nje trini te zeze: para-seks i shfrenuar-depersonalizim ose thene me mire degjenerim fizik,moral dhe shpirteror i njeriut.

Submitted by arvanites (not verified) on

Me ka zhgenjyer pak opozita me kto qendrime. Jam dakort me denimin e tutoreve por te denosh klientat dhe vajza qe me deshiren e tyre ushtrojne profesionin me te vjeter te botes eshte absurde. Gjithathu edhe qendrimi i mbajtur per denimin e mbajtesve te sasive shume te vogla te narkotikeve eshte i paarsyeshem. Aktualisht po denohen njerzit per nje cigare hashah.

Submitted by Atila (not verified) on

O arvanites une e kuptoj shakane po me kete llogjik edhe ai qe vjedh nje portofol por jo nje banke, ai qe te plagos dhe muk arrin te vrase, edhe ai pedofili qe mashtron nje femije  e i fut gishtin po s'arrin ti fuse 'bishtin" nuk  duhet denuar per nje gisht apo per dy "gisht" gje.

Submitted by Tironsi "Zogu i Zi" (not verified) on

Ka plot rob qi e kon honger per nji te q..., se jon bo me kalamoj pa dashje ne jon martu me zorr. Nashtina, me ket ligjin e ri, kon per te na bo dritat e kuqe ne mehalle. Larg kalamojve se ktu i kon msu te gjitha, su ka njel mo gjo pa msu.

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Sipas llogjikes se Mucit nese duhet te luftosh nje fenomen, menyra me e mire eshte ta legalizosh ate.

Me kete llogjike hajde te legalizojme edhe drogen, trafiqet, krimet. O Muc je i paparashikueshem ne ate qe te pjell koka kur i futesh me bo analiza :)

Submitted by Albi (not verified) on

E pabesueshme, por e vertete!

Muci ka te drejte, per here te pare ka arritur vertete te logjikoje pertej klisheve "Rama mire, Berisha keq, hiq njeri ve tjetrin".

Po Muc ke te drejte, legalizimi behet pikerisht per te mbrojtur grate. Pra duke e legalizuar procesin ua heq nga dora krimineleve. Ky eshte argumenti dhe per legalizimin e drogave te lehta.

Vetem nje shtese. Ky eshte me shume argument i libertarianeve te tipit Milton Friedman. Pra njerez qe e shohin me prizmin e tregut. Te majtet e sofistikuar pranojne kete argument, ata me pak te sofistikuar shkojne thjesht me idene "nese duan, pse duhet ti ndaloj une".

Te djathtet fanatik e kapin nga ana e moralit, pra "eshte e turpshme". Ndersa libertarianet thone qe nqs njerezit kane shekuj qe duan me shume seks sec mund te marrin falas, e ka gra qe jane te gatshme per nje cmim ta ofrojne kete cmim, duam nuk duam si rrace njerezore kete lloj morali ne te vertete asnjehere nuk e kemi pranuar. Pra instinkti njerezor (per seks per meshkuj, per te fituar para per femrat) nuk mposhtet dot, por po e kalove ne tregun e zi do marresh perhere nje sherbim me te keq per te gjithe.

Tani Muc, nje pyetje per ty qe shpresoj te mendohesh e te shkruash ndonjehere. Si lidhet kjo ide (pra instinkti njerezor vs. legalizimit te tij) me procesin e konkurimit politik. Te duket normale ty qe te hedhesh poshte konfliktet politike si "probleme personale", apo ka dicka qe nuk shkon ne kete mes? A mos valle kemi krijuar nje sistem ku instinktit normal njerezor per te care perpara ne cdo fushe i kemi vene perballe nje sistem qe konkurimin politik e shef si anti-vlere? Cili eshte "tregu i zi" ne kete rast, pra si e shpalosin deshiren per te care perpara njerezit ne kete sistem ku konkurimi normal nuk njihet? Si tjeter pervecse me militantizem fanatik! Kjo per ata qe perdorin argumentin e tipit "kemi karrierista ne politike, na duhen idealista".

Nejse, pike per here tjeter kjo, nga mua sot merr nje bravo te madhe.

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

po mire ore albi lere per nje moment ca ke lexuar per teorite liberale dhe te majta per prostitucionin dhe zbrit ne terrenin shqiptar. Per ca mendon qe jane tutoret ne shqiperi? Ngaqe prostitucioni eshte i paligjshem? Ato jane per te mbrojtur prostituten nga klienti qe nuk paguan dhe qe mund te jete i dhunshem deri ne ekstrem karshi saj. Me pak fjale mund ta rrahe, ta perdhunoje dhe te mos i jape as leket. E si e zgjidh legalizimi kete problem sipas teje?

Submitted by Albi (not verified) on

Nqs te vjedhin pronen ty ku shkon, te policia apo te te fortet e lagjes/tutoret? Nqs te vjedhin nje dyqan? Nqs ne restorant te vjen nje klient dhe nuk paguan?

E njejta gje dhe me prostitucionin, nqs eshte legal atehere nuk ke pse te kesh frike te shkosh te institucionet tamam, te policia dhe gjykatat nqs ke problem te madh, te marresh nje polici private te njohur nga shteti dhe ta paguash per mbrojtjen e perditshme, e shume e shume hapa te tjera legale.

E kupton qe llogjika jote eshte argument pse duhet legalizuar, jo e kunderta sic pretendon ti???

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

varet nga lloji i biznesit o trim. Ne shqiperi per biznese te caktuara te duhen me shume te fortet sesa shteti jone i sakatuar, dhe prostitucioni do vazhdoje te beje pjese ne keto lloj biznesesh edhe po te legalizohet. Ti vazhdo lexo per politikat liberale ne angli dhe hollande.

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Ajo ideja e prostitutave pastaj te shoqeruara me polici private eshte shume qesharake dhe adoloshente per tu trajtuar :) :)

Submitted by Tironsi "Zogu i Zi" (not verified) on

per Erion bracen- Jo, nuk do i shoqnoje policia private, kon per ti shoqnu familjaret e tyne!!

Larg dritate kuqe ne bordellot na tirona, ne tropoje boni ca te doni.

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

hajde o loqe qe bo si tirons, se tirona bordello ka pas dhe kur gjyshi jot i bite me dor gjith diten

Submitted by Tironsi "Zogu i Zi" (not verified) on

Ti or karagjoz qe mcifesh mas emnit te braces, ta boj ftyren si bordello un more vesh. Me lapra trraf. Gjyshit tem i vje ones ti se i pasuin  ka qene e i pasun osht. Nuk i puno mo, po mund ta mori nonji viager e ta provojsh i here ti. te ti qisi syte kallup. Se i bi ti me dor gjith diten e lume domethon i bikan te gjithe te tjeret? Shko mer palle e mo na trego babes arat. Une ta kom tregu ku e kom shpine, ty ta ma bytha me ma tregu.

Submitted by nerro (not verified) on

Mos tet ngelet hatri "Tironsi", po loqe qeke vallaj... ska pas faj "Erion Brace"

Submitted by Tironsi "Zogu i Zi" (not verified) on

O nerro, e kuptova qe po mungote nji, se jon dy "i marroni"zakonisht. Noshti qe e gjetet njoni tjetrin, merrni dhe zenelin e boni i treshe persmari. Ju te dy onash, zeneli ne mes, si i nref qi osht gjithe diten e lume.

Ecni konit e bofshi hajer me ato men qi kini.

Submitted by Albi (not verified) on

varet nga lloji i biznesit o trim.

Pergjigje pa lidhje fare. Leku eshte lek o trim, si ne Hollande, si ne Angli, si ne Shqiperi (mbase jo ne Zimbawe, ku zhvleresohet edhe kur ti fle gjum). Njerezit kudo shkojne mbas tij njesoj.

Submitted by Albi (not verified) on

Oferte-kerkese hapo! Hapini ca libra se i ka dit dy gjera me shume se ne kauri.

Submitted by Ilir (not verified) on

Ej Mustafa edhe kesaj do t'ia gjejne anen , nepermjet presioneve , apo qofte edhe me lidhjet brenda ne Polici...............

Submitted by Muci me kater kemb (not verified) on

Seksi duhet te lejohet deri ne at mase qe te mos cenoj integritetin personal* te njeriut (*integriteti moral eshte subjektiv)

Submitted by shpirag (not verified) on

tema eshte e mprehte dhe prek ndjenjat e shum shqiptareve kjo per shume arsye.po hipokrit apo te fshihen si struci nuk mind te jene shqiptaret,edhe pse prostituojne ne menyre te licensuar ato femra bejne nje pune qe eshte zanati me i vjeter ne bote. ato kan dinjitet.kam lexuar dikur 'topi me dhjam' nj etregim ta nje shkrimtari francez qe flet per nje nga ato.lexoheni po deshet dhe do kini nje qendrim me te qarte per ato qe shesin trupin e tyre me para.ndonese jam nje shqiptar i tradites nuk do isha kunder kesaj.

Submitted by Alban (not verified) on

Do te isha dakort....

...nese do te sherbente per disiplinimin e aktivitetit qe ushtrojne tash 20 vjete, poshte urave, mbrapa pallatit te operas, te xhamlliku, te selvia, ne vaqarr etj etj etj qe i dine te gjithe me te madh e te vogel, polic, deputet, ministra....

Nuk besoj se do te sjelle ndonje ndryshim te rendesishem.

Submitted by dymi (not verified) on

Muci kete here ja ke fut kot o plak! Kjo eshte teoria e Adhamudhit( ne fakt e Cajupit, se Adhamudhi ishte nje mjek e njeri i nderuar) , "te dhemb nje sy kreje qe te shpetoje tjetri." "Per te minimizuar prostitucionin, legalizoje, per te paksuar drogaxhinjte legalizo drogen, per te paksuar vrasesit, legalizo vrasjen." Kush mund ta kuptoje kete teori. Une mendoj se veseve, krimeve, paudhesive e fenomeneve te tjera te kesaj natyre nuk duhet t'u qasemi ne rrugen e legalizimit te tyre, por ne rrugan e aksionit qytetar e pastaj ne rrugen e ligjit.

Submitted by katarakti (not verified) on

Prostitucion, droge, krim, korrupsion - te legalizohen apo jo? Ne çfare derexheje kemi rene. Kjo qenka shoqeria njerezore sot? Keto qenkan vlerat dhe kontributet e lirise. Mekat. Para 20 vjetesh nuk mendoja se kjo dite qe do te vinte do te ishte kaq e erret. Disa duan te kenaqin epshet e tyre ne kurriz te disa fatkeqeve, disa duan pasuri te pafund duke iu grabitur te tjereve, disa pushtet duke vjedhur votat. Demokraci eshte kjo apo apo xhungel ku njeriu per njeriun eshte ujk?!

Submitted by Lymi Tutit (not verified) on

Vallai mezi po pres qi ene kjo qi quhet demokraci te quhet turp si puna e nazizmit e kamunizmit.

Submitted by Tropojan Vicidoli (not verified) on

Or ti shoc, nuk dalin prostitutat ne pencion.vec kur vdesin dalin. po problemi osht se nuk ua lip kush ma mrapa se i del ai seni ne pencion te parakohshem.

Submitted by kafka (not verified) on

Nuk e di per te cilen te majte ne bote e ka fjalen zoti Nano, por besoj se edhe ai e ka te qarta qe ka te majta ne shumes, sic ka edhe bote ne shumes. Ne Gjermani prostitucioni dhe aktiviteti i tij i organizuar eshte legal, ne France ky i fundit (aktiviteti) nuk eshte! Ne vazhdojme me "traditen" postmoderniste te te argumentuarit duke u bazuar ne shembuj ilustrativ qe ndodhin ne bote. "Meqe ne Gjermani e paskan vendosur keshtu, qenkesh medoemos gje e mire". Gjermania dhe Hollanda jante te vetmit vende ne Europe ku edhe aktiviteti i organizuar i prostitucionit eshte legal. pra, pjesa tjeter, tendenca, nuk e kane legalizuar aktivitetin e prostitucionit. Nje ceshtje eshte legalizimi i prostitucionit, nje tjeter eshte ajo e legalizimit te aktivitetit te tij dhe nje ceshtje krejt tjeter eshte legjitimiteti social i prostitucionit. Sigurisht disa mendojne qe ka gra qe zgjedhin te punojne si prostituta - por a mendoni se ka njeri ne bote qe te pranoje te prostituohet sepse ka pasur shansin te zgjedhe? Prostitucioni nuk eshte zgjedhje e lire apo racionale, por eshte "zgjedhje" e determinuar nga shkaqe sociale, varferi, dhune, probleme familjare, dhe ka nje tendence qe prek me se shumti klasat popullore, jo ato te mesme e superiore.

Nese e majta eshte katandisur ne kete pike qe te shkoje edhe te pranoje te neoliberalizoje deri edhe "trupin intim", kjo nuk eshte e majta qe na duhet. Kjo eshte e majta e se djathtes me liberale. Ne vend qe te propozojme legalizimin e prostitucionit, pse nuk propozojme me mire krijimin e kushteve me te mira sociale, pune, formacione profesionale, shkollim, etj per integrimin ne jeten sociale te vajzave dhe grave qe jetojne ne "komunitete me rrisk" ?

Edhe fotoja qe i keni vene shkrimit, eshte shume tragjike.

Submitted by hapi (not verified) on

Fiks, kafka.

Pas prostitucionit pse mos te legalizojme dhe shitjen e organeve? Dhe argumenti, se kshu behet ne Gjermani kshu do te bejme dhe ne, eshte shume i dobet dhe i demshem. (Kemi 20 vjet qe mundohemi te imitojme Europen, pa u menduar se cfare duem ne si shoqeri dhe jo cfare te kopjojme te te tjeret.)

Trupi nuk eshte mall qe shitet e blihet!

Submitted by Daja (not verified) on

Po ti kafka, je koka e zenelit pa tru? se shkruke ma mire ti se zeneli gjalle e shnosh.

Submitted by Individi (not verified) on

Muhabete Kurvash!

Submitted by artur (not verified) on

Nano thote:

1. E majta nëpër botë që është në favor të legalizimit të prostitucionit nuk e bën këtë për të legalizuar shfrytëzimin e femrave.E bën pikërisht për të kundërtën, dmth për t’mos e lejuar këtë shfrytëzim.

2.Unë nuk di që të shfrytëzohen femrat gjermane, apo skandinave, prej ligjeve që e lejojnë prostitucionin.

3.Unë di që të vetmet femra që shfrytëzohen në Europë janë femrat e ballkanit, e mbi të gjitha femrat shqiptare.

4.Nëse do të bëhet legalizimi, femrat do të bëhen vetë padrone të trupit të tyre, e nuk do të lenë tutorët. Me fjalë të tjera, do ta shesin trupin e tyre se u do qejfi (e paratë do t’i fusin në xhepin e vet), e jo se kështu duan tutorët.

I nderuar z.Nano, Pergjigjet  e formuluar per komentuesin Hapi, vuajne nga nje varg pasaktesish dhe jane  ndertuar mbi argumenta gjysem te verteta ose krejtesisht te rreme .E verteta eshte se sot ne bote diskursi rreth legalizimit/dekriminalizimit te prostitucionit eshte i ndare ne pro dhe kunder.Dhe te dyja palet kane argumentat e tyre perkatese.Qendrimeet e rrymave te feminizmit(marksist,liberal,socialist, ekzistencialist,radikal, postfeminist)  aktoreve te shoqerise civile dhe te  qeverive, variojne nga nje vend ne tjetrin.Po keshtu edhe praktikat e funksionimit te prostitucionit. Nga nje vezhgim ne 100 vende, rezulton 50% kane legalizuar/dekriminalizuar  prostitucionin, 11% zbatojne praktika te legalizimit te kufizuar dhe ne  39% te vendeve, prostitucioni eshte ilegal dhe i denueshem(ku perfshihet edhe Shqiperia).

Rreth legalizimit te prostitucionit jane krijuar mite dhe gjykime te rrejshme.

Le ti marim me radhe pohimet tuaja:

1.Eshte e vertete qe e majta, qasjen ndaj prostitucionit e bazon ne konceptin marksist te shfrytezimit te femrave ne kapitalizm dhe e shikon si produkt te shoqerise patriarkale dhe te dominimit mashkullor. Por reliteti dhe studimet provojne se legalizimi prostitucionit ,  ne nje shoqeri me  kontraste te thella sociale dhe ku faktoret qe shtyjne femrat drejt mbijeteses permes prostitucionit jane evident, ne fakt eshte legalizim i nje biznesi dhe jo anullim i faktoreve qe ushqejne kete shfrytezim.Legalizimi nuk shmang shrfytezimin e pozites se dobet ekonomike te femrave te cilat "vullnetarisht" perfshihen ne industrin e e seksit.Legalizimi prostitucionit nuk i jep dinjitet prostitutes. Edhe ndermjet forcave  te majta qe kane votuar pro legalizimit /dekriminalizimit te prostitucionit , ka diferenca dhe praktika te ndryshme."Modeli nordik" (Suedi) eshte nje qasje me efektive, me sociale,   krahasuar me praktikat e "tregut te lire" ne Gjermani, bie fjala.

Persa i perket qendrimit te se majtes dhe te djathtes (ne pergjithsi) rreth legalizimit te prostitucionit, duhet thene se e djathta neokonservatore tregohet e rezervuar me teper fale  nje qasje moraliste  tradicionale, kurse pa skrupujt pseudomorale, prostitucioni legalizuar eshte nje    biznes  kompatibel me doktrinen e "laissez faire".

Ne vendet ku prostitucioni eshte legalizuar (Australi, Zelanda e Re apo gjetiu) nga sondazhet eshte provuar se shumcia e opinionit publik eshte shprehur pro ketij legalizimi.Pra qeverite kane qene ne nje vale me opinionin publik.Kete luks nuk e ka shoqeria shqiptare thellesisht konservatore. Prandaj PD sakrifikon nje burim te mire per arken e shtetit ne emer te moralit, sikurse PS sakrifikon nje nga parimet e saj doktrinare pikerisht nga paragjykimi dhe penalizimi prej opinionit publik.

2.Legalizimi prostitucionit ne Gjermani apo Hollande ndoshta nuk "shfrytezon" femrat gjermane dhe hollandeze por statistikat flasin per rritjen e trafikimit te femrave nga vendet e lindjes apo ato ne zhvillim per furnizimin e industrise se legalizuar te seksit ne keto vende.Edhe femrat qe vijne nga keto vende jane femra tek e fundit.Pra pohimi eshte nje " gjysem  e vertete".

3.Ne vendet e Ballkanit, me perjashtim te Greqise dhe Bullgarise, prostitucioni  konsiderohet  aktivitet ilegal.Po a jane me pak te shfrytezuara femrat bullgare  psh ku prostitucioni eshte legalizuar pjeserisht? Eshte e vertete se femrat ne disa nga vendet ballkanike ku prostitucioni nuk eshte legalizuar,(ku perfshihet dhe Shqiperia), mbeten nder me te shfrytezuarat nga   rrjetet e trafikimit per shfrytezim seksual por...duhet dalluar se nje pjese e konsiderueshme e tyre, i drejtohen me vullnet te lire prostitucionit, edhe kur e vete menaxhojne kete biznes por edhe kur e realizojne  nepermjet nje tutori.

4. Pohimi 4 perseri e thjeshtezon problematiken komplekse te prostuticionit permes legalizimit. Praktika e vendeve te tjera tregon se legalizimi  nuk arrin te vendosi nen  kontroll te gjithe industrine e seksit (informaliteti edhe ketu ben kerdine apo jo ).Trafikimi, shfrytezimi seksual i femijeve, dhuna ndaj punetoreve te sexit etj. mbeten perseri probleme te hapura.

Submitted by ajsberg (not verified) on

Mire ben columnisti qe ofron ide per debat ne lidhje me prostitucionin, edhe pse per shoqerine tone eshte shume e parakohshme. Lidhur me legalizimin apo jo nevojitet referendum, pasi eshte teme tejet sensibile per nivelin e pergjithshem kulturor tonin. Legalizimi i tij, nese, nuk do t'a fshije ilegalitetin per komercialitet. Rendesi ka qe komisioni i ligjeve vendosi te ndeshkoje njelloj me prostitutat edhe klientet.

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

Prostitucioni eshte gjithmone nje shfrytezim,qofte se e quan LEGAL ose ilegal.Shfrytezimi legal eshte me politikisht korrekt,por shfrytezim eshte njesoj.Per mua,mosluftimi i nje fenomeni negativ,por thjesht legalizimi eshte nje dorezim pa lufte,ndaj te ciles do paguash tributin.tributi eshte nje shoqeri akoma me e pamoralshme.Meqe ne Amsterdam dalin femrat ne vitrine,biles me marken e mallit sikur Armani dhe Hugo Boss per veshjet,goxha civilizim paskemi per te pertypur.E megjithate,atje shfrytezimi i femrave eshte i hatashem.Mjaft ideologe e quajne seksin me pagese si zanatin me te vjeter ne bote;ne fakt eshte gjesti i pare amoral i njeriut.Paralelisht,zanati me i vjeter eshte vellavrasja,meqe Kaini vrau vellane,keshtuqe duhet legalizuar vellavrasja.Edhe vjedhja eshte gjesti i pare i Njeriut,vodhi mollen qe s'duhej ta vidhte.Duhet legalizuar vjedhja;pse ta luftojme kot,kur s'kemi groshe per burgjet?Pastaj drogat ç'te keqe kane?Te lene ca çyryk ne te dyja hemisferat e trurit,po pse,te tere te mençur do behen?Kjo logjike e majte apo e djathte,e lirise se pakufizuar,ose  e lirise qe e pranon si te tille sepse te kushton ta kundershtosh krijon baza te kalbura shoqerore.Kaluam nga shoqeria e mbyllur jezuite ne lirine absolute te mishit.Pastaj me dhimbset shume shprehja e intelektueleve shqiptare qe pasi hane mengjesin(ose pijne,pasi ka zbarkuar tejembane kultura e capuccino-s)duke lexuar gazetat e huaja,dalin pastaj podiumeve dhe thone se ç'thote bota ose ç'ben bota.Ju z.Muçi,nuk e di nese keni shkuar ne Poliçan keto vitet e fiundit,por imagjinojeni ne Poliçan nje shtepi publike?Xhaxhai im do dali i pari me pushke..Apo e keni fjalen qe keto ligje te behen vetem per kuadratin gjeografik qe perfshin ish.bllokun e Byrose Politike te enverit?

Submitted by Anonimi (not verified) on

Ky i autorit eshte argument futja pordhes.

Ketu s'ka asnje parim, por thjesht pragmatizem, e dime qe prostitucioni eshte 'i keq' po eshte edhe profesioni me i vjeter i botes, keshtu qe me mire te kontrollohet sesa jo.

Ku eshte ketu parimi i majte e progresist qe iu kundervika parimit te djathte e konservator ?

Lere o autor se s'ia thua per parime.

Submitted by davidi (not verified) on

Shume me mire qe te legalizohet prostitucioni, kurvat te kene biles edhe nje regjister ku klientet te shkruajne emrin si dhe te pajisen me nje tesere shendetsore! Te ngrihet edhe nje autoritet garant per privatesine e klienteve te martuar, qe grate e tyre mos kene mundesi ta marrin vesh. Ky do te jete hapi i pare dhe me pas kur qeveria te kerkoje te mbledhe taksat si nga kurvat ashtu edhe nga klientet, sepse interesi i paleve shkon gjithnje bashke, tu jape te dyve nje NIPT! Ha ha ha!

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

"Te ngrihet edhe nje autoritet garant per privatesine e klienteve te martuar, qe grate e tyre mos kene mundesi ta marrin vesh"

Un do te shtojshe edhe kete:

"Te ngrihet edhe nje autoritet garant per privatesine e prostitutave te martuara, qe burrat e tyre mos kene mundesi ta marrin vesh"

Submitted by Sokol I (not verified) on

Dakota me nanon por ne parliament in tone nuk e kan guximin ta propozoine se I rrahin grate

Submitted by zeneli (not verified) on

Po cfar emri i vini ju more Shoke asaj qe kemi pare qindra here tek FIks Fari i Saimirit e Filipit e atij leshgjatit ftyr sapllakit?

Ulet Saimir me daktorin e mu para hundeve te tyre "hidhet vallja o Kce moj cike".

Cikat jan  dy vajza shum shum te reja te cilat rrijne me brecka e  lakuriq para turinjve te Saimirit ton thi.mpatik e pozojne e vallzojne e lodrojne para tyre e para kamerave te Filipit.

Dhe trimat tan te fiks fares nuk ndalen se beri xheste huliganesh her me gishta her me brryla e her duke hedhur fjal rrugacerie e ato te shkretat qeshin e perdridhen per ato te flamosura para qe marrin e per ate shprese se aty u fillon karriera per tu bere vipe.

Prostitucion eshte kjo e ska emer tjeter.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.