Arkiv-Lajme
Kurti i kërkon ndihmë Topit, por Topit s’i bindet as Gjunkshi
Situata në veri të Kosovës ka marrë një përthyerje të frikshme. Para dy ditësh, një shqiptar i veriut të Mitrovicës, Selver Haradinaj, u vra me eksploziv. Pas kësaj ngjarjeje, policia e Kosovës tentoi të bënte “një provë force”, duke improvizuar një postbllok në Mitrovicë, por në harkun e një kohe të shkurtër policët shqiptarë u detyruan të iknin nga sytë këmbët. Sot ka pasur një keqkuptim të fortë mes policëve kosovarë dhe atyre të Eulex-it lidhur me një protestë të supozuar në hyrje të urës mbi Ibër.
Ka filluar ankandi i partive të vogla
Trysnia për ndryshimin e sistemit zgjedhor është rritur ditët e fundit nga partitë e vogla, opozitare dhe pozitare. Milo dhe Ndoka, në opozitë, dhe Meta e Medihu, në pozitë, kanë ngritur zërin me forcë për një ndryshim të sistemit aktual që do të përputhej me parimin kushtetues të barazisë së votës. Dy të parët kanë lënë të kuptojnë publikisht se mund të dalin nga koalicioni opozitar, në qoftë se nuk ndryshohet sistemi. Ndërsa dy të dytët, nuk kanë shkuar deri tek kërcënimi publik për dalje nga koalicioni qeveritar, por tensioni ndihet në ajër.
Ligji i akcizave, nga kostot shtesë për biznesin tek kazanët e rakisë
Kuvendi po diskuton prej dy ditësh propozimet e qeverisë për ndryshime në ligjin e akcizave, i cili ka shkaktuar jo pak debate midis mazhorancës dhe opozitës për vetë përmbajtjen e tij. Debati, më shumë politik, bën që të mos dalin në pah ndryshimet thelbësore që përmban ligji, i cili në parim nuk pritet të cënojë xhepat e qytetarëve drejtpërdrejtë duke rritur akcizat. Megjithatë, ligji përmban disa detyrime për bizneset, të cilat pritet të rrisin koston e prodhimit apo importit, duke rritur gjasat që më pas t’i transferohen konsumatorit fundor në çmim.
Dihet kush është Fatmir Kajolli, por askush nuk e di pse është arrestuar tani
Fatmir Kajolli, këshilltari bashkiak i Partisë Republikane në Fier, i arrestuar për llogari të drejtësisë italiane ishte dënuar që në vitin 2002 me 16 vjet burg dhe 160 mijë euro gjobë me akuzën e trafikut të drogës.
Rama denoncon krizën energjitike: nuk është fajtore vetëm qeveria; është dhe CEZ-i
Është hera e dytë apo e tretë që i pari i socialistëve, Rama, denoncon apo paralajmëron një krizë energjitike, të cilën e lidh më së shumti me situatën në të cilën ndodhet CEZ-i, kompania çeke që ka blerë biznesin e shpërndarjes së energjisë në Shqipëri. “Ditë pas dite sektori energjitik [zhytet në] një krizë të thellë, e cila praktikisht është baras me rrezikun e falimentimit të kompanisë së shpërndarjes së energjisë. Kriza po thellohet ashtu sikundër po rritet barra mbi të gjithë familjet shqiptare që paguajnë energjinë.
Topalli i vërsulet Seserit. Xhaçka e merr në mbrojtje
Kryetarja e Kuvendit ka dalë t’u japë përgjigje akuzave lidhur me lojën që po bëhet me vendin bosh të lënë nga Rudina Seseri. Dhe i është vërsulur kësaj të fundit, të cilën e ka gjetur përgjegjëse në mënyrën e vet. “Ky burri që qan se e rreh Jozefina [Edi Rama] të sqarojë shqiptarët se kush e solli Rudina Seserin në Parlament, të sqarojë se pse ajo vendosi të vijë vetëm tri herë në Parlament; mos është ky faji i Jozefinës? Unë them që është unik rasti i saj në përçmimin që i bën Kuvendit dhe atyre që e kanë zgjedhur.
Ankandi i bonove, rritet sërish kosto e borxhit për qeverinë
U duk sikur ndërhyrja për herë të katërt e Bankës së Shqipërisë duke ulur normën e interesit, krahas stimulimit të kredisë, do të ulte edhe koston e borxhit të qeverisë, por nuk po ndodh kështu. Bankat vazhdojnë të kenë pak besim tek aftësitë paguese të buxhetit të shtetit duke ia blerë qeverisë borxhin gjithnjë e më shtrenjtë.
Ankandi i sotëm i bonove të thesarit e tregon më se miri këtë, ku bankat blenë bonot e thesarit një vjeçare me një interes mesatar prej 7.35 për qind kundrejt 7.33 për qindve që i blenë në ankandin e fundit para dy javësh.
Raporti: 150 mijë persona, punë të detyrueshme në Korenë e Veriut
Tani kur janë shtuar zërat kundër vendimit të Koresë së Veriut për të lëshuar në hapësirë njën satelit nëpërmjet një rakete me rreze të gjatë veprimi, fakte të tjera dalin në dritë për sa i përket të drejtave të njeriut atje, me qëllim tërheqjen e vëmendjes se “armët bërthamore nuk janë problemi i vetëm i këtij vendi”.
Dudaj publikon Vargjet Satanike; Myslimanët s’janë dakord
Pas publikimit të librit Mein Kampf, vjen një publikim i dytë që provokon debat. Është fjala për librin Vargjet Satanike të Salman Rushdie-së. Botuesja Arlinda Dugaj e motivon këtë ‘çalltisje’ duke thënë se libri nuk fyen Islamin, por nuk kanë këtë mendim Ermir Gjinishi dhe Roald Hysa, i pari një veprimtar mysliman (kështu emërtohet nga shqiptarja.com), dhe i dyti përfaqësues i Forumit Mysliman.
Shtypi i Tiranës 'injoron' Withers-in
Letra e ish-ambasadorit Withers nuk kish marrë nga të përditshmet e sotme atë vëmendje që vetë Withers-i ka pritur. Panorama e Mapo ishin mjaftuar me një raportim të shkurtër në faqet e brendshme, ndërsa Shekulli, një dreq e di se pse, kish publikuar një letër të vjetër të Withers-it, që daton muaj më parë. Të tjerat e kishin publikuar të plotë, por pa e klasifikuar në grupin e lajmeve kryesore (në fakt, ka qenë dhe ditë me lajme të shumta).