Arkiv-Lajme

Si mund të votohet elektronikisht në Kuvend kur garojnë 2 kandidatë dhe si u votua dje

Postuar në 13 Prill, 2012 13:29

Në shumicën dërrmuese të rasteve, votimi elektronik në Kuvendin e Shqipërisë përdoret për të kaluar ose rrëzuar një projekt-ligj ose një kandidat të caktuar, duke shtypur butonin jeshil për “po”, të kuqin për “jo” dhe të bardhin për “abstenim”. Por ka raste, si ai i djeshmi, kur në garë janë dy kandidatë për të njëjtin post.

Gjinushi: Mos u merrni më me Berishën; fajin na e ka Rama

Postuar në 13 Prill, 2012 10:06

Skënder Gjinushi është nga të vetmit ‘fajkonj’ që kanë mbetur në opozitë. Dihet se çfarë mendon ai për Berishën, por herë pas here i hedh kritika edhe opozitës së Edi Ramës. Këto kritika i ka bërë më të shpeshta kohët e fundit. Ai gjen një arsye tjetër tek ajo që ndodhi dje në parlament për të demonstruar mospajtimin e fortë mes tij e kësaj opozite: “Rikthimi i opozitës në Kuvend përbën gabimin më të rëndë të Ramës. Pas Gërdecit, 21 Janarit, nuk mund të flitet më për faj të Sali Berishës, por për faj të opozitës parlamentare të drejtuar në mënyrë të gabuar.

Debati për papunësinë dhe të vetëpunësuarit në bujqësi

Postuar në 13 Prill, 2012 08:54

Fakti nëse është apo jo ajo reale shifra e zyrtare e deklaruar e papunësisë, ka ngjallur vazhdimisht debat në vend. Këtij debati i është rikthyer sëfundmi edhe kreu i opozitës, sipas të cilit nuk mund të jetë e vërtetë që “në çdo tetë persona, vetëm njëri të jetë në punë siç deklarojnë autoritetet”. Rama i mëshoi sot qëndrimit të Partisë Socialiste se numri real i të papunëve në Shqipëri është 1 milionë dhe jo rreth 143 mijë që deklaroi INSTAT për tre mujorin e fundit të vitit të shkuar.

Artan Lame: Premtimet-rrena që do të mbahen mend gjatë

Postuar në 13 Prill, 2012 06:52

Gjatë kohëve të fundit, kryeministri ynë ka bërë disa premtime me breshëri, të cilat janë harruar. Artan Lame kish bërë një listë premtimesh në një shkrim të tijin të publikuar në numrin e djeshëm të Shqip-it (është fjala për premtime spektakolare, të kuptohemi; ai vetë ka bërë pa fund premtime që janë harruar). Ja lista e Lames:

E ka Berisha maxhorancën në parlament?

Postuar në 13 Prill, 2012 05:04

Cila është aritmetika e votave në parlament pas ditës së djeshme? Është shpejt të thuhet nëse ndarja e djeshme flet për një balancë të re forcash në parlament, por dje u mor vesh shumë qartë se kush bën pjesë në maxhorancën solide të Berishës, dhe se kjo maxhorancë është e varur në fije të perit. Berisha ka të sigurta votat e deputetëve të PD-së, që janë 66. Mes tyre ka disa që nuk e kanë për zemër Berishën, apo që janë halë në sytë e këtij të fundit, por as që mund të mendohet se do të guxojnë të ngrejnë zërin, apo të hedhin votën, kundër vullnetit të caudillo-s.

Romeo Gurakuqi: Tradita politike shqiptare nuk është filo-otomane

Postuar në 13 Prill, 2012 04:07

Në një shkrim të publikuar në të përditshmen Panorama, historiani Romeo Gurakuqi shfaqet i shqetësuar nga impakti i neo-otomanizmit në Shqipëri, ku – siç thotë ai – ekziston një “disponibilitet përulës e puthadorës në një spektër të rëndësishëm të politikës shqiptare ndaj segmenteve të dallueshme të qeverisjes aktuale në Republikën e Turqisë, dhe një prirje çorientuese e krijuar brenda shoqërisë shqiptare”.

Çefa i bën të dyja, KLD-në dhe AKKP-në

Postuar në 13 Prill, 2012 02:30

Zgjedhja e Elvis Çefës anëtar i KLD-së, krijoi përshtypjen se në administratë u lirua një pozicion i lakmueshëm pune, pikërisht ai i Drejtorit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Por, në rrjedhën e shpejtë të ngjarjeve në Kuvend për zgjedhjen e anëtarit të KLD-së, duket se pjesës më të madhe të shtypit i ka shpëtuar një detaj i rëndësishëm nga qëndrimi i Elvis Çefës në raport me postin e tij të ri.

Votimi për Cefën, provë gjenerale për votimin për Presidentin e Republikës

Postuar në 13 Prill, 2012 02:00

Për këdo që ka patur iluzione se një votim i fshehtë për Presidentin e Republikës në Kuvend mund të rrëzojë mazhorancën aktuale, votimi i djeshëm për dërgimin e Elvis Cefës në KLD-së vërtetoi se iluzionet e tyre kanë qenë të kota . Votim i fshehtë për Berishën nuk është ai që mund të imagjinojë çdo njeri me mendje normale – për Berishën, votim i “fshehtë” është ai që mund të identifikohet më vonë me anë të ndonjë gjurme në fletët apo në sistemin elektronik të votimit.

Ilir Meta shkel në “tokën e ndaluar”; por reciton vjersha të njohura

Postuar në 12 Prill, 2012 16:22

Meta ka qenë në studion e programit Top Story të televizionit Top-channel. Ish bërë kohë që s’kish qenë, dhe arsyeja merret vesh: Top-channel ish, jo vetëm televizioni që transmetoi video-përgjimin Meta-Prifti, por dhe që udhëhoqi fushatën mediatike për denoncimin e Ilir Metës. Por me sa duket, gjërat janë hedhur pas krahëve.

Rama bën 'Kasandrën': Berisha nuk do jetë kryeministër më 28 nëntor

Postuar në 12 Prill, 2012 14:29

Edi Rama ka dalë në mbrëmje në një konferencë për shtypin pas ngjarjes së rëndë në parlament. Dukej më pak i shqetësuar se shumë shqiptarë të tjerë. Disa rrjete sociale të dominuara nga internatutë të opozitës zienin sot pasdite nga komentet vibrante kundër Berishës, e nga pakënaqësia ndaj Ramës që “s’po mundet t’ia tregojë vendin kundërshtarit të tij”, por gjasat janë që Rama t’i ketë besuar strategjisë së ngeshme “lëre tjetrin të bëjë harakiri”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme