Arkiv-Lajme
Ferid Duka: Identiteti shqiptar e ka një komponente osmane
Në një intervistë për Mapon, i pyetur mbi neo-otomanizmin nga gazetari Alfred Lela, historiani Ferid Duka sheh si “shqetësuese prirjen e ndonjë kalemxhiu grindavec, i cili sajon ‘neo-otomanizmin’ si një mënyrë për t’i përcjellë opinionit ankthin dhe tensionet e tij të brendshme”. Kuptohet pra se e gjykon të tepërt frikën nga neo-otomanizmi, me fjalë të tjera nga përpjekja e turqve të sotëm për të ringjallur e rekuperuar ndikimin dhe fuqinë e qëmotshme të perandorisë otomane.
Sali Berisha, me “mafien” serbe, kundër Kosovës
E përditshmja Zëri e Prishtinës flet lidhur me projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të interkonjeksionit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë, dhe lë të nënkuptohet se ka një “mafie” që e ka bllokuar këtë projekt. Termi “Mafie” është futur në thonjëza, por “mafiozët” jepen me emër e mbiemër. Ja një pjesë nga shkrimi i tyre investigues:
Günter Grass ka thyer një tabú? Apo ka çaprashitur kotmëkot?
“Është një poemë që ta shpif” – këto fjalë janë të kritikut të njohur gjerman Marcel Reich-Ranicki; dhe ende pa e ditur se për çfarë është fjala mendja të shkon tek një poemë e shkrimtarit Günter Grass, që u publikua nja dhjetë ditë më parë në të përditshmen Süddeutsche Zeitung, për të cilën po bëhet një zhurmë e madhe. “Pikërisht për këtë shkak e ka bërë poemën, me fjalë të tjera që të fitojë pak vëmendje mbi vete”, e shtyn dhe ca më tutje sulmin kritiku i mësipërm.
Bota e futbollit tronditet nga vdekja e Piermario Morosini-t
Vdekja në fushën e lojës e futbollistit të Livorno-s, Piermario Morosini, ka qenë një shock për gjithë botën e futbollit italian e europian. Secili ka mundur të thotë një fjalë. Shumica nëpërmjet mesazheve twitter. Ja disa:
Karsten Ankjaer Jensen: Presidenti nga politika? S’është e thënë
Ambasadori danez Karsten Ankjaer Jensen ka qenë bajagi aktiv kohët e fundit në jetën publike shqiptare, por ka ca kohë që, i inkurajuar prej ‘funksionit’ të vendit të vet në krye të presidencës së BE-së, e ka rritur praninë dhe zërin. Sot ka folur për televizionin Vizion Plus, dhe argumenti ka qenë Presidenti i ardhshëm.
Sarkozy-ja përdor Obama-n në fushatë; francezët nuk duket se janë dakord me këtë gjë
Data e zgjedhjeve presidenciale në Francë, 22 prilli, është tanimë afër, dhe kandidatët janë duke shfrytëzuar kartat e fundit elektorale. Por Sarkozy-ja është kapur duke bërë një gjë jo fort të zakontë për politikën franceze. Ai ka patur një lidhje video me presidentin amerikan, gjatë së cilës ka biseduar për çështje të ndryshme të politikës planetare, dhe minutat e para të kësaj videoje, ku konsumohet pak ‘intimitet e mirësjellje’ formale, ai po i përdor si një spot elektoral. “S’po merr dot frymë prej fushatës, besoj”, i thotë Obama Sarkozy-së në videon që është transmetuar.
Do të propozojë Topi Elvis Çefën për nënkryetar të KLD-së?
E gjithë "poterja" e mazhorancës në Kuvend për të zgjedhur kandidatin e tyre për në KLD, duket se do të mbetet vetëm në pozicionin e anëtarit. Kjo për faktin se propozimi i nënkryetarit të KLD-së është një e drejtë kushtetuese që i përket Presidentit të Republikës dhe Topi nuk duhet domosdoshmërisht të propozojë Elvis Çefën. Të paktën kjo është ajo që aludojnë sot mediet duke iu referuar deklaratës së tij të mbrëmshme nga Korça.
Rama: Ja pse e zgjodhëm Vishën si kandidat
Zgjedhja e Ardian Vishës si kandidat për KLD-në është shoqëruar me kritika nga brenda opozitës, dhe Rama rreket t’u japë përgjigje këtyre kritikave në shkrimin që është publikuar sot në shumë të përditshme. “Dua të shpjegohem në respekt të gjithë atyre qytetarëve opozitarë që na keqgjykuan, e jo të justifikohem”, thotë ai në thelb. E nis me dy ‘profesionet’ e rekuperuara pas diktaturës, me priftin e me avokatin, dhe e tjerr gjatë këtë punë për të thënë se nuk mund të demonizohet tjetri thjesht për faktin që është avokat. Dhe në fund shpjegohet.
Tritan Shehu: Jam i bindur që LSI-ja do të mbetet në koalicion me PD-në
Tritan Shehu, një nga pak protagonistët e PD-së kohët e fundit (nuk lë ditë pa u shfaqur në një gazetë), ka dhënë një intervistë për të përditshmen shqiptarja.com, dhe gjatë gjithë kohës “gjuha i shkon atu ku i dhemb dhembi”, tek aleanca e plasaritur me LSI-në.
Rama i bën thirrje Metës, Oketës dhe Idrizit për rrëzimin e Berishës në parlament
Në shkrimin e fundit në blogun e tij (http://edirama.al/blog/2012/04/votavjedhesi-i-ruzhdies-ne-sallen-e-parlamentit/ ), Edi Rama shkruan: “Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë seriozisht të kërcënuara në lirinë e tyre, në qoftë se votavjedhësi i saposhfaqur i Ruzhdies mu brenda në parlamentin e Shqipërisë do të qëndrojë gjatë zgjedhjeve në krye të qeverisë, i maskuar nën rrobat e kryeministrit.