Arkiv-Lajme
Edi Rama: Të gjithë bashkë, përpara se të jetë tepër vonë!
Edi Rama ka komentuar gjerësisht në blogun e tij rreth votimit të fundit në Kuvend për anëtarin e KLD-së.
Kush e ka pësuar nga taksa e sheshtë?
Në tryezën e PS-së rreth punësimit, të zhvilluar dje në Tiranë, Edi Rama deklaroi se taksa e sheshtë “e Saliut”, jo vetëm që nuk e ka rritur punësimin në Shqipëri, por e ka ulur. Duke iu referuar shifrave zyrtare të INSTAT-it “të Saliut”, ai tha se numri i të punësuarve është ulur me 22 mijë qysh kur u aplikua taksa e sheshtë.
Vizitë sekrete në Afganistan! Nga kush rrezikohet Berisha?
Për të gjithë ata që e kanë ndjerë mungesën e Kryeministrit Berisha në media gjatë ditës së sotme, lajmërohet se ai ndodhet jashtë shtetit. Madje shumë larg Shqipërisë. Berisha qënkësh nisur sot për në Afganistan, për të vizituar trupat komando shqiptare që ndodhën në Kandahar. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë lajmërim paraprak nga Zyra e Shtypit të Kryeministrisë. Mediet lajmërojnë se vizita është mbajtur sekret për arsye sigurie, madje deri më tani përveç takimit me komandot nuk është dhënë asnjë detaj tjetër nga agjenda e tij dy ditore atje, edhe kjo për arsye sigurie!!
Britani, rrjetet shqiptare të drogës
Njësia e Policisë Britanike kunder Krimit te Organizuar ka vënë nën pranga disa anëtarë të dy rrjeteve kriminale që furnizonin dhe shpërndanin drogë në Londër dhe Edinburg, duke kapur sasira të mëdha monetare të përfituara nga ky aktivitet kriminal, si dhe kokainë. Shkon në afro gjysmë milion stërlina, sasia e parave të thata të kapura në flagrancë në posedimin e shqiptarëve të survejuar prej muajsh, si dhe sasira të konsiderueshme droge të klasit A, kokainë, e destinuar për tregun britanik.
Meta përgënjeshtron ‘me përtesë’ zërat për ftohje të tijën me Berishën;
Ilir Meta ka qenë në Fier, dhe është përpjekur të përgënjeshtrojë të gjitha pandehmat mbi një ftohje mes tij e Berishës: “Mazhoranca është funksionale; ka mënyra [të tjera] sesi verifikohet [kjo maxhorancë]; ata që pretendojnë të kundërtën, bëjnë spekulime.” Nga mënyra e formulimit, duket si një përgënjeshtrim përtac e sa për të larë gojën.
CEZ vë Shqipërinë përballë qeverisë çeke?
U duk sikur me marrëveshjen e lidhur në fund të shkurtit, kriza e borxheve të ndërsjella tek kompanitë energjetike do merrte fund, por gjërat nuk shkuan sipas planit. CEZ duket se do ta shesin më shtrenjtë një marrëveshje të tillë duke vendosur kushte të reja, vetëm pak ditë para vizitës së Kryeministrit çek në Tiranë.
Ambasadori Arvizu bën një parashikim ndjellakeq. Por nuk shpjegohet më tej
Ambasadori Arvizu ka komentuar atë që ndodhi në parlament më 12 prill në një mënyrë që ka bërë shumë përshtypje. Fillimisht ai bëri një paralele disi të sforcuar midis zëvendësimit të Rudina Seserit në Kuvend dhe zëvendësimit të Kreshnik Spahiut në KLD: “Mendova që mënyra se si u mbulua pozicioni vakant i zonjës Seseri në Parlament ishte më e mirë nga mënyra se si u mbulua pozicioni i mbetur bosh në Këshillin e Lartë të Drejtësisë”. E vërteta është se debati për zëvendësimin e Seserit ishte i stisur e krejt i panevojshëm, e prandaj paralelja nuk shkon.
Ngjela: Berisha është tiran, që duhet rrëzuar me hu
Ashtu si shumë të tjerëve, edhe Spartak Ngjelës, kryetarit të partisë Ligj e Drejtësi, që më shumë njihet si ‘avokati’, i ka rënë keq në stomak ajo që ndodhi në parlament me votimin për anëtarin e KLD-së. Dhe ka adoptuar menjëherë një gjuhë radikale. I pyetur nga e përditshmja Panorama, ai përgjigjet me një gjuhë të ngarkuar me termat ‘bandit’, ‘kapobandë’, ‘njeri që ka shkatërruar Shqipërinë në këta 10 vjet’, ‘njeriu që ka sjellë dëme të mëdha në historinë moderne të Shqipërisë’, ‘tiran’, etj, dhe merret vesh se këto përcaktime janë për kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.
Krimi i mbrëmshëm trazon ca më shumë situatën në Maqedoni; por autorët janë të panjohur
Ngjarja ka ndodhur të enjten në mbrëmje, në fshatin Smillkovë (agjenci të ndryshme e shkruajnë ndryshe emrin e fshatit), pranë një liqeni artificial në afërsi të Shkupit. Është fjala për një plojë të vërtetë. Janë gjetur kufomat e pesë njerëzve: katër janë të rinj të moshës 18-20 vjeç, dhe i pesti është pak mbi të dyzetat. Që të pestë janë me origjinë maqedonase, dhe kjo u ka kallur në kokë shumë njerëzve idenë e një krimi të ngritur mbi urrejtjen etnike. Nuk është vetëm identiteti i viktimave që bën të mendohet për një krim të natyrës etnike.
K. Krisafi: Kush ka negocjuar marrëveshjen e detit me Greqinë ka shpërdoruar detyrën
Akademia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave ka organizuar të parën veprimtari publike, dhe si të kenë dashur të përcjellin një mesazh për shumëkënd, kanë patur në fokus Marrëveshjen e zhurmshme detare mes Shqipërisë e Greqisë. Ksenofon Krisafi, anëtar i kësaj Akademie, përshkruajti fillimisht atë që ka ndodhur sipas një leximi të vetit.