100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Postuar në 05 Mars, 2025 14:12

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë të akorduara nga Bashkimi Europina. Dëmi i prezumuar shkon në 2.9 milionë euro.

Personat e dyshuar janë nga Kreta kryesisht dhe kishin aplikuar për fonde në BE që destinohen për të ndihmuar sektorin përmes njësisë greke për menaxhimin e fondeve të unionit. Hetime pretendojnë se aplikuesit kanë dorëzuar kontrata të rreme qiraje shtuar kësaj edhe faktin se aplikuesit nuk jetonin fare në zonën ku do të investohej.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Duket cike si qesharake te merresh me 100 persona per nje shume prej 2.5 million euro nderkohe qe vetem fondet e ndihmes pa kthim per 2022 Greqi i kane kaluar 21 miliarde. Eshte pak si puna e Lalit qe edhe po e plasen brena, i thone qe i ke bere breke e Fanella leket e shtetit. Edhe ne qe kishim ate biondinen, perlame nja 30 milion per bujqesine. Gjithe Greqia 2.9 milion hajdutlleqe, po avash ore

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.