Arkiv-Lajme
Muzafer Korkuti: Pse nuk kujtohen t’i bëjnë një monument në Tiranë Ismail Qemalit?
Historiani e arkeologu Muzafer Korkuti ngre zërin kundër idesë për të ngritur një monument pavarësie në Tiranë. Në vend të këtij monumenti (që ne e kemi të papërsëritshëm në Vlorë, thotë nënkryetari i Akademisë së Shkencave), do ish mirë të ngrinim ca monumente për figura të shquara në historinë 100 vjeçare të këtij shteti, dhe në këtë mes ai hedh idenë për të ngritur një monument për Ismail Qemalin.
Ka më shumë se 24 orë që versioni online i Zërit të Prishtinës është i bllokuar
Provoni të hyni në website-in zeri.info! Rezultati? Do t’ju dalë ekrani i bardhë me shënimin ‘unable to connect’ (lidhja nuk është e mundur). Dhe zëri.info është adresa në web e së përditshmes kosovare Zëri, që është shndërruar prej dy ditësh në një pikë kombëtare referimi për shkak të scoop-it lidhur me bllokimin për qëllime korruptive të linjës së Interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Ka më shumë se 24 orë që ky portal është i bllokuar.
Tri ditë para zgjedhjeve: Hollande vijon të kryesojë në garën me Sarkozy-në
Tri ditë para zgjedhjeve, sondazhet thonë se Hollande është dy pikë përpara Sarkozy-së (29,5% me 27,5%). Madje, ka sondazhe të tjera që e nxjerrin kandidatin socialist katër pikë përpara (29% me 25%). Rënia e Sarkozy-së shpjegohet me një rritje të kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, së cilës i japin 14-17%, dhe e cila parashikohet të dalë e treta në votimet e raundit të parë, pas dy të mëdhenjve. Ndërsa i katërti llogaritet kandidati tjetër i majtë, Jean-Luc Mélenchon (anketimet i japin 13-15% të votave).
Hashim Thaçi bën lojë 007-ash me opozitën
Duke folur në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi dha garanci se nuk do të mbahen zgjedhje serbe në Kosovë, dhe tha se “Kosova nuk do të lejojë të shkelet asnjë centimetër e tokës së saj”; por nuk dha ndonjë shpjegim se ç’do të thotë “të shkelësh tokën e Kosovës”. Në të njëjtin fjalim, ai akuzoi opozitën për destruksion në qasjen ndaj veriut, dhe në këtë diskutim e sipër bëri një gjest tipik shqiptar: kërkoi nga nënkryetari i VV-së të tregojë se pse e se kur është takuar me ministra të Tadiçit, dhe çfarë ka biseduar me ta. Kaq tha. Jo më shumë.
Linja me Kosovën, KFW: Pranoni fituesin ose anuloni tenderin
Pavarësisht heshtjes së shumicës së medieve kosovare, debati mbi linjën 400 kilovolt me Kosovën po vijon me zhvillime të reja në Shqipëri. Top Channel publikon sot procesverbalin e mbledhjes së zhvilluar më datë 13 mars në Gjermani, pikërisht për ngurrimin e qeverisë për të shpallur fituese kompaninë kroate “Dalekovod”, ku të pranishëm ishin Drejtori i OST-së, Arben Ibro, homologu kosovar Fadil Ismajli dhe përfaqësues të bankës gjermane, KFW.
Aleanca Kuqezi ironizon znj. Topalli si dikur MJAFT-i znj. Nano
Në një prononcim për mediat sot, Aleanca Kuqezi ka ironizuar znj. Topalli me stilin e ironive që përdorte dikur me sukses Lëvizja “MJAFT!” ndaj bashkëshortes së ish-kryeministrit Nano. Pas argumentëve seriozë rreth kostos së udhëtimeve të pafund të Topallit jashtë shtetit dhe akuzave për përfshirjen në to të familjarëve të saj, zëdhënësja e Aleancës Kuqezi lëshoi edhe këtë silurë:
Edi Rama: Përrallat më të bukura me mafia i tregojnë vetë kapot e saj
Akuzave dy ditore të kreut të qeverisë për lidhje me mafian të atyre që publikuan bllokimin nga ana e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes të projektit të linjës elektrike me Kosovën, por edhe të opozitës, iu përgjigj sot kreu i saj, Edi Rama. Kryetari i opozitës doli sot në një konferencë të posaçme për shtyp ku krahas përgjigjes ndaj akuzave, i kërkoi qeverisë që të lejonte zhvillimin e projektit në fjalë. “Berisha foli për klikën e mafias duke akuzuar si zëdhënës të mafias KfW, gazetën ‘Zëri” dhe natyrisht edhe opozitën.
Katër konstitucionalistë shprehen për kandidaturën për Nën-Kryetar të KLD-së: 3-1 pro Bamir Topit
Katër konstitucionalistë të njohur në vend, i kanë dhënë Gazetës Shqiptare opinionet e tyre rreth debatit që po zhvillohet mes kreut të shtetit Bamir Topi dhe mazhorancës për zgjedhjen e Nën-Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Konstitucionalisti Luan Omari mbështet parimisht propozimin e kreut të shtetit, duke theksuar se nuk ka asnjë pengesë ligjore që nënkryetari të jetë nga radhët e gjyqtarëve. I të njëjtit mendim është edhe ish-kryetari i Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi dhe ish-kryeinspektori i KLD-së, Dhimitraq Prifti.
Censusi: minoritarë grekë, më pak se 25 mijë; 70% e shqiptarëve nuk deklarojnë besimin fetar
Gjatë ditëve që ‘agjentët’ e INSTAT-it ishin në terren për të plotësuar pyetësorët e Censusit, debati politik e publik dominohej nga shqetësimi mbi hartën e pritshme fetare të shoqërisë shqiptare e mbi përmasat e pakicave etnike. Kanë kaluar muaj të tërë qysh atëherë dhe ajo tollovi duket si e hedhur pas shpine; askush s’po e kujton më, nuk po kujtohen as për t’i bërë publike të dhënat mbi përkatësinë fetare dhe etnike të shtetasve shqiptarë, të cilat, sipas burimeve tona, janë përpunuar tanimë.
Kastriot Islami u shkel syrin të gjithëve
Pasi u bë vota e 71-jtë në parlament gjatë votimit mbi anëtarin e KLD-së, Kastriot Islami po jeton një moment gjigandomanie. I ka të gjitha arsyet të mendojë se vota e tij do të kërkohet edhe në ditët e javët në vijim, e prandaj ka zënë të flasë për “maksimalizimin e kësaj vote” (i duhet hequr kapelja për shpikjen e kësaj fraze: maksimalizim i votës), e ndërkohë po ia lë të hapura të gjitha dyert vetes.