Arkiv-Lajme

Visar Zhiti tregon vizitën e parë të Ibrahim Kodrës në Shqipëri, në vitin 1973

Postuar në 22 Prill, 2012 08:53

“Është datëlindja e piktorit Ibrahim Kodra sot, vepra e të cilit arriti lartësitë europiane. Në Galerinë e Arteve në Tiranë është hapur një ekspozitë, më e madhja dhe më e mira e tij në Atdhe, por pa atë, autorin, tashmë të larguar në amshim” – kështu e fillon një shkrim të vetin Visar Zhiti në GSH, në të cilin jep një detaj nga vizita e Kodrës për herë të parë në Shqipërinë e Enver Hoxhës, në vitin 1973. Fabula, po me fjalët e Zhitit, është kjo: “[Erdhi për vizitë] i konsideruar si piktor i rrymave dekadente borgjezo-revizioniste, pra i dyshimtë.

Edi Rama i ’992-shit e nxjerr zbuluar Edi Ramën e sotëm

Postuar në 22 Prill, 2012 05:40

Në gazetën shqiptarja.com gjendet e ripublikuar një intervistë e e prillit të vitit 1992 e Edi Ramës dhënë gazetarit Arben Kallamata. Ky i fundit, i pyetur sot nga Admirina Peçi, do donte ta ri-intervistonte Edi Ramën për të marrë vesh se si “do ta komentonte Edi Rama i vitit 1992 Edi Ramën e vitit 2012”. Por një ide mbi këtë intervistë të pamundur, ose të parealizuar, mund të krijohet duke lexuar intervistën e dhënë 20 vjet më parë.

Socialistët duan një komision parlamentar: Duam të hetojmë strukturat e sigurisë kombëtare

Postuar në 22 Prill, 2012 05:09

Socialistët kanë vendosur të kërkojnë ngritjen e një komisioni parlamentar për të hetuar ministrinë e Mbrojtjes, atë të rendit dhe Gardën e Republikës, me anë të të cilit (komisionit) duan të verifikojnë gradimet, rekrutimet, ndryshimet e strukturave, të dhëna të ndryshme, zbatimin e ligjit, etj.

Diplomacia e kollajtë e Berishës, dhe takimet me Alijevin, Orbanin, Erdoganin e Putinin

Postuar në 22 Prill, 2012 04:58

Sipas së përditshems shqiptarja.com, që citon zv.ministren e jashtme Edit Harxhi, kryeministri Berisha do bëjë një vizitë në Moskë në muajin qershor, ku do të takohet me Putinin. Me siguri është krejt rastësore, dmth nuk duhet të jetë një qëllim i Berishës, që takimet e fundit kanë qenë të gjitha me krerë regjimesh apo gjysmë regjimesh.

Qeveria shqiptare tërhiqet: Do të paguajë për CEZ-in

Postuar në 21 Prill, 2012 15:13

Vizita e kryeministrit çek në Tiranë duket se ja ka arritur qëllimit për të bindur qeverinë shqiptare të lehtësojë financiarisht kompaninë CEZ. Top Channel ka mësuar se qeveria ka pranuar të rishikojë vendimin e Entit Rregullator, që rriti çmimin me të cilin KESH i shet energji CEZ.
Vendimi, i cili ka hyrë në fuqi që prej 1 janarit të këtij viti, e rriti çmimin me të cilin CEZ blen energji nga KESH nga 1.48 lekë për kilovat/orë në 2.83 lekë, pa ndryshuar tarifën fundore që paguajnë konsumatorët.

Shkodra përsëri nën ujë; banorët në panik

Postuar në 21 Prill, 2012 11:05

Ka mjaftuar vetëm një javë rreshje dhe në qarkun e Shkodrës janë rikthyer përmbytjet duke sjellë edhe panikun te banorët për një përsëritje të mundshme të situatës së fundit të vitit 2010. Situata është më problematike në zonën e Dajcit, Murriqanit, Bushat, Velipojë dhe në komunën Ana e Malit. Në fshatin Obot ndër më të prekurit nga përmbytjet vitet e kaluara aktualisht janë mbi 30 banesa të rrethuara nga uji. Në komunat e tjera bëhet fjale për përmbytje kryesisht të tokave bujqësore.

Greqi, do të “kyçen” 1 000 biznese çdo javë

Postuar në 21 Prill, 2012 08:05

Kriza greke vazhdon të zhvillohet me pasoja të rënda për grekët por edhe emigrantët në atë vend. Mediet raportojnë sot për një studim të kryer nga Komisioni Evropian në lidhje me ecurinë e ekonomisë greke, i cili jep parashikime tepër të zymta për gjashtë mujorin e parë të këtij viti. Sipas KE-së, 1 000 ndërmarrje të vogla dhe të mesme pritet të mbyllën çdo javë gjatë kësaj periudhë në Greqi duke shkaktuar mijëra të papunë të tjerë. “Greqia po përballet me një krizë të thellë ekonomike dhe sociale gjë që reflektohet në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Dorëheqja e Plloçit ngacmon plagën e malcuar të Gjykatës Kushtetuese

Postuar në 21 Prill, 2012 05:43

Petrit Plloçi ka dhënë dorëheqjen si anëtar i Gjykatës kushtetuese. Në fakt, mandati i tij ka përfunduar prej një viti e gjysmë, dhe në këtë kuptim, ai ka dhënë dorëheqjen si anëtar i Gjykatës Kushtetuese ‘në pritje të tjetrit që s’dihet kur do vijë’. Vendimi i Plloçit ishte i papritur, dhe nuk del e qartë pse kjo dorëheqje erdhi pikërisht tani, pse jo më herët apo më vonë. Por motivimi është i qartë, dhe nënvizon një shqetësim që s’ka të bëjë me personin në fjalë. Përkundrazi.

Holtkemper: Presidenti? Keni Kushtetutën tuaj, nuk ua tregojnë të huajt rrugën

Postuar në 21 Prill, 2012 05:37

Ambasadorja gjermane, Karola Muller Holtekemper prej dy ditësh gjendet në qendër të vëmendjes së mediave, dje për shkak të qëndrimit kundër qeverisë në lidhje me tenderin e linjës së intekonjeksionit me Kosovën dhe sot pas intervistës në emisionin e gazetares Ilva Tare, “Tonight”. E pyetur në lidhje me zgjedhjen e presidentit, përfaqësuesja e shtetit Gjerman në Shqipëri nuk preferoi të japë ndonjë formulë zgjidhjeje duke bërë edhe një përcaktim të qartë dhe të prerë: “Unë në fakt nuk jam e mendimit që të huajt duhet të tregojnë rrugën ku duhet të ecë Shqipëria.

Minxhozi: Nano president? Nuk ka shanse; Stefani: Nano president? Nuk e meriton

Postuar në 21 Prill, 2012 04:27

Shumica e komenteve dhe opinioneve në shtypin e sotëm kishin të bënin me kandidimin e Fatos Nanos për postin e Presidentit. Binte në sy një artikull i Dritan Hilës në GSH, një shkrim i Bashkim i Muçës dhe një vështrim interesant i Arjan Vasjarit në Mapo (këtë të fundit ne po e publikojmë  tek rubrika “Op-ed”), dhe dy shkrime në të përditshmen Shqip, një i Skënder Minxhozit e tjetri i Andrea Stefanit. I pari nuk i sheh të mëdha shanset presidenciale të ish-kryeministrit e ish-kryetarit të PS-së. Në vitin 2002 e në vitin 2007 ka pasur më shumë shanse, thotë Minxhozi. Pse?

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme