Ekipi "Musk": Reformë sorosiane në gjyqësorin shqiptar. Sali Berisha, viktimë

Departamenti i Eficencës së Qeverisë në SHBA, DOGE, i drejtuar nga Elon Musk, zhvilloi sot një seancë dëgjimore lidhur me mënyrën si janë përdorur paratë e USAID-it në vende të ndryshme të botës.
Gjatë seancës dëgjimore përmendet edhe Shqipëria, lidhur me financimet në gjyqësor dhe hetimin penal për liderin e opozitës Berisha, si një formë “për t’i mbyllur gojën”.
Një tjetër raportues thotë: “Fondacioni për Shoqërinë e Hapur dhe USAID, gjithashtu financuan bashkërisht Institutin “East-West Menagment”. Mes gjërave të tjera, instituti prezantoi ndryshime në sistemin e gjykatave në Shqipëri që ndër të tjera rezultoi edhe në ndjekjen penale të liderit të opozitës Sali Berisha, për të heshtur zërin oponent të kryeministrit socialist Edi Rama”.
“Pse USAID është i përfshirë në financimin e ndryshimeve gjyqësore në Shqipëri, që rezultuan në ndjekjen penale të liderit të opozitës në Shqipëri?”, pyet një tjetër raportuese.
Min.37:
Comments
Qe berisha nuk eshte engjell
Qe berisha nuk eshte engjell kete e dine te gjithe. Po qe ia futen sa krahu, e dinin pak. Erdhi koha ta mesojne te gjithe
Add new comment