Visar Zhiti tregon vizitën e parë të Ibrahim Kodrës në Shqipëri, në vitin 1973

Postuar në 22 Prill, 2012 08:53

“Është datëlindja e piktorit Ibrahim Kodra sot, vepra e të cilit arriti lartësitë europiane. Në Galerinë e Arteve në Tiranë është hapur një ekspozitë, më e madhja dhe më e mira e tij në Atdhe, por pa atë, autorin, tashmë të larguar në amshim” – kështu e fillon një shkrim të vetin Visar Zhiti në GSH, në të cilin jep një detaj nga vizita e Kodrës për herë të parë në Shqipërinë e Enver Hoxhës, në vitin 1973. Fabula, po me fjalët e Zhitit, është kjo: “[Erdhi për vizitë] i konsideruar si piktor i rrymave dekadente borgjezo-revizioniste, pra i dyshimtë. Pa asnjë vepër, veç me mitin e tij dhe i panjohur nga publiku. Ndërmjet të tjerash, kërkoi të vizitojë burgjet. Piktori që e shoqëronte, Foto Stamo, detyrohet t’i thotë se ‘tek ne nuk ka burgje.’ ‘Po çfarë u bëni kundërshtarëve?’ – pyet Kodra. ‘I nxjerrim para kolektivit, në lagje, i kritikojmë ose u heqim nga rroga ditën e punës’. Kodra buzëqesh hidhur. ‘Po unë kam shokë nëpër burgje’, – e mbyll bisedën.”

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.