T'i gjesh telat Donaldit
Në një vizitë të kryeministrit brianik Keir Starmer në SHBA, mund të shihet një shembull i rrallë sesi politika perëndimore po përpunon maniera të posaçme për të mos cenuar humorin e Presidenti të ri të Amerikës, Donald Trump. I perceptuar gjerësisht si një njeri që preferon të lavdërohet, të flasë për gjëra që bëhen për herë të parë, ta paprecedenta, të reja, historike, Donald Trump ka imponuar kështu një protokoll të personalizuar që i ka kthyer kryeministrat në diplomatë dhe gati në sekretar oborri.
Në videon e qarkulluar të bisedës mes Starmer dhe Trump para gazetarëve, ky i fundit thotë disa fjalë për përgjithshme si “Britani një vend i mrekullueshëm”, ndërkohë që Starmer ishte kujdesur për ta surprizuar mikun e ri në Amerikë. Teksa ka shprehur vlerësimin për Trump, Starmer ka kalibaruar gjuhën: sipas tij me Trump nisi koha e paqes në Ukrainë për të shtuar se “ne shpresojmë se kjo do të jetë një paqe që zgjat, historike”.
Termi 'historik' është aty me një dozë cinizmi: sepse paqja që po imponohet si Pazar i hapur vështirë se do të zgjasë sepse nuk është e besueshme. Starmer nuk është ndalur aty. Ai ka bërë dhuratën e vërtetë të miklimit: para gazetarëve ka nxjerrë një zarf ku siç u shpreh ai ishte një letër e Mbretit për Trump.
Ky i fundit e lexoi heshturazi, u frymëzua nga fjalët e mira dhe mandej i kaloi kryeministrit britanik ta lexonte. Për çfarë bëhej fjalë? Starmer u dëshmua gati ditirambik kur u shpreh se ishte një Ftesë. Që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, me porosi të posaçme të Mbretit Trump ftohej për të afirmuar miqësinë dhe aleancën.
E pabesueshme! Një kryeministër i Britanisë merr rolin e një postieri mbretëror për të inkuadruar në presidentin e paparashikueshëm amerikan nga mania e tij për të deklaruar gjëra që bëjnë bujë pa dalë nga goja dhe sfumojnë apo ndërlikojnë mandej çdo marrëdhënie. Sesa e vërtetë është kjo e ilustron mënyra sesi Trump iu përgjigj pyetjes nëse mendonte ende se Zelenskiy ishte diktator:
Pse e kam thënë unë këtë? Nuk mendoj se e kam thënë
Vetëm sot Zelenskiy, një diktaror dy javor ishte në Shtëpinë e Bardhë për të firmosur marrëveshjen për mineralet e rralla. Pastër dhe qartë: kjo ndodh kur një pushtet shumë i madh bie në dorë të dikujt që ka zhvilluar nocione personale për shtetet dhe marrëdhëniet mes tyre. Në thelb sistemi ndërkombëtar po i afrohet përherë e më shumë një sistemi me disa monarki ku ligjëron Perandori i Shenjtë i Romës që kurorën e ka vënë si fillim në mediat sociale.
Të urojmë se në vizitën që do të zhvillojë në Britani të mos shkojë me kurorë, çka do të ishte një gjest napoleonik dhe shumë i pangjashëm me formatin e biznesmenit Trump.
s.zaimi
Comments
Kur e keni bere analizen zoteri? Ne mengjes pa lare syre?
Ke shune te drejte. Lufta duhet te vazhdoje deri ne fitore. Keshtu kam degjuar qe thone. Edhe pse nuk e di as nuk e thone ata qe flasin per fitore se c’nenkuptojne me fitore. Lufta duhet te vazhdoje derisa te vritet ukrainasi i fundit. Kete deshironi ju z. Zaimi? Trump nuk po pengon asnjeri we do te vazhdoje luften. Thote qe ne nuk do vazhdojne ta mbeshtesim nje rregjim te korruptuar qe lufte pa kuptim dhe pa fund dhe taksapaguesit amerikane nuk duan dhe nuk kane pse te paguajne per nje lufte ne Evrope per nje nga shtetet me te korruptuara ne Evrope. Zelenski, Evropa dhe z. Zaimi po kane kellqe per lufte le te vazhdojne vete me parate e tyre. Ju prsh z. Zaimi askiush nuk ju pengon te paguani mje pjese te rroges tuaj per Zelenskin apo per shopping qe ben e shoqja e Zelenskit ne Paris. Ku blen te brendshme si te Ajoles. Edhe mundesisht te rrokni pushken dhe te dilni partizan ne malet e Ukraines. Sa per lekure te holle Britania po fut ne burg njerezit per postime ne rrjete sociale. Po s’ke fan zotrote. Je shume i zene me goditjen e Trump. Nuk ke kohe te mesosh per keto.
Mendoj se shume kohe me
Mendoj se shume kohe me kushtove. Falemnderit, por nuk ishte ky qellimi.
Add new comment