A do triumfojë Partia e Kriminelëve më 11 maj?!

Në një dalje publike sot kryeministri në detyrë Edi Rama ndër të tjera tha:
Prandaj nuk duhet thjesht një fitore e PS, por një triumf e PS. Një fuqi e investuar me votën e shqiptarëve që në 11 maj nuk duhet të mendojnë të parën partinë me logon që do të zgjedhin, por të mendojnë Shqipërinë në tryezën e negociatave që duhet t’i mbyllin brenda 2027
Është gjuha e njohur e dikujt që ka dy dekada që gënjen dhe dështon të ardhmen e vendit.
Ta nisim nga fundi: çdo qeveri që do vijë do mbyllë negociatat e anëtarësimit me BE-në. Ky është një vendim politik që lidhet me konsiderata të tjera. Jo me standardet. Zoti Rama po do të vjedhë historinë duke shitur një politikë të jashtme të Unionit si sukses historik të qeverisjes së tij.
Më keq: ai do të hipotekojë anëtarësimin eventual duke injoruar faktin se marrëdhënia me Europën nis shumë para tij. Dhe ai është një vazhdues statistikor i kësaj politike.
Më tej kryeministri në detyrë thotë se:
Futja në BE është ngritja e dytë e flamurit shqiptar që i jep sovranitetit tre vlera të sigurta njëherë e mirë: lirinë individuale, barazinë para ligjit dhe standardet evropiane të bashkëjetesës demokratike
Në fakt ne na mungon llogaridhënia, kontrolli mbi qeverisjen dhe transparenca në vendimmarrje. Të tjerat i kemi. Na mungojnë këto sepse në krye janë njerëz si ky Edi Rama që i drejtohet popullit për ta gënjyer dhe fshihet kur firmos 17 VKM në një ditë apo kur ndan pasurinë.
Ne nuk dimë dhe nuk mund ta besojmë se z. Rama ka aq pasuri sa deklaron në ILDKPI. Dhe kjo ka të bëjë me një "sistem që ka korruptuar tē gjithë" dhe ndaj ka asgjësuar besimin tonë. Ne duhet të dimë nga vijnē miliardat e kullave, çfarë ekonomie kemi dhe kush e kontrollon atë. Përrallat me flamuj janë nga ato që kënaqin vanitetin e këtik dështaku që ka vite që çirret si gllarot në vapë. Ndaj pyetja shtrohet ndryshe: a do triumfojë krimi dhe hajdutëria më 11 maj?! A do certifikojë triumv real, jo matematikor Partia e Krimimelëve dhe Hajdutëve?! Jo për të fyer, por për të qenë të vërtetë me veten dhe fēmijët tanë duhet të pyesim me zë të lartë pikërisht këtë gjë.
s.zaimi
Comments
Ky i qaset njerezve si
Ky i qaset njerezve si autokrati apo mbreti sklleverve te tij. Ky vendos kush do te behet minister apo do te shkoje ne burg, Ky do te jete kryeministër, gjyqtar, avokat, prokuror, arkitekt, inxhinier e ti japë mend edhe kancelarive perendimore. Po mjafton te shohesh si e ka katandisur Shqiperine per te kuptuar megalomanibe, psikopatine dhe paaftesine e tij per te qene se paku njeri
Sy ky verem i gjate edhe
Sy ky verem i gjate edhe plaku pis i penxheres, jane kazan qe kane akumuluar vetem helm keto 35 vite per kete shtet.
Eshte politika e hegjemonizmit Amerikan qe nuk ka lene shtet pa futur pyka qysh mbas renies se komunizmit.
Mireqenia e ekonomise nuk ka garanci nga asnje pale. I gjithe parlamenti PS dhe PD eshte pronari i vetem i te gjitha shtyllave te shtetit si, industri, bujqesi, ushtri, turizem e arsimim.
Deputetet jane firmetaret dhe pronaret e te gjitha kellqeve. Nje shtet pa sindikata te pavarura per fermere dhe punetore industrie, eshte nje shtet ku e drejta civile mungon.
Tek shikon pushtin plak te penxheres kur flet sikur te jete atasheh i Trumpit, e kupton mire se keta gjakpires jane shushunja te pangopura.
Ketij kazani i kishte mbeturpa iu shtuar pervec evgjitit Llapaj edhe brumbulli tollumbac Eleni Kocaqi, gjynah qe nuk iu shtua qerosi leshverdh, vietamesi S Guri.
Ne rast se shalgjati dhe pushti plak na ushqejne me BE- izma, brumbulli Kocaqi do na ushqeje me Idhyrizma e antihelenizma.
Medet, medet per kete arnaut milet.
Add new comment