Dorëheqja e Plloçit ngacmon plagën e malcuar të Gjykatës Kushtetuese

Petrit Plloçi ka dhënë dorëheqjen si anëtar i Gjykatës kushtetuese. Në fakt, mandati i tij ka përfunduar prej një viti e gjysmë, dhe në këtë kuptim, ai ka dhënë dorëheqjen si anëtar i Gjykatës Kushtetuese ‘në pritje të tjetrit që s’dihet kur do vijë’. Vendimi i Plloçit ishte i papritur, dhe nuk del e qartë pse kjo dorëheqje erdhi pikërisht tani, pse jo më herët apo më vonë. Por motivimi është i qartë, dhe nënvizon një shqetësim që s’ka të bëjë me personin në fjalë. Përkundrazi. Në një letër që i ka lënë kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, ai thotë se tejzgjatjen pa limit të mandatit e cilëson si cënim e humbje të rëndë të legjitimitetit të institucionit ku ai bën pjesë. “Mandati mund të zgjatet për një kohë të arsyeshme, deri në ardhjen e pasardhësit, por nuk mund të zgjatet aq shumë sa të përbëjë një konsumim të një pjese substanciale të një mandati të dytë 9 vjeçar, siç po ndodh në rastin në fjalë”, ka shkruar ai në letrën, që i ka shkuar dhe kreut të shtetit.
Re.Pu.
Comments
çfare eshte kjo"malcuar",dmth
<p>çfare eshte kjo"malcuar",dmth mahisur?</p>
Add new comment