Arkiv-Lajme
Berisha për herë të tretë në “Tiranë-Elbasan”; hapet në maj
Kryeministri Berisha vizitoi sot në rrugën Tiranë-Elbasan për një tjetër inagurim. Në fakt nuk ka mbaruar tuneli, as rruga. Berisha shkoi të inagurojë nisjen e punës për ndërtimin e trasesë së rrugës. Ndoshta edhe nga afërsia gjeografike, Berisha ka bërë në fakt tre inagurime në këtë rrugë. Herën e parë shkoi për të inaguruar fillimin e punimeve në tunel (prill 2011), herën e dytë shkoi kur tuneli kishte arritur në gjysmën e punimeve (nëntor 2011), kurse herën e tretë sot, ka shkuar për inagurimin e fillimit të punimeve në trasenë e rrugës.
Festival partish në tryezën mbi reformën zgjedhore; por s’u morën vesh për asgjë
Në tryezën lidhur me reformën zgjedhore morën pjesë të gjitha partitë e vogla (mbi tryezë u panë sigla që s’i thonë ndonjë gjë të madhe shqiptarëve të apasionuar pas politikës, si PGJ, PRRL, BLD, etj, etj), por nuk morën pjesë një numër kryetarësh. Madje, edhe një pjesë e vetë partive të vogla përfaqësoheshin aty pa kryetarët e tyre. Mungonin Ilir Meta (ish Haxhinasto në këmbë të tij), Fatmir Mediu (ish Madhi për të), Neritan Ceka, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule, Kreshnik Spahiu. Mungonte dhe kryetari i Partisë Demokratike (ish Rusmali dhe një këshilltar i Berishës, që e përfaqësonin).
Kontroll pasurisë së Mediut, Imamit dhe gjashtë deputetëve
Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive do të ushtrojë një kontroll të imtësishëm të pasurisë së dy ministrave, Arben Imami dhe Fatmir Mediu deri në fund të këtij viti. Emrat e dy ministrave dolën nga shorteu i hedhur sot pranë ambienteve të këtij institucioni. Dy ministrat shoqërohen edhe nga gjashtë deputetë, një zëvendësministër dhe drejtues të lartë të administratës.
Do të fitojë ideja e një Presidenti konsensual?
Përgjatë një jave Top Channel u nis në kërkim të profilit të presidentit të ri. Fillimisht, me intervista në dy organizata jofitmprurëse, Komitetin shqiptar të Helsinkit dhe Qendrën për Nisma Ligjore Qytetare.
Në Komitetin Shqiptar të Helsinkit, ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Vjollca Meçaj tha se mazhoranca nuk mund të sillet si të dojë me institucionin më të lartë të shtetit, Institucionin e Presidentit të Republikës. Sipas zonjës Mecaj, mbivendosja e partisë mbi shtetin është partitokraci. Ajo vizatoi profilin e një kandidati të dalë nga shoqëria civile.
Zgjedhjet në Francë: Kandidati Hollande fiton raundin e parë, dhe refuzon debatin në TV
Raundi i dytë do jetë më 6 maj, dhe deri atëherë Sarkozy-ja, që ka dalë i mundur në raundin e parë, edhe mund t’ia dalë ta kthejë situatën. “Dua një ballafaqim televiziv; madje, jo një, po tre; dhe mbi tema të ndryshme, ekonominë, sigurinë kombëtare dhe rolin ndërkombëtar të Francës”, tha ai pasi dolën rezultatet e para, por përgjigja e Hollande-it është një ‘jo’ e prerë. Nuk është çudi që kjo ‘jo’ ta penalizojë disi.
Tritan Shehu, zëdhënësi de facto i PD-së
Po ndodh gjithmonë e më shpesh të lexojmë apo dëgjojmë një intervistë të Tritan Shehut, i cili duket se ka për detyrë të bëjë shpjegimin publik të aksionit politik të PD-së. Për çdo qëndrim të Berishës, Tritani ka një mbrojtje të vetën, e në këtë kuptim më shumë se sa zëdhënës i partisë duket se është zëdhënës i Berishës. Mbrojtja që bën është e thjeshtë, dhe ngrihet mbi fraza të tilla, si “ne do fitojmë në vitin 2013-n, pasi kemi Berishën”, “Berisha është mjeshtër në ndërtimin e koalicioneve fituese”, “Ilir Meta na detyrohet”, etj, etj.
Ngjarje pa precedent: Ndeshja Genoa-Siena ‘gjykohet’ nga tifozët
Në Gjenovë (Genoa) të Italisë ka ndodhur diçka që ka lënë gojëhapur gjithë opinionin futbollistik të fqinjit tonë të përtej Aadriatikut. Sot luhej ndeshja Genoa-Siena, e cila kish rëndësi për të dyja skuadrat që po luftojnë për t’i shpëtuar rënies nga kategoria më e lartë (e famshmja ‘Serie A’). Por nuk ishte dita e vendasve.
Zgjedhjet franceze: Hollande 2-3 pikë përpara; gjithçka do të luhet në raundin e dytë
Shifrat janë të qarta. Në garë janë dhjetë kandidatë, dhe pas numërimit të votave është e sigurtë që asnjëri syresh nuk do të dalë fitues, e në këtë kuptim sonte nuk zgjidhet asgjë. Fituesi do të shpallet pas raundit të dytë, dhe gjasat janë që në pallatin presidencial në bulevardin Champs-Élysées do të jetë qeraxhi o socialisti Hollande, o konservatori Sarkozy.
Lobim i fortë për një “takim” Berisha-Biden
Një burim i mirëinformuar në organizatën VATRA, na njofton se po punojnë fort që të sigurojnë praninë e z.Presidentit Joseph Biden në drekën me rastin e 100 vjetorit të kësaj organizate të komunitetit shqiptaro-amerikan.
Maks Velo: Nuk mund të kompozosh një monument pa ditur vendin ku do ngrihet
Dy arsye janë, sipas Maks Velos, që konkursi i shpallur për monumentin e pavarësisë në 100 vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar të konsiderohet jo serioz. Së pari, “afati kur u shpall nuk lejon asnjë mundësi për realizim”. Sipas Velos “duhen 2-3 vjet për të realizuar një monument të tillë; vetëm skulptorit i duhet të ketë një vit e gjysmë kohë, ndërsa në rastin tonë janë lënë në dispozicion vetëm disa muaj”. Së dyti – këtu Velo ngre një problem që e kanë ngritur dhe të tjerët – nuk është caktuar paraprakisht vendi, ku do ngrihet monumenti.