Lobim i fortë për një “takim” Berisha-Biden

Postuar në 22 Prill, 2012 11:57

Një burim i mirëinformuar në organizatën VATRA, na njofton se po punojnë fort që të sigurojnë praninë e z.Presidentit Joseph Biden në drekën me rastin e 100 vjetorit të kësaj organizate të komunitetit shqiptaro-amerikan. Në këtë drekë është ftuar edhe Berisha, i cili, nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, i dhuroi VATRËS 36 mijë dollarë për festën (tekstin e plotë të vendimit të Këshillit të Ministrave mund ta lexoni më poshtë ose ta gjeni në adresën: http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=16247).  Burimi na tha se, në qoftë se z.Presidenti amerikan vjen në drekën e VATRËS, do të realizohet edhe një takin 5-minutësh i tij me Berishën para drekës. Fushta zgjedhore presidenciale amerikane tashmë ka filluar dhe të dyja kampet, si zakonisht në SHBA, po mundohen të fitojnë zemrat dhe kuletat e votuesve të komuniteteve të ndryshme etnike, sado të vogla qofshin ato.

 

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2012, MIRATUAR PËR MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME, PËR FINANCIMIN E SHOQATËS “VATRA”, ME SELI NË SHBA, ME RASTIN E FESTIMIT TË 100 - VJETORIT TË PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SI DHE KREMTIMIT TË 100 - VJETORIT TË KRIJIMIT TË SHOQATËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10 487, datë 5.12.2011, “Për buxhetin e vitit 2012”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe të ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ministrisë së Punëve të Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2012, në programin 01120 “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, t`i shtohet fondi i përgjithshëm prej 3 640 000 ( tre milionë e gjashtëqind e dyzet mijë) lekësh, për financimin e shoqatës “Vatra”, me seli në SHBA, me rastin e festimit të 100 - Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, si dhe kremtimit të 100 - vjetorit të krijimit të shoqatës.

Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Pordhët e kapitalizmit &quot;human&quot;. Po te kishte nevoje per aq para, per te shpetuar nga vdekja nje person i semure, Qeveria &quot;demokratike&quot; e SB nuk do t&#39;i jepte. Populli po e shikon se ne kete lloj kapitalizmi, dhuratat ju jepen te pasurve dhe jo te varferve.&nbsp;</p>

Submitted by Bledi (not verified) on

<p>Po ç&#39;te keqe ka qe i jepen shoqates VATRA 36 milione leke te vjetra, or burre i dheut per te bere dy aktivitete per 100 vjetorin e pvaresise??? Po çdo gjeje do i gjejme bishta ne shqiptaret? Si ka mundesi? Per mua qeveria jo vetem Vatres, por te gjitha shoqatave te shqiptareve neper bote t&#39;u jape fonde, madje cdo vit. A e dini ju se çfare rendesie ka Vatra ne historine e Shqiperise, o Muç? Jo 30, po 300 t&#39;i jape qeveriane kete pervjetor te shtetit. Se, po mos t&#39;i kish dhene qeveria Vatres, ti me siguri do shkruaje te kunderten e kesaj qe ke shkruar, dmth qe &quot;turp, qeveria qe nuk ndihmon shoqaten Vatra&quot;. Tani, duke e nxire kete muhabet koti, ju beheni i lire ne miell e i shtrenjte ne krunde. Turp qe merrni neper goje nje çek aq te vogel e aq modest qe &nbsp;i qenka dhene nje shoqate te MADHE si ajo Vatra. E madhe, si historia e saj. Nuk ka te paguar.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.