Arkiv-Lajme

Tkurret tregu i sigurimeve, më pak shqiptarë jashtë shtetit?

Postuar në 27 Prill, 2012 06:42

Tregu i sigurimeve ka pësuar rënie të ndjeshme si tek të ardhurat e kompanive ashtu edhe tek numri i kontratave të lidhura gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, përgjegjës për mbikëqyrjen e këtij tregu raporton se gjatë periudhës janar-mars 2012, kompanitë e sigurimit realizuar rreth 1.9 miliardë lekë prime nga kontratat e sigurimit me një rënie prej rreth 15.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i kontratave ndërkohë raportohet se ra me 26 për qind.

Banka Botërore dhe Raiffeisen Bank s’po ia heqin lakun nga fyti Thesarit të Shetit

Postuar në 27 Prill, 2012 05:09

Po të shikosh të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, mund të konstatosh se, krahasuar me parashikimin, të ardhurat në buxhet për periudhën janar-mars ishin rreth 40 milionë dollarë më të ulëta. Por, edhe pse të ardhurat nuk janë realizuar, qeveria nuk ka hequr dorë nga shpenzimet e larta. Po sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, shpenzimet e përgjithshme të buxhetit ishin për tremujorin e parë rreth 44 milionë dollarë më të larta se sa ishin parashikuar.

H. Clinton do festojë me ne në nëntor? Çfarë lajmi për median e Tiranës!

Postuar në 27 Prill, 2012 04:20

Ka tri ditë që mass-media shqiptare informon shqiptarët mbi një lajm, që në thelb nuk është asgjë më shumë se sa një qokë banale që pritet të ndodhë pas disa muajsh. Është fjala për lajmin se kryeministri shqiptar ka ftuar Sekretaren amerikane të Shtetit të marrë pjesë në ceremoninë e festën shtetërore të 100 vjetorit të pavarësisë. “Hillary Clinton ka pranuar ftesën; ajo do të jetë në Tiranë më 28 nëntor”, buçasin gazetat, a thua se po lajmërojnë zbritjen e Providencës në tokë.

Një lajm që të mbush me trishtim: Ardian Klosi nuk jeton më

Postuar në 27 Prill, 2012 03:33

Më mbushën me trishtim titujt e faqeve të para të gazetave, ku njoftohej vdekja e Ardian Klosit. Më saktë, vetvrasja, e cila ka gjasa që të shihet në ditët në vijim nga gjuajtësit e scoop-it urban si një gjë për t’u ndriçuar deri në detaje, por nuk besoj se ka ndonjë gjë për t’u zhbiriluar në këtë mes. Në përgjithësi, vetvrasjet kanë më pak intrigë se sa vrasjet apo vdekjet.

Më në fund një intervistë jo e mërzitshme e Bamir Topit

Postuar në 27 Prill, 2012 02:58

Bamir Topi ka dhënë mbrëmë në Top Story intervistën më pak të mërzitshme e më interesante të jetës së vet. Si rrallë herë, tha gjëra, pickoi njerëz, dha konsiderata të drejtëpërdrejta, përkufizoi ngjarje e situata pa shumë skrupuj, etj. Sigurisht, ranë në sy disa kontradikta (përmendi si një ngjarje të zezë 14 shtatorin 1998, ndërkohë që të gjithë e dimë se atëmot ai ishte njësh me berishianët, foli për një president konsensual, ndërkohë që vetë ka dalë nga një pazar parlamentar që do të mbahet mend, etj, etj), por i kish vënë vetes për qëllim të demonstronte vendosmëri e prepotencë.

Boris Tadiç flet me gjuhë elektorale për Kosovën

Postuar në 26 Prill, 2012 14:40

Slogani ‘Kosova është zemra apo djepi i Serbisë’ pwrswritet shpesh nga nacionalistët serbë, si një pohim, mbi të cilin ngrejnë e legjitimojnë pretendimet e tyre për ta rekuperuar si një gjë që ka të bëjë me thelbin e qenies e identitetit të tyre. Kohët e fundit kanë zënë ta thonë gjithnjë e më rrallë këtë gjë; madje, politikanëve të moderuar, apo që duan të hiqen si të tillë, nuk ua nxë goja as në momente të fushatave elektorale.

Për ata që nuk e dinë se çfarë është TVSH-ja (jo Taksa e Vlerës së Shtuar)

Postuar në 26 Prill, 2012 13:17

Në fjalën që Taulant Balla ka mbajtur në Kuvend mbi veprimtarinë e TVSH-së (televizionit medemek publik) të bënte përshtypje një detaj, që ilustron tout court mënyrën se si funksionon ky television-halé në ditët e sotme. Balla kish marrë listën e lajmeve të edicioneve informative të TVSH-së për 2-3 ditë të veçanta, dhe për datën 5 nëntor 2011 kish gjetur sa më poshtë:

Lajmi i parë: Berisha ngjitet në malin e Dajtit.

Lajmi i dytë: Berisha bën takim me të rinjtë në malin e Dajtit.

Manifestime në Norvegji për të kënduar këngën e urryer nga Breiviku

Postuar në 26 Prill, 2012 11:52

Pete Seeger është një këngëtar i madh amerikan i muzikës folk, dhe mes këngësh të shumta që ka shkruar e kënduar, njëra do të mbahet mend gjatë edhe për një arsye ekstra. Është një këngë që urrehet nga Anders Behring Breivik, autori i plojës ku gjetën vdekjen 77 veprimtarë politikë. “Është nga ato këngë që bën shpëlarje trush”, thotë Breiviku për këtë këngë me titull My Rainbow Race, për të cilën ka dhe një variant norvegjez me titull Fëmijët e Ylberit (Children of the Rainbow).

Ministria e Rendit e injoron Shemsi Prençin; opozita i bëhet krah

Postuar në 26 Prill, 2012 11:07

Një zyrtar i lartë i policisë ka dhënë dorëheqjen e ka bërë një numër denoncimesh kundër njerëzve të pushtetshëm, por ministria e rendit sillet sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Janë mjaftuar të thonë se ndaj tij ka pasur një pezullim për shkaqe disiplinore në detyrën e drejtorit të policisë së Dibrës, dhe asgjë më tepër. Mirëpo, Shemsi Prençi ka vijuar dhe sot të përsërisë vendosmërinë e tij për të denoncuar e dëshmuar lidhur me çdo gjë që di. “Ndonëse më kërcënojnë me jetë”, tha ai sot për Vizion Plusin, “do të bëj publike çdo gjë”.

Bankat, tani më agresive në ekzekutimin e kolateralit

Postuar në 26 Prill, 2012 08:39

Rritja e kredive me probleme po detyron bankat dhe Bankën Qendrore si mbikëqyrëse e tregut, që të kërkojnë shtrëngim të masave për sekuestrimin e pasurisë së kreditorëve të këqij. “Mapo” hapet sot me një lajm të tillë duke shpjeguar se qeveria ka aktualisht në tryezë një projektligj të propozuar nga Banka e Shqipërisë, në të cilin kërkohet specifikisht përshpejtimi i procedurave për ekzekutimin e kolateralit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme