Arkiv-Lajme
FRD-ja përcakton pellgjet, ku do ‘peshkojë’: 1. Shtresa e mesme; 2. Rinia
Fryma e Re Demokratike ka bërë veprimtarinë e parë publike të vetën. E ka bërë në selinë e partisë, dhe nuk mund të thuhet se nuk kish interes e vëmendje. Në fjalën e Oketës ra në sy përkufizimi i partisë në terma politikë (jemi të qendrës së djathtë, tha ai), dhe përcaktimi i pjesës së shoqërisë, rrjedhimisht elektoratit, me të cilën ata duan të identifikohen më së shumti e më së pari.
Hollande do të fitojë, por premtimet e tij janë të frikshme
Këtë javë që ka hyrë do të kemi një debat televiziv midis Sarkozy-së e Hollande-it. Sipas shumë gjasave debati do të fitohet nga presidenti aktual, që është më gojëbrisk e më aftë për të demonstruar se vlen përballë kamerave televizive. Shkurt, Sarkozy është më spektakolar se sa Hollande.
Kreditë me probleme, Fullani: Bankat falin, por nuk harrojnë
Rama i dërgon letër Berishës për Presidentin
Shqiptraja.com ka botuar sot kopjen e një letre që Kryetari i PS, Edi Rama, i ka dërguar Kryetari t të PD-së, Sali Berisha, në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të Republikës (http://www.shqiptarja.com/oggetti/51888.pdf )
Policë të qarkullimit rrugor? Jo, gjobëvënës
Kudo nëpër Tiranë janë shpërndarë policë të qarkullimit rrugor. Ata i sheh në qoshe “strategjike”, rëndom disa metra larg ndonjë kryqëzimi, me makinat e motor-çikletat e tyre të parkuara shkujdesshëm buzë rrugës, dy e nga dy, tre e nga tre e në ndonjë rrethanë një duzinë, e në të gjitha rastet me bllok në dorë. Është një bllok, që në duart e tyre është prore i hapur, gati për të nënshkruar gjobën e radhës mbi kurrizin e viktimës së radhës. Nuk kuptohet se çfarë kriteresh kanë e çfarë logjike ndjekin në stopimin e makinave për kontroll. Ndoshta nuk kanë asnjë kriter.
Partia e Topit nuk quhet më e Topit; quhet FRD
Qysh sot partia e Topit nuk do të quhet më partia e Topit. Emri i saj do të jetë Fryma e Re Demokratike, ose në trajtë akronimike, FRD. Ka muaj që ka lindur një lloj pritmërie për këtë parti, por do duhet ende kohë për të parë se sa këto pritmëri kanë lidhje me situatën reale. Një gjë është e sigurtë: kjo parti po lind me një cen. Është e tëra në funksion të kryetarit të vet, që hë për hë nuk ka fuqi të sillet e të veprojë si kryetar. Por është një cen që e ka jetën të shkurtër. Ditët e Bamir Topit në Presidencë janë duke mbaruar.
Razi Brahimi rrëfen mbi Kadarenë; në fakt, mbi regjimin
Razi Brahimi nuk është menduar dy herë për t’iu përgjigjur pickimit që i kish bërë Ismail Kadareja në një intervistë të kohëve të fundit. I ka mundur kollaj skrupujt, të cilët e kanë mbajtur larg reflektorëve në periudhën postkomuniste (ndoshta s’ia ka drejtuar njeri reflektorët), dhe tek toni përbuzës i Kadaresë ka gjetur arsye për t’u bërë i gjallë; dhe të flasë për marrëdhëniet e veta me shkrimtarin.
Kandidatura e Nanos i ka bërë të gjithë ta kafshojnë gjuhën para se të flasin
Të gjithë protagonistët e politikës shqiptare, të cilët Fatos Nano i ka futur në agjendën e takimeve të veta me funksion presidencial, janë duke folur me një gjuhë dykuptimëshe. Duket se duan të lënë hapur çdo mundësi; ose janë duke pritur që situata të sqarohet ca më shumë. Numërohen me gishta politikanët që e kanë ndarë mendjen në favor të kandidaturës së tij.
Zgjedhjet në Ferizaj janë ok. Fitoi PDK-ja. Por festa është krejt e pavend
Sitet dhe agjencitë e informacionit të Kosovës kanë raportuar gjerësisht e plot zhurmë mbi zgjedhjet lokale në Ferizaj. Është një zhurmë që nuk justifikohet, pasi bëhet fjalë për zgjedhjet në një bashki të vetme. Për më tepër, pjesëmarrja në zgjedhje ishte në nivelin 30%.Në këto rrethana, janë të tepërta tam-tamet (po thuhet se në qytetin e Ferizajt kanë dalë militantët e PDK-së së Thaçit për të festuar fitoren). Në fakt, PDK-ja ka fituar qartazi më shumë se të tjerët, gati 41%. Por kujdes: janë 41% e atyre që morën pjesë në votime.
Mapo: PD-ja do ta konsiderojë Nanon si kandidat, kur ky të të mbledhë 20 firmat
Fatos Nano ka shpallur ambicien e tij për president dhe deri më tani (nga aktorët kryesorë politikë) ka takuar kryetarin e PS-së, Edi Rama dhe atë të LSI-së, Ilir Meta. Por me kryeministrin Berisha (edhe pse ky i fundit është shprehur i gatshëm për takim), Fatos Nano do të duhet të shkojë me një rezultat konkret; 20 firmat nga PS-ja që e bëjnë atë të paktën ligjërisht kandidat zyrtar për president.