Zgjedhjet në Ferizaj janë ok. Fitoi PDK-ja. Por festa është krejt e pavend

Sitet dhe agjencitë e informacionit të Kosovës kanë raportuar gjerësisht e plot zhurmë mbi zgjedhjet lokale në Ferizaj. Është një zhurmë që nuk justifikohet, pasi bëhet fjalë për zgjedhjet në një bashki të vetme. Për më tepër, pjesëmarrja në zgjedhje ishte në nivelin 30%.Në këto rrethana, janë të tepërta tam-tamet (po thuhet se në qytetin e Ferizajt kanë dalë militantët e PDK-së së Thaçit për të festuar fitoren). Në fakt, PDK-ja ka fituar qartazi më shumë se të tjerët, gati 41%. Por kujdes: janë 41% e atyre që morën pjesë në votime. Kjo do të thotë se PDK-ja ka marrë 12 mijë vota nga 95 mijë votues që janë gjithsej. Të ngresh festë mbi një shifër të tillë është pak e çuditshme. Do ish më mirë të vajtohej mbi pjesëmarrjen e ulët.
Sidoqoftë, rezultatet sips KQZ-së janë si më poshtë: Agim Aliu i PDK-së me 40.74 %, i dyti radhitet Adem Salihaj i LDK-së me 24.09%, ndërsa i treti është Faton Topalli i Vetëvendosjes me 15.96 %, pastaj Naim Ferati i AAK-së me 10.86 %, kandidati Ramadan Hasani i AKR-së 4.87%, Burim Ademi i PD-së me 2.60 %, kandidati i pavarur Rrahim Sadiku me 0.54 % dhe Ramadan Emini i LB-së 0.39 %.
Re.Pu.
Comments
Marrin shembull nga berisha
<p>Marrin shembull nga berisha edhe kur humbet nuk hap krahun , fitova thote dhe ecen ,krejt budalla.</p>
Add new comment