Rama i dërgon letër Berishës për Presidentin

Shqiptraja.com ka botuar sot kopjen e një letre që Kryetari i PS, Edi Rama, i ka dërguar Kryetari t të PD-së, Sali Berisha, në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të Republikës (http://www.shqiptarja.com/oggetti/51888.pdf )
Në këtë letër Rama i kërkon Berishës dhe të gjitha partive parlamentare të nisin dialogun për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. “Unë besoj se simbolika e 100 vjetorit të Pavarësisë, forcon përpjekjet për integrimin dhe kësisoj bën më të madhe peshën politike të disfatës apo suksesit në rastin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit”, i shkruan Rama Berishës. Ai këmbëngul se është në respekt të qytetarëve që kreu i ri i shtetit të jetë garant i Kushtetutës.
“Ju shkruaj për të ndarë me ju, drejtpërdrejt po edhe publikisht, bindjen se në frymën e Kushtetutës së Shqipërisë procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës është shumë më shumë se sa një procedurë parlamentare e radhës. Për më tepër në kontekstin e sotëm historik të Shqipërisë, që për të tretin vit radhazi synon të ngjitet në shkallën e kandidatit për Bashkimin Evropian, kjo zgjedhje kërkon një vlerësim dhe vëmendje të veçantë”.
Sipas Ramës, shqiptarët, pa dallim, presin një përgjigje pozitive nga Komisioni Evropian për aplikimin për statusin e kandidatit. “Po edhe miqtë e partnerët tanë evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po njësoj, si mbështetës të palëkundur të vendit tonë në rrugën e integrimit, nuk e dëshirojnë që aplikimi i Shqipërisë të refuzohet për të tretën herë këtë vjeshtë pasi ata sëbashku kanë bërë dhe po bëjnë gjithçka mundën që kjo të mos ndodhë”, shkruan Rama.
Më tutje Rama thotë se padyshim në radhë të parë jemi vetë ne ëprfaqësuesit politikë të shqiptarëve që duhet të bëjmë gjithçka mundemi që Komisioni Evropian të na mbështesë në ngjitjen e shkallës së parafundit për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian.
“Nuk mund të vihet në diskutim se procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës është një provim shumë i rëndësishëm për Shqipërinë drejt momentit kyç të vjeshtës së ardhshme që përkon edhe me 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Pesha e madhe simbolike e 100 vjetorit i jep një rëndësi ende më të veçantë edhe procesit të nevojshëm politike që duhet të rezultojë me zgjedhjen për President të një figurë e cila te zgjidhet në frymën e Kushtetutës”, thekson Rama.
Ai shpreh besimin se simbolika e 100 vjetorit të pavarësisë e forcon kontekstin historik të përpjekjeve për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe në njëfarë mënyre e bën më të madhe peshën e suksesit apo disfatës së politikës shqiptare në këtë vit jubilar e në këtë rast konkret të zgjedhjes së Presidentit gjithashtu.
“Me po kaq rëndësi besoj gjithashtu se është edhe për qytetarët shqiptarë, që në fund të një procesi të mundshëm gjithpërfshirës mes gjithë palëve parlamentare për zgjedhjen e kreut të shtetit, të kenë në krye të shtetit një President garant të Kushtetutës dhe të institucioneve apo të proceseve kushtetuese që lidhen me kreun e shtetit e jo një noter partiak të një pale të vetme”, vijon Rama.
Prandaj, thotë ai, në emër të Partisë Socialiste dhe të të gjithë asaj mase të madhe qytetarësh shqiptarë që Partia Socialiste përfaqëson në Kuvend, dëshiroj t’Ju ftoj me atë të kësaj letre të takohemi drejtpërdrejtë për të këmbyer pikëpamjet tona dhe për të tentuar të hapim një dialog konstruktiv mes të gjitha palëve lidhur me rëndësinë madhore të ndërtimit të një procesi të dobishëm për vendin në zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.
Letra, për dijeni, i është nisur edhe kreut të LSI, Ilir Meta, dhe drejtuesve të partive të tjera parlamentare, PR, PBDNJ, PDIU.
Re.Pu.
Comments
...të një figurë e cila në

...të një figurë e cila në frymën e Kushtetutës” ?? ku e ka fundin kjo fraze?

.....sonë simbolizon unitetin

.....sonë simbolizon unitetin kombëtar.

I paskan hyre ne koke ca mend

I paskan hyre ne koke ca mend ketij trapit. Shpresojme te fitoj edhe te tjera.

Cili eshte kuptimi i gjithe

Cili eshte kuptimi i gjithe kesaj? A nuk hoqi dore vete nga presidenti konsensual ne 2008? Ca do ky tani? Mekanizmat kushtetues per te garantuar nje institution mbipartiak jane te qarta, kerkojne shumice te theksuar. Nuk ka mekanizem qe bazohet mbi "deshire" apo "frymen" e kushtetutes?

Dialog te kete ne parlament gjate seancave, jo ne tavolina te fshehta. Aty te propozohen te gjithe kandidatet, te mbrohen, te kundershton.

Ai po flet per dialog, jo per

Ai po flet per dialog, jo per forcen e kartonave. C lidhje ka presidenti konsensual me garancite kushtetuese te institucioneve. Garancite kushtetuese as negociohen as dialogohen por zbatohen. Fakti qe presidenti mund te jete vullnet i 71 votave nuk e perjashton mundesine qe ai mund te jete akoma me mire nje president me 100 apo 140 vota, produkt i nje dialogu te gjere, real dhe kostruktiv per te cilin flet Rama. Ti thuaj a ka veshe dhe deshire (per arsyet e veta kuptohet) Berisha??!!

"Dialog", "konsensus" jane

"Dialog", "konsensus" jane terma abstrakt. Ate qe ti e pranon si dialog, une nuk e pranoj.

Qe te mos lihen ne dore te deshires se momentit te politikaneve, ata qe filluan te shkruanin kushtetuten vendosen disa mekanizma konkret. Vertet une e ti themi qe nje president i mire eshte ai me 100 apo 140 vota po nje mazhorance kudo nuk ka interes per nje gje te tille, sepse do perballen vetem me nje president qe mund ti kundershtoje. Per ata nje president me 71 vota del e mjafton.

Pikerisht qe te evitohet nje situate e tille u vendos kufiri i 84 votave. Nje kufi konkret, qe palet nuk kane ku ti shpetojne. 84 votat siguronin qe presidenti nuk do ishte vasal i mazhorances. Rama e refuzoi. Sic themi ne, te hajne mu-ne tani sepse deshte vete pushtet absolut e ju kthye kundra.

O ti shoku Albi....pse s'ben

O ti shoku Albi....pse s'ben sikur se mban mend qe edhe kur ish me 84 vota Doktori beri ( me te thena e te pathena) si donte vete...Topin ne ate mot president, e ky i fundit te parin prap Doktorin puthi...pavaresisht c'ndodhi rruges........

Edhe ne Itali...Greqi, Gjermani, presidenti zgjidhet me gjysmen + 1 por ama votohet nje emer i rakorduar qe emrr vota nga te dyja (treja, apo te gjitha) krahet.

Tung.

Po Moisiun e harruam? Edhe me

Po Moisiun e harruam?

Edhe me 84 vota Sala vujti per ta nxjerre presidentin, dhe ne fund nxorri rivalin e tij kryesor nga partia, jo nje vasal. Pra edhe ne ate rast sistemi funksionoi. Berisha nuk ka fuqi te prodhoje vota ne parlament.

Nuk e kam te qarte sistemin ne Itali e Gjermani, ku presidenti ka shume pak fuqi duhet thene, po ne Turqi vetem nje konsensual nuk eshte Gul-i. Eshte partneri kryesor i Erdogan apo jo?

p.s te sjellesh rastin e Gjermanise pastaj eshte aq e gabuar per 1001 arsye. Gjermania ka qeveri ne koalicione, pra shume te veshtira te kontrollohet pushteti nga nje dore. Ka federalizem te fuqishem, ku cdo land ka shume pushtet. Me pak fjale presidentit i ngelet shume pak per te bere sepse sistemi politik ka aq shume checks-and-balances sa nuk vuan per presidentin fare.

Add new comment