Kandidatura e Nanos i ka bërë të gjithë ta kafshojnë gjuhën para se të flasin

Të gjithë protagonistët e politikës shqiptare, të cilët Fatos Nano i ka futur në agjendën e takimeve të veta me funksion presidencial, janë duke folur me një gjuhë dykuptimëshe. Duket se duan të lënë hapur çdo mundësi; ose janë duke pritur që situata të sqarohet ca më shumë. Numërohen me gishta politikanët që e kanë ndarë mendjen në favor të kandidaturës së tij.
Me këtë gjuhë dykuptimëshe ka folur Edi Rama (aq pak sa ka folur pas takimit), Ilir Meta, Sali Berisha. Me këtë gjuhë flet sot për Mapo-n dhe kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili ka në rekordet e veta një histori miqësie me Nanon.
“Jam në dijeni të ambicjes e të lëvizjeve të Nanos. Ne jemi të hapur të takohemi me të, e me të gjithë kandidatët e tjerë. Por nuk është emri i përveçëm që na intereson. Na interesojnë cilësitë e kandidatit. Na intereson dhe qëndrimi ndaj çështjes çame”, thosh në thelb në intervistën e tij Idrizi.
Fsheh qëndrimin e vet tanimë të përcaktuar? Apo i jep kohë vetes ta përcaktojë këtë qëndrim?
Re.Pu.
Add new comment