Arkiv-Lajme

Maqedonasit pretendojnë se janë afër zbardhjes së plojës së Smillkovcit

Postuar në 01 Maj, 2012 11:13

Dikush në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë është i dhënë pas latinishtes, gjë që duket tek emri i kodifikuar i operacionit për kapjen e autorit, apo autorëve, të vrasjes së pesë perosnave, mes të cilëve katër të rinj 18-20 vjeç; që të pestë me kombësi maqedonase. Monstrum, e kanë quajtur, dhe sipas shumë gjasave, për pagëzimin e këtij operacioni duhet të jenë nisur nga lloji i krimit dhe i autorëve. Krimi në fakt ishte monstruoz.

Revista Mapo bën endorsement: Fatos Nano, kandidati [ynë] amerikan

Postuar në 01 Maj, 2012 09:02

Në kopertinën e numrit më të fundit të Mapos së përmuajshme (revistës) është fotoja e Fatos Nanos dhe titulli “Fatos Nano, kandidati amerikan”. Brenda është një intervistë e gjatë e kandidatit të vetofruar për President dhënë gazetarit Alfred Lela.

Kriza, Fullani drejton gishtin nga Bode dhe Berisha

Postuar në 01 Maj, 2012 07:09

Zhvillimet negative në ekonomi, të cilat ministri i Financave ka preferuar t’i quajë thjesht: “humbje të rrugës për rritje të qëndrueshme ekonomike”, shihen me sy ndryshe nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani i cili dha jo pak mesazhe të forta dje gjatë raportimit në Kuvend. Një pjesë e tyre duket të jenë shfajësuese, për të thënë që unë e bëra timen, por s’më dëgjuan.

Policia është e tëra gjobëvënëse

Postuar në 01 Maj, 2012 05:21

Dje bëra shënimin me titull “Policë të qarkullimit rrugor? Jo, gjobëvënës” (shih linkun: http:/www.respublica.al/artikuj/2012/4/30/police-te-qarkullimit-rrugor-jo-gjob...). Ish një shënim i bazuar tek vëzhgimet e ditëpërditshme që unë kam bërë; besoj, secili ka pasur mundësi ta bëjë këtë vëzhgim.

Media është e lirë? Freedom House nuk mendon kështu

Postuar në 01 Maj, 2012 04:29

Strategjia e Berishës në fushën e medias ka qenë e qartë qysh në krye të herës: Pushteti nuk duhet të krijojë asnjë konflfikt me gazetarët. Në këtë kuadër nxorri urdhërin për administratën: Asnjë padi për gazetarët. “Me këtë urdhër”, ka menduar, “edhe imazhin e qeverisë që nuk krruhet me shtypin e mbaj të paprekur, edhe forcën e denoncimeve të bëra nga shtypi i zhvleftësoj me idenë se mund të jenë thashetheme”.

Fryma e Re Demokratike: Jo të gjithë i përgjigjen apelit

Postuar në 01 Maj, 2012 04:11

Sa herë që kanë folur për nismëtarët e partisë së re (të pagëzuar së fundmi Fryma e Re Demokratike), gazetarët janë fokusuar tek emrat e tyre. Dje, në ditën e  prezantimit të kësaj partie, patëm rast të bënim apelin. Gazmend Oketa? Këtu. Aleksandër Biberaj? Këtu. Aleksandër Meksi? Mungon. Rexhep Uka? Mungon. Eduard Selami? Mungon. Omer Stringa? Këtu. Bamir Topi? Mungon, por është. Uka sqaroi me një prononcim për Panoramën se “gjithçka ka qenë një keqkuptim, dhe se ai nuk ka ndërmend të merret me politikë”. Të tjerët nuk janë prononcuar.

Rama flet me gjuhën e opozitës në lidhje me Presidentin. Është fjala për Ramën e LSI-së…

Postuar në 30 Prill, 2012 15:57

Në emisionin Fakt të Çim Pekës, Luan Rama i LSI-së tha se zgjedhja e një Presidenti konsensual është kthyer në një kusht të 13-të të Bashkimit Europian për dhënien Shqipërisë të statusit të vendit kandidat. Madje, ai tha se ky kusht i pashkruar i Bashkimit Europian është në fakt kushti numër një për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria. Rama i LSI-së, duke folur me gjuhën e opozitës, tha se Kushtetuta nuk e parandalon zgjedhjen e një Presidenti konsensual; përkundrazi, e inkurajon zgjedhjen e një presidenti me sa më shumë vota nga Kuvendi.

Obama bën fushatë me Bin Ladenin e vdekur; republikanët reagojnë në kor

Postuar në 30 Prill, 2012 13:55

Barack Obama nuk është se rrahu gjoksin shumë pas ekzekutimit të Bin Ladenit. Shumëkush ka pritur që ta bënte, por nuk e bëri. Është marrë vesh, se e paska lënë për tani, në fushatë. Këto ditë, skuadra elektorale e Presidentit amerikan po përpiqet të përcjellë një mesazh që nuk bie mirë në veshët e republikanëve: Do ish në gjendje Mitt Romney të bënte atë që bëri Obama, dmth të urdhëronte nisjen e atij operacioni? Më provokativja ka qenë një video që gjendet në Youtube, ku shfaqet ish-Presidenti Bill Clinton duke bërë një résumé të tillë:

Stefan Fule: Presidenti duhet të jetë i gjithë shqiptarëve

Postuar në 30 Prill, 2012 12:58

Stefan Fule vjen nesër në Tiranë, dhe do të ketë një seri takimesh pasnesër. Në një intervistë për Top-channel-in dhënë gazetares Arta Tozaj, ai shpjegon qëllimet e pritmëritë e kësaj vizite:

Ankandi i bonove, interesat nuk ulen sërish

Postuar në 30 Prill, 2012 11:56

Dje, shkruajtëm se ankandi i sotëm i bonove të thesarit do të ishte ndër të tjera një test i besimit të bankave tek aftësitë paguese të qeverisë, por edhe së pritej një pasqyrim i uljes në minimum të normës bazë të interesit për lekun (4.25%) nga Banka e Shqipërisë. (http://respublica.al/artikuj/2012/4/29/neser-ankandi-i-bonove-ne-prove-besimi-tek-qeveria).

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme