Policia është e tëra gjobëvënëse

Postuar në 01 Maj, 2012 05:21

Dje bëra shënimin me titull “Policë të qarkullimit rrugor? Jo, gjobëvënës” (shih linkun: http:/www.respublica.al/artikuj/2012/4/30/police-te-qarkullimit-rrugor-jo-gjob...). Ish një shënim i bazuar tek vëzhgimet e ditëpërditshme që unë kam bërë; besoj, secili ka pasur mundësi ta bëjë këtë vëzhgim. Sot, Shqipi njoftonte se të njëjtin vëzhgim (në sektorin, dhe nga optika, e vet) e ka bërë Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, në analizën tremujore: “Vihet re se çdo ditë ka qindra gjoba të vendosura për makinat nga patrulla e përgjithshme, ndërkohë që detyrat e tjera të tyre, duket se janë lënë mënjanë. Patrulla duhet të kryejë edhe detyrat e tjera funksionale, ose ndryshe do na duhet t’ia heqim kompetencën e vendosjes së gjobave për kundërvajtje rrugore”.

Me sa duket, gjobëvënia qënka një flamë që paska kapur të gjithë policinë. Nuk janë pra vetëm policët e qarkullimit rrugor që u qepen makinave në rrugë; qënkan dhe policët e rendit, të cilëve një dreq e di se pse u qënka njohur e drejta për të vënë gjoba. Nuk mjaftojnë policët me bllok në dorë që të fanepsen kudo nëpër rrugët e Tiranës?

M.Nano

Comments

Submitted by Tiku (not verified) on

Cdo oficer i policise duhet te kete te drejten per te vene gjoba per cdo lloj kundravajtje!!!!

Submitted by Altin21 (not verified) on

po tiku, edhe policia elektrike edhe ajo gjyqesore....

Submitted by Niku (not verified) on

Me keta palo police me shkolle e pa shkolle qe gelojne rrugeve te Shqiperise, kjo eshte me e pakta qe mund te ndodhi..

Jane bere si qete hajdutesh,, ku te te zene e ku te rrjepin.. nuk sheh ndonjerin duke te bere me shenje te largosh makinen apo te te keshilloje por vetem bertet si te jete duke ruajtur dhite "Hap krahiin.. hap krahiiin...." dhe dihet, gjoba te pret .....

Kjo ka vetem nje shkak, perqindja qe marrin ligjerisht per cdo gjobe, dhe perqindja qe marrin joligjerisht nga pjesa takuese me shefat..

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.