Arkiv-Lajme

U shkarkua se publikoi fitoren e aleatëve, ndjesa vjen 67 vjet më pas

Postuar në 05 Maj, 2012 12:44

Përfundimi i luftës së dytë botërore ishte një ngjarje aspak pozitive për një reporter të agjencisë “Associated Press”, i cili u shkarkua nga puna për lajmin e dhënë. Ironia e fatit është se shkaku i shkarkimit lidhej me dhënien e një lajmi të saktë. Bëhej fjalë për dorëzimin e ushtrisë gjermane më datë 7 maj 1945 tek forcat aleate, por këto të fundit nuk donin që lajmi të dilte më datë 7 maj, por një ditë më pas. Për këtë, Anglia kishte vënë në dijeni edhe mediet e saj për t’i dhënë mundësi Bashkimit Sovjetik që të organizonte një tjetër ceremoni fitoreje në Berlin.

Berisha i rikthehet diplomacisë së toneve të forta me Serbinë

Postuar në 05 Maj, 2012 08:26

Prej kohësh që s’mbahen mend qeveria ‘Berisha’ është dalluar për diplomacinë e toneve pajtuese e konstruktive në marrëdhëniet dy e shumë palëshe në rajon, e për këtë gjë është përshëndetur e duartrokitur nga diplomacia e fuqive të mëdha. Sot ka zgjedhur një gjuhë tjetër, teksa ka reaguar lidhur me ngjarjen në Luginën e Preshevës, ku policia serbe ka bërë bastisje e arrestime shqiptarësh në një klimë të zgjedhore.

Ngecin krejt papritur negociatat për reformën zgjedhore

Postuar në 05 Maj, 2012 06:08

Gazetat më të rëndësishme të vendit kanë informuar sot lidhur me konfliktin e papritur në Komisionin e Reformës Zgjedhore, dhe titujt, me ndonjë përjashtim kanë qenë neutralë. Një pjesë thonë në raportimet e tyre se ka ekzistuar prej një jave një draft, në të cilin dy partitë kanë rënë dakord mbi rrethanat se kur duhet të hapen kutitë e e materialeve zgjedhore, dhe u ka rezultuar që kjo marrëveshje është shkelur nga përfaqësuesit e PD-së në këtë komision. Sidoqoftë, të shumtat kishin zbardhur një debat të rrëmujshëm mes Gjiknurit, Rusmalit e Bylykbashit, e kishin bërë pak raportim.

Fatos Tarifa: Protagonizmi i ambasadorëve është dëshmi e provincializmit tonë

Postuar në 05 Maj, 2012 05:32

Në një shkrim të publikuar në Mapo, Fatos Tarifa qorton protagonizmin e ambasadorëve të huaj në Shqipëri, që ushqehet (protagonizmi) nga ne të këtushmit. Ai merr shkas për ta bërë këtë nga përpjekja për ta interpretuar kandidimin e Fatos Nnaos për postin e Presidentit si një investim amerikan. Dhe mes të tjerash thotë: “[Roli i ambasadorëve], deri më sot, është mitizuar. Për turpin, për mungesën e dinjitetit dhe jo për nderin tonë.

Azil ekonomik në Suedi, një mashtrim që na rikujton të kaluarën

Postuar në 05 Maj, 2012 04:43

Hijet e një mashtrimi të madh kanë përfshirë fshatrat e përmbytura të Shkodrës nga derdhja e HEC-eve gjatë dy viteve të shkuara, fatkeqësi e cila duket se po i ndjek sërish në një formë tjetër. Përnjëherë, banorë të fshatrave të përmbytur, por kryesisht nga Bushati, u ngritën për të shkuar në Suedi, vend në të cilin do të kërkonin azil ekonomik.

Konsensusi për zgjedhjen e presidentit sipas Alibeajt. Po sipas Berishës?

Postuar në 04 Maj, 2012 19:18

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ishte mbrëmë një ndër të ftuarit e Alfred Pezës në emisionin Debat në Vizion Plus. Tema e emisionit ishte zgjedhja e Presidentit të Republikës. Sipas atyre që tha Alibeaj gjatë debatit, i bie që, në qoftë se zgjedhja përfundon në tre raundet e parë me të paktën 84 vota, do të ishte konsensuale. Por edhe në qoftë se zgjedhja bëhet në raundin e katërt ose të pestë, me të paktën 71 vota, ajo përsëri do të ishte konsensuale. Arsyeja?

Greqia përballë dilemës

Postuar në 04 Maj, 2012 16:07

Të përcarë dhe thellësisht të revoltuar si komb, miliona grekë shkojnë të dielën drejt zgjedhjeve më të rëndësishme të historisë së tyre, qysh prej periudhës se rënies së diktaturës së vitit 1974, në një situatë tepër të madhe pasigurie dhe paqartësie politike.

Dy partitë e mëdha, PASOK dhe Demokracia e Re, që qeverisin së bashku në 6 muajt e fundit, bënë të gjitha përpjekjet gjatë periudhës së shkurtër të fushatës elektorale, të rifitojnë mbështetesit e tyre duke shtruar dilemën -Vendi duhet të qeveriset, përndryshe shkatërrohet.

Skandali ndjek skandalin, por qeveritarët heshtin

Postuar në 04 Maj, 2012 13:31

Të rinjtë e Aleancës Kuq e Zi janë të vetmit që kanë ngritur zërin kundër falsifikimit të diplomave, dukuri që u shpërfaq në mënyrë spektakolare pas lajmit me burim median italiane: i biri i Umberto Bossi-t me diplomë shqiptare të marrë në harkun e një viti. “Ky sistem arsimor i ngritur i gjithi mbi korrupsion për 22 vjet, ua ka ndërlikuar jetën të rinjve shqiptarë, ndërsa sot për turpin e tyre na nxiu faqen duke fabrikuar diploma false… .Nuk do të ndalemi deri kur ministri i Arsimit të japë dorëheqje.

Moisiu: Presidenti me konsensus, pazar politik; Më mirë të zgjidhet nga populli

Postuar në 04 Maj, 2012 11:53

Në intervistën e dhënë sot për Ora News, ish-Presidenti Alfred Moisiu dha këndvështrimin e tij në lidhje me fushatën e që ka nisur për zgjedhjen e Presidentit të ri, qëndrimin ndaj kandidaturës së Fatos Nanos, por edhe mënyrën e zgjedhjes, e cila mund të jetë edhe me votim nga populli. Sa gjasa ka kjo e fundit? Koha nuk mundëson ndërmarrjen e ndryshimeve Kushtetuese dhe përgatitjen e infrastrukturës, por një dështim në zgjedhjen e Presidentit në korrik mund t’i hapë rrugë një skenari të tillë hipotetik.

Mesazhe sarkastike të italianëve në web lidhur me Renzo Bossi-n

Postuar në 04 Maj, 2012 10:05

Ngjarja me Renzo Bossi-n të diplomuar në Shqipëri, Tiranë, në Universitetin Kristal, ka marrë dhenë, dhe siç ndodh rëndom kudo në rrethana të tilla, ka plasur gallata në web. Italianët janë të pamëshirshëm më djalin e Umberto-s. “Ka marrë diplomë në Shqiqpëri? S’do mend, atje do ta merrte. Ata janë më jugorë se jugu ynë”, thotë njëri. Tjetri ia prêt: Duke qene legist, dhe kryeqytetet i urren, diplomën do duhej ta merrte në Durrës, e jo në Tiranë”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme