Arkiv-Lajme

Vrasja e palestinezit dhe një mesazh ndaj investitorëve të huaj

Postuar në 10 Maj, 2012 04:13

Shtypi është mbushur sot me historinë e vrasjes së financierit palestinez të një fabrike çimentojë në Fushë-Krujë. Ka hamendësime për “punë” të shërbimeve të huaja, por Policia këmbëngul në versionin e një konflikti midis banorëve të zonës ku është ndërtuar fabrika dhe pronarëve të saj. Me të ndodhur ngjarja, Policia ka shoqëruar në komisariat 16 persona, të njëjtët që ishin akuzuar për shpërthime urash, shtyllash tensioni po në të njëjtën zonë me tw njëjtin objekt; fabrikën e çimentos.

Greqi: Zgjedhjet e kanë përkeqësuar situatën; po mendohet për zgjedhje të reja

Postuar në 09 Maj, 2012 15:21

Në Greqi mbretëron një tollovi e plotë politike. Sot janë disbursuar mbi katër miliardë euro nga fondet e premtuara të BE-së, por ky fakt bie pa zhurmë në mes të ujrave të kaosit. Në fillim u dorëzua i pari i Demokracisë së Re, Antonis Samaras, i cili ia riktheu Presidentit mandatin që iu dha për të kërkuar një shumicë e për të krijuar një qeveri. Sot ishte radha e leader-it të Syriza-s, partisë së dytë që është e të majtëve radikalë, por dhe ky, Aleksis Qipras, u dorëzua. Nuk gjeti dot aleatë në parlamentin shumë të fragmentuar që doli nga zgjedhjet e të dielës.

Duket se Presidenti do të zgjidhet me konsensus

Postuar në 09 Maj, 2012 14:43

Me sa duket, çështja e Presidentit të ardhshëm është futur në binarët e një diskutimi mes palëve. Deklarata e Berishës se “President do të zgjidhet një nga eksponentët e PD-së” u përket arkivave, tanimë. ‘Kandidatja’ Jozefina Topalli ka ca kohë që nuk shfaqet në publik. Me sa duket e ka fjetur mendjen se në këtë botë mund të bëhet dhe myzeqare, por jo Presidente e Republikës.

Duket se Presidenti do të zgjidhet me konsensus

Postuar në 09 Maj, 2012 12:40

Me sa duket, çështja e Presidentit të ardhshëm është futur në binarët e një diskutimi mes palëve. Deklarata e Berishës se “President do të zgjidhet një nga eksponentët e PD-së” u përket arkivave, tanimë. ‘Kandidatja’ Jozefina Topalli ka ca kohë që nuk shfaqet në publik. Me sa duket e ka fjetur mendjen se në këtë botë mund të bëhet dhe myzeqare, por jo Presidente e Republikës.

AK-ja heq paralele mes votës masive kundër partive të vjetra në Europë dhe masivitetit në tubimet e saj

Postuar në 09 Maj, 2012 12:20

Me rastin e Ditë së Europës, Aleanca Kuqezi zhilloi sot një tubim në Sheshin Demokracia të Qytetit Studenti në Tiranë. Folësit u munduan të heqin paralele mes lëvizjes studentore të dhjetorit 1990 dhe lëvizjes së tyre kuqezi, duke thënë se të rinjtë atëherë kërkuan një Shqipëri si gjithë Europa dhe ata që e premtuan këtë gjë na kanë çuar në gropa. Dhe sipas folësve, duhet një lëvizje e re rinore për të jetësuar ëndërrën e parealizuar.

Shqyrtohet padia e fëmijëve ‘Berisha’ për shpifje në ngarkim të Saimir Tahirit

Postuar në 09 Maj, 2012 11:28

Një nga proceset gjyqësore më absurde që është bërë ndonjëherë në Shqipëri është ai në ngarkim të deputetit Saimir Tahiri. Është absurd, pasi po zhvillohet mbi bazën e një padie për shpifje e fyerje të ngritur nga Argita e Shkëlzen Berisha, motër e vëlla, fëmijë të kryeministrit Berisha, të atij që s’ka lënë kundërshtar të tijin publik pa sharë, fyer, shpifur e përbaltur.

Në Maqedoni priten protesta: të premten nga shqiptarët e të shtunën nga maqedonasit

Postuar në 09 Maj, 2012 08:20

Shqiptarët po përgatisin protesta në Maqedoninë Perëndimore, dhe këtë po e bëjnë me anën e rrjeteve sociale. Të premten do të grumbullohen në të gjitha qytetet kryesore ku banojnë shqiptarë, duke filluar me Shkupin, Tetovën, Gostivarin, Kumanovën, Strugën, Dibrën, Kërçovën, etj. “Stop proceseve të montuara”, ky do të jetë slogani i protestës.

Por një ditë më pas, do të jenë maqedonasit që do të bëjnë protestën e tyre. Organizimi është me të njëjtat mjete e resurse: secili po lajmëron secilin në facebook. Slogani i tyre është “të protestojmë para qeverisë”.

Shekulli faqoset, dërgohet në shtypshkronjë, .... dhe në mëngjes del gazetë tjetër

Postuar në 09 Maj, 2012 05:48

Para tri ditësh, gazetarët e Shekullit kanë shtënë në dorë një video, ku duket një gjyqtar i Republikës që është duke ushtruar dhunë mbi një avokate në një nga gjykatat e rretheve. Dhe kanë bërë gati lajmin për të nesërmen. Burimi ynë na thotë se gjithçka ka rrjedhur normalisht, dmth raportimi është shkruar, është rënë dakord që titulli kryesor i gazetës të ketë lidhje me këtë lajm, është bërë faqosja, janë dërguar faqet në shtypshkronjë, dhe …. ok, gjumë të ëmbël, shihemi në të gdhirë.

I ungji i Aleks Nikës: E dënojmë aleancën e Ramës me Metës

Postuar në 09 Maj, 2012 04:49

E përditshmja Panorama i ka marrë një intervistë avokatit Mark Nika, të ungjit të Aleks Nikës që mbeti i vrarë në bulevard më 21 janar 2011 nga plumbat e Gardës së Republikës. Intervista vërtitet rreth një teme, riafrimit të Ramës me Metën, gjë që duket nga dy takimet që kanë bërë së fundmi (njëri publik e tjetri privat). Mark Nika nuk e sheh me sy të mirë këtë riafrim. “Një aleancë të tillë ne e dënojmë dhe e denoncojmë”, thotë ai në fillim të bisedës me gazetaren Elisabeta Ilnica. Dhe pak më poshtë tregohet më i qartë: “Tragjedia e 21 janarit e ka të gjithë zanafillën tek Meta.

Dule: Këtu flitet vetëm për krizën greke, po ne e dimë sa keq jemi?

Postuar në 09 Maj, 2012 03:56

Gjatë intervistës së mbrëmshme, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule foli ndër të tjera në lidhje me situatën e rënduar ekonomike që po kalon vendi, për të cilën të zotët e punës që janë qeveritarët, vetëm tani kanë filluar të belbëzojnë me gjysmë zëri, ndërsa vijojnë të trumpetojnë se vendi ka rritjen ekonomike më të lartë në rajon dhe papunësinë më të ulët.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme