Duket se Presidenti do të zgjidhet me konsensus

Me sa duket, çështja e Presidentit të ardhshëm është futur në binarët e një diskutimi mes palëve. Deklarata e Berishës se “President do të zgjidhet një nga eksponentët e PD-së” u përket arkivave, tanimë. ‘Kandidatja’ Jozefina Topalli ka ca kohë që nuk shfaqet në publik. Me sa duket e ka fjetur mendjen se në këtë botë mund të bëhet dhe myzeqare, por jo Presidente e Republikës.
Kjo kthesë ka ardhur prej presionit të fortë mediatik këtu brenda, prej qëndrimit të Ilir Metës kundër një “presidenti të PD-së”, prej flirt-it Rama-Meta të ditëve të fundit, dhe në fund prej presionit ndërkombëtar, që si terminal shfryrjeje ka ambasadorët e akredituar në Tiranë. Të tre ambasadorët kryesorë (SHBA, BE, OSBE) kanë kohë që i mëshojnë idesë, se presidenti “duhet të zgjidhet në respekt të frymës së kushtetutës”. Ky presion u përforcua para ca ditësh dhe nga Stefan Fule, i cili e vuri si kusht të integrimit në BE zgjedhjen e një presidenti konsensual. Ndërsa dy ditët e fundit, ambasadori amerikan po këndon të njëjtin avaz: Presidenti duhet të jetë simbol i unitetit kombëtar. Dhe duket se ai vetë është siguruar tanimë, se “vendimi nuk do të merret nga një person i vetëm” (fraza në thonjëza është marrë nga shqiptarja.com). Duhet të dijë diçka përderisa është kaq i sigurtë.
M.N.
Comments
Fatos Nano behet President

Fatos Nano behet President sipas gjasave sepse ai eshte shfaqur deri tani si politikani i karrieres dhe me konsensuali i mundshem per partite qe dhe vendosin numrat ne parlament. Nuk shofim te tjere kandidatura deri tani. Sa per Nanon, per mendimin tim nuk e shikoj si konsensual, perkundrazi ai nuk e haron kohen e burgut. Te shohim e te presim deri ne dt.23-24 Maj.

Ne qofte se sali Berisha, qe

Ne qofte se sali Berisha, qe ka deklaruar se: "PRESIDENTI do te dale nga maxhoranca" - do tu leshoje pe Edi Rames dhe Ilir Metes - duke ju dhene Fatos Nanon si President - atehere Sali Berisha do te humbasi menjehere pushtetin. Nuk ja harron kurr Fatos Nano - 4 vjet burg Sales. Dhe kesisoj - Fatosi nuk mund te jete kurr "konsensual" - ai do te marr hak dhe do te zhduki Salen nga skena politike sebashku me Ilir Meten.

Meta duhet ta dije mire se ai do te shkoje per lesh (nga ana politike) ne qofte se lejon qe Nano te vije President - sepse gjithashtu Nano nuk ja fal Metes lojen e tij qe e nxorri nga politika keto 7 vjetet e fundit.

Ne jetojme ne Shqiperi dhe jone Zvicerr - gjaku ne Shqiperi nuk behet kurr uje - dhe kesisoj ne kurr nuk harrojme dhe kurr nuk falim !

"Ne jetojme ne Shqiperi dhe

"Ne jetojme ne Shqiperi dhe jo ne Zvicerr - gjaku ne Shqiperi nuk behet kurr uje - dhe kesisoj ne kurr nuk harrojme dhe kurr nuk falim !"

Pikerisht se jetojme me perralla te tilla,gjendja ne Shqiperi eshte e tille.

Edhe ate qe duhet te perfaqsoje,sipas kushtetutes,unitetin e popullit nuk jemi ne gjendje ta zgjedhim vete,por duhet ta zgjedhin te tjeret,ne rastin konkret,ata qe e kane prure Shqiperine ne kete gjendje.

Ata qe nuk jane te zotet te pregatisin nje program per rimekembjen e e vendit,ata qe kane ide,por qe jane ide qe shfrytezohen vetem per interesin personal.

Ne jemi programuar per te qene te tille,te paafte per te ndertuar fatin tone,te programuar per te qene te veçant ne çdo gje,per te qene gjithmon te fundit ne çdo liste.

Ju kujtohet ajo kenga labe , Dampe,dampe: Bije barinjsh kemi qene,kemi rritur dhi e dhene.....................,prandaj kudo ku paraqitemi vijme vetem ere bajgash,edhe ata qe pretendojne se jetojne ne kushte me te mira eren e bajgave e kane ne gjak.

Jemi bere si "indianet e Amerikes",per çdo gje,duhet te vendosin te tjeret per ne.

Asnje lufte, asnjehere, nuk fitohet apo behet nga disa njerez.Shqiperia ka nevoje te pastrohet nga nje dysheme e papaster gjithe zhul,ka nevoje te pastrohet per t'u kthyer ne shkelqimin origjinal.

Njerezit ne Shqiperi jane trasformuar si puna e asaj bretkoses ne nje kove me uje,edhe pse temperatura e ujit rritet,ajo e mesuar qe t'i pershtatet kushteve,nuk mendon qe te kercej jasht koves, deri sa ngordh.

Profeti i myslimaneve i ka mesuar njerezit qe te rrojne me iluzione.Akoma vazhdojme te jemi "shkemb graniti mbi brigjet e adriatikut."

Ne kete situate nje gje del shume qarte: Sa shtrese e holle eshte suvaja e civilizimit demokratik dhe me çfare shpejtesie te madhe nje shoqeri e krijuar prej brezash mund te shkoqet.

Ne nje shpelle te erret,çdo njeri shikon perpara nepermjet kandilit te tij,kur sheh nje drite tjeter mendon se ka gjetur daljen per ne drite,por e kupton shpejt se eshte kandili i tjetrit.

Nje ishull marrezie ne nje det çmendurie,ku nuk merret me seriozitet as politika,as jeta,ku ka njerez qe bejne ç'eshte e mundur per te jetuar dhe ku ka njerez qe bejne ç'eshte e mundur per te masakruar.

Presidenti i sherben unitetit te popullit,duhet te jete uniteti i popullit,neni 86 ,pika 1 e Kushtetutes dhe kete president duhet ta zgjedhi sovrani popull.

Add new comment