Arkiv-Lajme

Eliza Dushku gjatë vizitës së fundit: Dua të bëj një Master Class në 'Kristal'

Postuar në 13 Maj, 2012 06:04

Me siguri nuk ju ka rënë në sy që aktorja e Hollywood-it me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, gjatë tour-it së saj të fundit në Shqipëri, ka qenë për një vizitë edhe në Universitetin Kristal. E pse do duhej t’na binte në sy? Atëmot ky universitet nuk ish në qendër të vëmendjes mediatike. Shqiptarja.com sjell thelbin e raportimit të asaj vizite në shtypin e Tiranës. Nuk dihet pse ka shkuar atje, e jo në një universitet tjetër, por dihet çfarë ajo ka thënë: “Jam shumë e gëzuar që e mbyll vizitën time në një universitet.

Greqi, negociatat e fundit; pastaj ...

Postuar në 13 Maj, 2012 06:02

Presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias, do të takohet me krerët politikë të tre partive kryesore, në një përpjekje të fundit për të formuar një qeveri koalicioni dhe shmangur kështu zgjedhjet e parakohshme.

Zyrtarë të lartë që bëjnë pedagogun? Është ok, nëse s’ka konflikt interesi

Postuar në 13 Maj, 2012 05:21

E përditshmja shqiptarja.com, që vijon ta ketë në fokus dukurinë Kristal, jepte sot emrat e zyrtarëve apo vip-ave të punësuar në “universitetin e Renzo Bossi-t”. Binte në sy emri i Nora Malajt, që është dhe zv.ministre e arsimit, (në të njëjtën faqe publikohej një përgënjeshtrim i këtij fakti; përgënjeshtrimin e bënte Universiteti, jo Malaj!!!), dhe emri i vajzës, dhe i dhëndërrit të Berishës.

Revista Time provokon me kopertinën e vet; dhe sjell diskutime

Postuar në 13 Maj, 2012 03:18

Revista e famshme Time ka dalë në numrin e saj të fundit me një foto provokuese, ku tregohet një mamá e re që po ushqen të birin në një situatë jo fort tipike. Nëna e re është veshur me pantallona të ngushta, me një kanotiere të zezë, me njërin gji të zbuluar, dhe me vështrimin ‘e paturpshëm’ nga kamera. Ndërsa i biri, ka vënë gojën në gjirin e nënës, dhe vështrimin e mban gjithashtu nga kamera; por vështrimin e ka të hutuar (gruaja që ka pozuar, 26 vjeçarja Jamie Lynne Grumet, është vërtet me të birin në këtë foto).

Takimi Rama-Meta ka tronditur socialistët e ka futur në panik maxhorancën

Postuar në 12 Maj, 2012 14:28

Dy janë reagimet bazë pas takimit të bujshëm Rama-Meta. Socialistët në veçanti e opozitarët në përgjithësi janë të shushatur; një pjesë janë dhe të tronditur, gjë që vihet re edhe nga ajo që shkruhet nëpër gazeta, por edhe nga ajo që shkruhet nëpër blogje e rrjete sociale. Një sondazh që ne kemi nxjerrë në respublica nuk është aspak pretencioz (afërmendsh, nuk ka se si të jetë), por shifrat të ngacmojnë.

Alfred Lela: Të bisedosh me Kadarenë është si të lexosh një nga librat e tij

Postuar në 12 Maj, 2012 11:21

Gazetari i Mapos, Alfred Lela, e ka takuar Ismail Kadarenë për herë të parë, dhe shkruan mes të tjerash: “.... E takoj shkrimtarin në një bar të preferuar të tij. I tutem idesë se mund të jetë zhgënjyes. Një orë e ca më vonë e kuptoj se biseda ishte si të lexuarit e një prej librave të tij. Ka një humor të errët, të njëjtë me groteskun e romaneve. Është i kthjellët dhe i thellë si një burrë i shkëlqyer, e hokatar si një fëmijë që s’druhet para asgjëje.

Opinionistët ‘të intriguar nga intriga’ e takimit Rama-Meta

Postuar në 12 Maj, 2012 08:57

“Takimi Rama-Meta është vërtet shumë i vështirë për t’u komentuar. Do ta quaja një sfidë për opinionistët, madje do të kisha çelur konkurs për të dhënë çmim për komentin më të goditur.”, kështu e niste Fatos Lubonja një shkrim të tijin të publikuar në Panorama. Dhe konkursi ‘është hapur’. Në çdo gazetë të sotme kish të paktën një shkrim mbi këtë argument. Në GSH binte në sy një shkrim i Erion Tases që nënvizonte qysh në titull “garancitë e munguara të kthesës së LSI-së”, dhe një shkrim i Dritan Hilës që e denonconte këtë aleancë të re Rama-Meta.

Meta: Unë president? -Kam edhe 30 vjet kohë ta shqyrtoj

Postuar në 12 Maj, 2012 07:21

Kreu i LSI-së doli vetë sot para mediave, pas hamendësimeve se mund të ishte kandidat për president pas konferencës për shtyp të Sekretarit të LSI-së, Luan Rama dje pasdite.

Ambasadori holandez jep identikitin e Presidentit të ardhshëm

Postuar në 12 Maj, 2012 06:07

Një nga rastet e rralla, kur diplomacia perëndimore nuk ka asnjë të çarë apo kontrast lidhur me zhvillimet shqiptare, është ky i zgjedhjes së pasuesit të Bamir Topit. Nuk ka qoftë dhe një person të vetëm që të mbështesë pozicionin e Berishës për një “president kushtetues”, dmth për një president të PD-së (as Joseph Dahl nuk është ndjerë këto kohë).

Ambasadori holandez jep identikitin e Presidentit të ardhshëm

Postuar në 12 Maj, 2012 04:31

Një nga rastet e rralla, kur diplomacia perëndimore nuk ka asnjë të çarë apo kontrast lidhur me zhvillimet shqiptare, është ky i zgjedhjes së pasuesit të Bamir Topit. Nuk ka qoftë dhe një person të vetëm që të mbështesë pozicionin e Berishës për një “president kushtetues”, dmth për një president të PD-së (as Joseph Dahl nuk është ndjerë këto kohë).

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme