Greqi, negociatat e fundit; pastaj ...

Presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias, do të takohet me krerët politikë të tre partive kryesore, në një përpjekje të fundit për të formuar një qeveri koalicioni dhe shmangur kështu zgjedhjet e parakohshme.
Të tre forcat politike të renditura të parat në zgjedhje, konservatorët e Demokracisë së Re, të majtët Syriza-s dhe socialistët e Pasok-ut, kanë dështuar në tentativat e tyre për të formuar një qeveri. Në zgjedhjet e zhvilluara në datën 6 maj, grekët ndëshkuan me votë dy partitë kryesore në vend, të konsideruara përgjegjëse për krizën e thellë në të cilën është përfshirë vendi. Megjithatë, sondazhet tregojnë se nëse vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, partitë ekstremiste që kundërshtojnë marrëveshjen me BE-në për huatë e marra do të fitojnë shumë më tepër vota, duke kërcënuar daljen e vendit nga Eurozona dhe Bashkimi Europian. Bankierët kryesorë të kontinentit kanë nisur tashmë të bisedojnë hapur mundësinë e largimit të Athinës zyrtare nga blloku i monedhës së përbashkët.
Në një komunikatë për shtyp të zyrës së presidentit Papoulias, mësohej se ai ka caktuar tre takime të ndryshme me liderat e tre partive kryesorë në vend, me Antonis Samaras të Demokracisë së Re, me Alexis Tsipras të Syriza-s dhe me udhëheqësin e Pasok-ut, Evangelos Venizelos.
Secila prej këtyre forcave politike ka dështuar në krijimin e një koalicioni me parti të tjera më të vogla, e kështu e vetmja shpresë për krijimin e një qeverie që do të shmangte zgjedhjet e parakohshme është një koalicion midis tyre, pavarësisht se përfaqësojnë tre krahë të kundërt dhe konfliktualë midis tyre në politikën greke.
Top-channel
Comments
kjo verteton qe jane thjesht
<p>kjo verteton qe jane thjesht komb gabelsh dhe nuk kane lidhje fare me Greqine e lashte</p>
Add new comment