Opinionistët ‘të intriguar nga intriga’ e takimit Rama-Meta

“Takimi Rama-Meta është vërtet shumë i vështirë për t’u komentuar. Do ta quaja një sfidë për opinionistët, madje do të kisha çelur konkurs për të dhënë çmim për komentin më të goditur.”, kështu e niste Fatos Lubonja një shkrim të tijin të publikuar në Panorama. Dhe konkursi ‘është hapur’. Në çdo gazetë të sotme kish të paktën një shkrim mbi këtë argument. Në GSH binte në sy një shkrim i Erion Tases që nënvizonte qysh në titull “garancitë e munguara të kthesës së LSI-së”, dhe një shkrim i Dritan Hilës që e denonconte këtë aleancë të re Rama-Meta. Në Mapo ish një shkrim i Zhejit, ku ky i fundit e sheh si të kuptueshme qëndrimin e Metës ndaj çështjes presidenciale, dhe aleancën Rama-Meta në këtë funksion. Poli Hoxha e shihte afrimin e Metës tek Rama si një lëvizje të të parit për t’u bërë President vetë. Ndërsa Skënder Minxhozi e sintetizon lëvizjen e Ramës, që afrohet ‘në mënyrë karikaturale’ me Metën, si kthim të të parit në binarët e pragmatizmit, dhe si një armatosje të opozitës me armët e huazuara nga maxhoranca.
Të tjera shkrime do ketë nesër, pasnesër, e kështu me radhë.
Re.Pu.
Comments
Të tjera shkrime do ketë

Të tjera shkrime do ketë nesër, pasnesër, e kështu me radhë.

Gazetat duhen mbushur,ç'te bejme,na zuri kjo pune!

"Takimi Rama-Meta është vërtet shumë i vështirë për t’u komentuar. Do ta quaja një sfidë për opinionistët, madje do të kisha çelur konkurs për të dhënë çmim për komentin më të goditur.” Fatos Lubonja.

Ta jap une pergjigjen me dy fjale : Takimi i Shtrigave te Salemit.

Po pregatisin vrasjen e Shqiperise.

Do ti japin Shqiperise nje tjeter president kukull,edhe pse pjesmarja ne krim e te huajve duket e pashmanngshme.

Nje aleance Rama Meta, do te

Nje aleance Rama Meta, do te ish fundi politik i Ed Rames dhe katastrofa e ardhsme shkatrimtare e PSse. Meta eshte nje kufome politike dhe nje aleance me Rames do ish nje serum per LSI qe eshte nje klan hajdutesh qe spo lene gje pa vjedhur ndofta me shume se PDja. Urojme qe Rama te mos bej nje cmenduri te rradhes( sic beri ndryshimine kushtetutes) . Ne te kundert Gjinushi, Milo dhe Ngjela kane per te detyre urgjente te dalin nga koalicioni me Ramen, te rigrupojne nje opozite te vertete.

Eshte vertet tejet e veshtire

Eshte vertet tejet e veshtire te japesh nje opinion te prerere dhe te sakte per kete takim. Rama ka rrezikuar shume integritetin e tij dhe te PS-se me me kete levizje. Sidomos ne rast se nuk jep rezultat. Por ai nuk kishte rruge tjeter. Berisha me Meten i kane te gjitha mundesite te zgjedhin presidentin qe u pelqen. Qe do te thote qe Berisha mer edhe keshtjellen e fundit qe i kishte mbetur per ta vene perfundimisht Shqiperine nen kembe. Atehere çfare te bente Rama?! Por nota perfundmtare do te jepet nese nga ky takim do te dale diçka ose jo. Te presim deri atehere dhe te mos nxitohemi ne konkluzione.

Shyqyr qe u zbulua nje

Shyqyr qe u zbulua nje 'miniere' e re me 'lesh' ku ka per te tjerrur, per te thurrur e shthurrur per kiamet! Helbete , gazetat duan mbushur dhe mileti eshte i uritur per te ngrene! A nuk jane rritur tirazhet e printuara ?! ( Nuk e kam fjalen per stoqet e rikthyera nga tregu...)

Cdo dite e me shume behet e

Cdo dite e me shume behet e qarte qe duhet te kete drejtuese te kampeve te tjera politike ku mos te bejne pjese PD-PS-LSI-PR.Edhe pse jam Socialiste dhe jam rritur me ate fryme nuk do e votoje me PS sa te jete Rama kryetare.Me mire AKZ sesa keta plerat qe skan as turpe dhe as moral.Edi eshte bere si ai qeni qe vetem leh dhe ste kafshone.Iliri eshte per ne burge dhe nese do te ishim nje shtete demokrate dhe me pavaresi institucionale prokuroria do te kerkonte burge edhe per ata qe shoqeroheshin me krye hajdutin Ilir.

Add new comment