Arkiv-Lajme
Dështoi Teatri ynë Kombëtar në skenën e Globe-it? Asqeriu: Ishte shfaqje e shkëlqyer
Teatri ynë kombëtar ishte një nga 37 trupat teatrore të ftuara për të marrë pjesë në Festivalin njëjavor ‘Globe to Globe’ e për të luajtur në skenën e Teatrit ‘Globe’ të Londrës (shihni foton) 37 drama të Shakespeare-it në 37 gjuhë të ndryshme. Morëm pjesë me dramën trilogjike Henriku VI, me pjesën e dytë (pjesa e parë e së njëjtës dramë është luajtur nga teatri kombëtar i Beogradit, dhe e treta nga një trupë teatrore e Manastirit të Maqedonisë).
Tavo: Jo zgjedhje të parakohshme, por LSI-ja këmbëngul për një president konsensual
Në emisionin e mbrëmshëm Pro & Kundër në Ora News, Vangjel Tavo, Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe deputet i LSI-së, deklaroi se zgjedhjet e parakohshme do ta dëmtonin shansin e Shqipërisë për të marrë këtë vit statusin e vendit kandidat për në BE. Zgjedhjet e parakohshme, sipas kushtetutës, zhvillohen 45 ditë pas raundit të 5-të të votimit për Presidentin e Republikës, në qoftë se asnjë kandidat nuk merr dot të paktën 71 vota në Kuvendin e Shqipërisë.
Skandali i Kristalit: Malaj versus Kikia
Nora Malaj, zv.ministre e arsimit, në fillim e ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar më së pari nga gazeta online Idea mbi dypunësimin e saj, dhe sot i ka dërguar një letër të hapur drejtorit të kësaj gazete, Mentor Kikias. Lajmi mbi dypunësimin e Malajt ish marrë në faqen web të Ministrisë së Arsimit, ku CV-ja e Malajt figuronte e papërditësuar; dhe prandaj, kjo e fundit ka bërë përgënjeshtrimin (figuronte se ish dhe shefe departamenti në Universitetin Kristal).
Brenda opozitës e PS-së ka rezerva lidhur me riafrimin PS-LSI
Duket se brenda PS-së ka, ndonëse jo të shprehura fort e qartazi, rezerva lidhur me qasjen e re ndaj LSI-së e ndaj Ilir Metës. Ka që janë publikisht pro takimeve Rama-Meta (Ruçi, Blushi, etj), por ka dhe të tjerë që kanë kritika, dyshime e paqartësira (shtypi i djeshëm fliste për një debat të bërë në kryesinë e PS-së lidhur me këtë çështje).
Lunaçek: Veriu është nën hyqmin e Prishtinës, por kujdes me përdorimin e forcës
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek (është politikane austriake; e meqë jemi në një valë manifestimesh të komunitetit LGBT, është dhe lezbike) ka dhënë një intervistë për Radio Kosovën. Lunaçek njihet për dashamirësinë e saj ndaj kauzës kosovare, dhe prandaj opinionet e saj ndiqen me simpati nga shqiptarët. Këtë herë ajo flet për situatën në veri. “Për mua është e rëndësishme që Qeveria e Kosovës t’ua shtrijë dorën serbëve në veri, mirëpo më e rëndësishmja është që të nisë procesi dhe në këtë mes Beogradi nuk është i nevojshëm.
Një fatwa në adresë të Shahin Naxhafit, rapper-it gjermano-iranian
Shahin Naxhafi është një rapper me origjinë iraniane, që jeton si mërgimtar në Këln të Gjermanisë. Ai ka jetuar deri më sot si çdo rapper, dhe me siguri s’ia ka marrë mendja se do vinte një ditë që të jetonte i rrethuar nga nje eskortë policësh. E mbrojnë nga çfarë? Një ajatollah i Iranit ka nxjerrë një fatwa në adresë të tij, dmth një dekret a verdikt fetar, dhe atë fatwa e kanë pasuar shumë kërcënime me vdekje. Është caktuar dhe një ‘honorar’ për kokën e tij. Kush e vret, shpërblehet me 100 mijë dollarë amerikanë.
Umberto Bossi fundoset për fare: Hetimi është direkt mbi të
"Unë dua një parti të bashkuar, të fortë, të gjallë, një parti që di të fokusohet në gjërat që duhen bërë, e jo në larje hesapesh të brendshme; dua një parti që ka projekte qeverisëse, e që di t’u japë përgjigje shqetësimeve të vërteta të njerëzve; dua një parti të hapur për të rinjtë, e të kyçur për të korruptuarit e sharlatanët”. Këto fjalë janë të Roberto Maronit, politikanit që ka shprehur ambicjen ( e që ka të gjitha shanset) për të marrë kreun e partisë Lega Nord.
Gjergj Bojaxhi & co. pranë ngritjes së flamurit shqiptar në majën Everest, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë
Shoqata Dajti Alpino-Turistik njoftonte sot se një ekip alpinistësh i saj, pjesë e të cilit është edhe Gjergj Bojaxhi, po bën përgatitjet e fundit për t’u ngjitur në majën Everest (8.848 m), më të lartën në botë.
Ekipi i alpinistëve ka qënë stacionuar dy herë në Kampin Bazë të Përparuar, në lartësinë 6.400 metra. Prej këtu ekipi i është nënshtruar në të dy herët procesit të aklimatizimit.
Herën e parë ekipi është ngjitur deri në lartësinë 6.800 metra dhe jo më lart për arësye të kushteve të motit të papërshtatshëm.
Zgjedhjet greke do të mbahen më 17 qershor; ndër kohë grekët po emigrojnë
Zgjedhjet greke do të mbahen, siç pritej, më 17 qershor, pra pas një muaji. Presidenti Papulias donte që të linte në postin e kryeministrit këtë që është, Papademosin, por Aleksis Tsipras, i pari i partisë së dytë, e ka refuzuar një version të tillë. Dhe prandaj është marrë vendimi që qeverinë ad interim ta drejtojë një jurist, Panajotis Pikramenos.
Pse është bllokuar reforma zgjedhore?
Reforma zgjedhore ka ngecur në kompozimin e KQZ-së, në kërkesën për të hetuar kutitë, sa herë që ka dyshime për to nga palët dhe në çështjen e numërimit elektronik. Pse? Komentatori i shqiptares.com, Enton Abilekaj ka një shpjegim të vetin. Ja çfarë thotë ai në një shkrim të tijin të publikuar sot: “Berisha, ashtu si në refuzimin dyvjeçar për hapjen e kutive, kërkon t’i japë garanci [anëtarëve të] ushtrisë elektorale që nuk do të preken.