Arkiv-Lajme
Berisha e Thaçi shpikin një ngjarje të madhe historike
Miratimi e publikimi i një abetareje të përbashkët për Shqipërinë e Kosovën është shndërruar në një festë të shpifur propagandistike. Berisha ka vrapuar dhe e ka mbajtur frymën në Prizren, ku është organizuar ‘qoka’. Atje është takuar me dinjitarët e lartë të Kosovës, mes të cilëve Thaçin, dhe ia kanë nisur harbimit, ku binin në sy fjalime të ndërkryerish. Thaçi tha se “sot është një arritje historike, pasi në vitin jubilar të 100-vjetorit të pavarësisë po promovohet abetarja e përbashkët. Kjo është abetare e lirisë, është abetare e Kosovës dhe Shqipërisë europiane”.
Henri Çili kolegëve: Mos digjni të njomin me të thatin!
Në pikun e bujës e të debatit publik rreth Universitetit Kristal, Henri Çili bën një letër të hapur që ua adreson në radhë të parë një numri kolegësh të vetë, me të cilët ka pasur një histori bashkëpunimi në fushën akademike, të botimit e të sponsorizimit, e nga të cilët ka pritur – kjo gjë del nga shkrimi – që t’mos japin gjykime për gjithë stivën nisur veç nga një dru i shtrembët (në fakt, nuk duket se ka pasur sulme të tilla en block, duke përjashtuar një mesazh jo fort të qartë të kreut të opozitës).
Akuza kuturú e Ramës dhe përgjigjja e paqartë e Hazir Gashit
PS-ja, saktësisht Edi Rama, foli për presionet korruptive të maxhorancës të bërë mbi dy deputetë të saj me synimin për t’u blerë votën presidenciale. Denoncimi ish, në fakt, kuturu, krejt i padokumentuar dhe i paprovueshëm, pa emra të njerëzve nën presion apo të njerëzve që kanë bërë presion, e në këtë kuptim e gjithë kjo nuk la shije të mirë.
Republikanët në ‘luftë për jetë a vdekje’ me rivalin Barack Hussein Obama
Në shtator do të jetë Konventa e demokratëve amerikanë, ku do të rikonfirmohet mbështetja për kandidatin e tyre presidencial, Barack Obama.
Greqi: Pesë miliardë euro janë tërhequr nga bankat brenda dy javësh
"Familja ime ka transferuar nja 20 mijë euro në numrat e llogarisë së motrës që banon në Zvicër”, thotë një grek, që banon në Bruksel e që një pjesë kursimesh i ka në bankat greke (sipas sitit euobserver.com). Kjo punë po shndërrohet në një flamë. Shumë grekë të tjerë po transferojnë paratë e tyre nga bankat greke në banka të huaja, ose po i marrin nga bankat (kur mundin).
Muzika në zi: Sot vdiq Donna Summer
Ka vdekur Donna Summer, kant-autorja amerikane e emërtuar si ‘Mbretëresha e Diskove” (ajo arriti kulmin e suksesit në vitet ‘970, kur diskot zunë të bëheshin një dukuri kulturore). Ka mbyllur sytë në Florida, në moshën 63 vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë (kancer). Donna Summer, e lindur nën emrin LaDonna Adrian Gaines, ka qenë shumë e dashur për shqiptarët në kohën kur zuri të bëhej e suksesshme.
Kakome: Kanë blerë tokën me legalizim jashtë ligjit
Biznesmenët që kanë zaptuar përfundimisht gjirin e Kakomes, kanë arritur të fusin në dorë ALUIZNI-n dhe kanë mundur të blejnë tokën brenda territorit të tyre përmes procesit të legalizimit. Kompania Riviera, e cila kishte filluar qysh në vitin 2004 procedurat për të marrë me koncesion Gjirin e Kakomese, së bashku me një kompani franceze, tani rezulton të jetë e vetme pronare e një sipërfaqe toke, të cilën ja ka shitur me firmën e tij ish- kryetari i ALUIZN-it, Shaban Memia.
Thellohen hetimet për diplomat e Kristal-it
Përveç hetimeve për dy shtetasit italianë të diplomuar pranë Univesitetit Kristal, për të cilët është mbyllur procesi i pyetjes së pedagogëve për lëndët përkatëse, njësia task force ne Prokurorine e Tiranës deklaron jo zyrtarisht, se ka zgjeruar hetimet për të verifikuar edhe raste te tjera te perfolura ne kohe te ndryshme.
Bossi dha 29 provime në shqip! Prokuroria nuk gjen as procesverbalet e notave
Pas publikimit të skandali të diplomës së marrë në Universitetin "Kristal" nga Renzo Bossi, prokurorët kanë bërë gjënë minimale të punës së tyre duke filluar verifikimet në këtë universitet. Pjesëmarrja në mësim dhe provime janë tregues minimal që faktojnë që një student ka ndjekur studimet në një universitet. Dukë marrë të mirëqënë këtë, prokurorët kanë kërkuar procesverbalet e provimeve (ku presupozohet që profesorët kanë vendosur notat e provimeve për Bossin), por abracadabra! Në kasafortën e universitetit nuk gjendet asgjë.
Berisha e Thaçi inagurojnë abetaren e përbashkët; libri, jo me detyrim në Shqipëri
Berisha dhe Thaçi shfrytëzuan ceremoninë për prezantimin e abetares së përbashkët për të dalë edhe një herë bashkë në publik. Prezantimi u bë në Prizren gjatë një organizimi ku morën pjesë ministra dhe përfaqësues të tjerë dy shteteve. Gjatë fjalës së mbajtur të dy krerët e shteteve e vlerësuan këtë si një hap të rëndësishëm për kombin, e cila mbart sakrificat e të gjithë shqiptarëve.