Arkiv-Lajme
Reforma zgjedhore pret Oerdin, por ky shoqëron k/ministrin në Chicago (!!!)
Reforma zgjedhore ka ngecur për një arsye banale. Përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri, nuk ka se me kë të negocjojë, pasi alter egoja e tij, Oerd Bylykbashi, ndodhet në Chicago, tok me shefin. Është pak e çuditshme kjo zgjedhje e Berishës për të marrë me vete në summit-in e NATO-s pikërisht atë që duhej në Shqipëri, e që në Chicago nuk lipset për asgjë. Vërtet, pse duhet të jetë se s’bën në një takim të NATO-s këshilltari i kryeministrit, në një kohë që po ky (kaq i zoti të jetë vallë?) është dhe kryenegociatori për reformën zgjedhore?
Arben Malaj: Dakord me koalicionin PS-LSI, por …
Në një intervistë për revistën Klan, Arben Malaj është pyetur dhe lidhur me riafrimin Rama-Meta. Dhe duke folur për tezën e një kalicioni PS-LSI, që po hamendësohet nga shumë drejtime, e ndan argumentin në dy copa. “A e shikoj të mundshme një koalicion të tillë? Po, e shoh shumë të mundshme, sepse edhe mazhoranca Berisha, në thelb, është mazhorancë numerike dhe jo mirëqeverisëse. Është mazhorancë që sa herë ndjen rrezik votash shet poste politike dhe administrative, thjesht për të mbijetuar”, thotë ai fillimisht.
Anri Sala: Unë ministër i kulturës? Jo, faleminderit
Sot, në rubrikën e vet Lunch për shqiptaren.com, Mira Kazhani kish të ftuar artsitin shqiptar të artit bashkëkohor me famë ndërkombëtare, Anri Salën, i cili ndodhet në Tiranë për të promovuar filmin e tij “1395 ditë pa të kuqen”. Biseda shkon tek Berlini, ku Anri Sala banon, tek Parisi, ku Anri Sala mendohej (nga intervistuesja) se banon, tek Tirana, ku ai ka lindur e është rritur, tek sheshi Skënderbej, e .... tek Piramida. “Nuk është mençuri ta shembësh piramidën....
Rrofshin gazetat! Poshtë televizionet!
Të përditshmet e Tiranës janë më pak të politizuara, më informative e më profesionale se sa televizionet. Në ndryshim nga këto të fundit, që tragjedinë e djeshme e çuan në çdo shtëpi shqiptare në mënyrën më rrugaçërore të mundshme (me britma reporterësh të përndezur, me pamje makabre, me detaje krejt të parëndësishme që shiteshin si news, dhe me protagonizmin e politikanëve dhe qeveritarëve, të cilëve u hapej vend bash në momentin që bëheshin të gjallë), të përditshmet ishin fokusuar të tëra tek ngjarja.
Çfarë dihet me saktësi për tragjedinë e djeshme
Ka ende gjëra që duhen marrë vesh e zbuluar nga tragjedia e djeshme në Himarë, por ka një numër gjërash që i dimë me saktësi, tanimë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16.15, në vendin e quajtur Qafa e Vishës, nja tre kilometra larg Himarës. Në autubusin që u rrëzua në greminë pati 32 studentë, kryesisht vajza. Rreth dyzet studentë të tjerë kanë qenë duke udhëtuar me një autobus tjetër për në të njëjtin destinacion, Sarandë, e për të njëjtin qëllim, një ekspeditë mësimore 3 ditore. Është 14 numri i viktimave, dhe të tjerët të lënduar rëndë.
Kontroll faktesh: Mburrjet e Berishës dhe niveli i punësimit
Opcioni i mbajtjes së Greqisë në Eurozonë po krijon bezdi në Bruksel
Të hënën e shkuar u mbajt një mbledhje e ministrave të financave të vendeve të BE-së në Bruksel, dhe atje nuk mund të mungonte – Greqia është vend anëtar i BE-së – ministri grek Filipos Saqinidis.
Tragjedia e Himarës, dhe .... transmetimet televizive live
Ka gati dy orë që flitet mbi një aksident tragjik. Njëmbëdhjetë të vdekur, e dhjetra të plagosur – ky është bilanci i aksidentit në afërsi të Himarës. Në orën 16.15 (sipas policisë), një autobus me targa të Elbasanit është rrëzuar në një greminë me lartësi disa dhjetra metra. Lajmi i fillimit fliste për një autobus me nxënës gjimnazi, por më pas lajmi u saktësua: bëhet fjalë për një autobus të mbushur me studente (vajza) të universitetit Aleksandër Xhuvani të Elbasanit, të cilat po shkonin në Sarandë për një ekskursion 24 orësh.
Shoqëria civile jep një identikit presidencial të vetin
Ndoshta është vonë, e ndoshta mund të t’mos merret në konsideratë, por një grup i shoqërisë civile shqiptare është përpjekur të japë një identikit presidencial.
Zgjedhja e Tomislav Nikoliçit: Kosovarët fillojnë të reagojnë
Kanë filluar të shfaqen reagimet e para në Prishtinë lidhur me fitoren e zgjedhjeve presidenciale serbe nga ana e Tomislav Nikoliçit. “Një mendje më thotë, se me këtë president edhe Evropa, edhe Ballkani do t’i kenë gjërat pak më të qarta. Do ta dinë pak më qartë se ku qëndrojnë”, thotë ish-ministri i jashtëm Skënder Hyseni, duke qenë i bindur se presidenti i ri serb ka një prerje ekstremiste. Ndërsa zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi është mjaftuar të thotë në mënyrë telegrafike, se “Tomislav Nikoliç është zgjedhje e qytetarëve serbë”.