Arkiv-Lajme

Arjan Vasjari: Berisha ka bërë çmos të dalë i humbur nga beteja presidenciale

Postuar në 24 Maj, 2012 03:47

Në një shkrim të tijin për Mapon, komentatori politik Arjan Vasjari mbron idenë se “askush më shumë se Berisha nuk ka kontribuar që vetë Berisha ta humbë betejën për presidentin e ardhshëm”. Cilido variant të adoptohet nga Berisha (dy variante sheh Vasjari në këtë mes), ai ka të sigurtë veç një gjë: humbjen. Në variantin e parë, në të cilin Berisha zgjedh njeriun e vet me 71 vota, do të thellohet në ekstrem kriza e besimit, do të kemi krizë parlamentare pa kthim, nuk do të merret statusi i vendit kandidat, e do të rrezikohen zgjedhjet e ardhshme.

Amnesty International: Kjo klasë politike ka dështuar

Postuar në 24 Maj, 2012 02:20

Raporti i Amnesty International, që pritet të publikohet pas pak orësh përmban kritika për Shqipërinë. “Udhëheqja politike ka dështuar në drejtimin e vendit. Korrupsioni është problem i madh dhe mungon paanshmëria në cdo fushë të jetës”, thuhet në raportin për 2011-ën, të cilin e citon Jezerca Tigani zv/drejtoresha për Europën në këtë organizëm.

Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” ajo tha se Amensty International vëren se edhe shoqëria civile në vend është e zhgënjyer nga klasa politike, ndërsa nënvizon si shqetësuese situatën në qëndrën e trajtimit të grave të dhunuara.

Gjermanët "imitojnë" Shqipërinë: publikojnë librin Mein Kampf; ndryshe amá

Postuar në 23 Maj, 2012 14:33

Një Institut historie në Gjermani (Mynih) ka vendosur të publikojë – mbani vesh mirë, ngaqë ka pasur një debat në Tiranë lidhur me këtë gjë! – librin e njohur të autorit Adolf Hitler me titull ‘Mein Kampf’ (Beteja ime). Është hera e parë që bëhet qysh prej Luftës së Dytë Botërore. Në momentin që u bë ndalimi i publikimit të mëtejshëm të këtij libri prej fuqive aleate që morën nën kontroll Gjermaninë për ca vite, ishin shitur 12 milionë kopje të tij. Qysh atëherë, çështja  e ripublikimit nuk është shtruar në Gjermani.

Fatos Tarifa: Universitetet private nuk ka pse të vlerësohen apriori si të këqiija

Postuar në 23 Maj, 2012 13:03

“Sektori privat në arsimin e lartë ofron risi, dinamizëm, kreativitet, konkurrencë vlerash, metoda mësimdhënieje, shprehi e praktika të reja, ….”, thotë mes të tjerash Fatos Tarifa në shkrimin e vet të publikuar në Panoramën e sotme. Merret vesh, se e ka marrë ngacmimin nga debati i hapur pas skandalit me diplomën e Renzo Bossi-t.

Jensen për garën presidenciale: Nuk vlen asnjë prej “kuajve në garë”

Postuar në 23 Maj, 2012 11:53

“Procedurat e Kushtetutës, fryma dhe gërma e kësaj të fundit, në zgjedhjen e Presidentit janë të rëndësishme, por njeriu që do zgjidhet është po kaq i rëndësishëm”, thotë ambasadori danez Karsten Jensen (është në javët e fundit të mandatit si ambasador; është caktuar i riu që do të vijë në këmbë të tij) në një intervistë për Shqipin. Madje, duke i marrë të mirëqena procedurat kushtetuese, të cilat do të respektohen me hir, me pahir, ambasadori danez lë të kuptohet se një fokusim tek rezultati, më shumë se tek metoda, është më i rëndësishëm.

Rona Nishliun e krahasojnë me këngëtaren Aretha Franklin

Postuar në 23 Maj, 2012 09:44

Nëntë muaj janë dashur për të ndërtuar impiantin Chrystal Hall, ku po mbahet festivali i Muzikës në Eurovision, që është një nga ngjarjet më të ndjekura televizive të kontinentit. Janë mbi 100 milionë vetë ata që e shohin. Dhe ka tërhequr vëmendjen Ballkani. Malazezi Rambo Amadeus, këngëtar i famshëm e kontrovers në vendin e vet, kish kërkuar të bënte përshtypje në Baku me tekstin e këngës, ku kish dhe mesazhe politike disi hermetike e të pakuptueshme. Por ka tërhequr vëmendjen dhe Rona Nishliu, kosovarja që përfaqëson zyrtarisht Tiranën e praktikisht të gjithë shqiptarët.

Diploma e Bossit, pezullohet për një vit “Kristal-i”, ja vendimi

Postuar në 23 Maj, 2012 08:45

Pas skandalit të diplomës së Renzo Bossit, i cili dyshohet se e ka marrë atë pa ndjekur rregullisht studimet, madje pa ardhur asnjëherë në Shqipëri, qeveria ka vendosur të pezullojë për një vit licencën e Universitetit Kristal. Pezullimi vlen për të dyja programet mësimor të tij. Gjatë periudhës së pezullimit, Universiteti nuk do të mund të pranojë studentë të rinj në auditorët e tij, ndërsa ata që janë tashmë duke ndjekur studimet do të mund t’i përfundojnë ato.

Në Shqipëri qarkullojnë 3 mijë autobusë si ai i tragjedisë me moshë mesatare 14 vjet

Postuar në 23 Maj, 2012 07:12

Kanë kaluar dy ditë nga aksidenti i Himarës për një bilanc të njohur tashmë për të gjithë, ndërsa solidarizimi fillestar për të ndihmuar fatkeqët i ka lenë vendin analizimit të shkaqeve që çuan në një ngjarje të tillë. Fillimisht u fol për një atak kardiak të shoferit por kjo u hodh poshtë dje nga mjekët pas kryerjes së autopsisë. Dy versionet e tjera janë gabimi njerëzor dhe ndonjë avari e mjetit duke rikthyer vëmendjen tek siguria e mjeteve që qarkullojnë në rrugët shqiptare.

Berisha po heq dorë nga loja e vet presidenciale?

Postuar në 23 Maj, 2012 06:17

Ka qenë menduar që sot në mbrëmje në programin Opinion të Klanit të flitej mbi çështjen presidenciale. I ftuar do të ishte kreu i grupit parlamentar të partisë më të madhe të maxhorancës, Astrit Patozi, që do të vinte në program drejt e nga mbledhja e kryesisë së PD-së, në të cilën do të ish zyrtarizuar – kjo ka qenë axhenda e punëve – emri i kandidatit presidencial të PD-së. Dhe Patozi do të shkonte në Opinion për të mbrojtur këtë kandidaturë.

Tragjedia e Himarës: Të përditshmet tona shquhen për skrupuj e profesionalizëm

Postuar në 23 Maj, 2012 05:29

Të përditshmet tona më kryesore i mbanin reflektorët e tyre edhe sot mbi tragjedimë e Himarës. Në faqe të tëra të tyre (Panorama, Mapo, Shqip, Gazeta Shqiptare, Shqiptarja.com, etj e mbulonin ngjarjen në 8-10 faqe) jepej një informacion i hollësishëm mbi atë që ndodhi të hënën e të martën. Sigurisht, siç ndodh rëndom në rrethana të tilla, kish tek-tuk dhe informacione kundërthënëse, por në përgjithësi informacioni i dhënë jepte një tablo të plotë të tragjedisë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme