Arkiv-Lajme

Pak histori: Efekti LSI në katër zgjedhjet e fundit

Postuar në 28 Maj, 2012 07:18

Është bërë e qartë për këdo që ndjek politikën shqiptare se LSI-ja është shkaku kryesor i turbulencës aktuale presidenciale. Qëndrimi i kundërt i saj me PD-në në lidhje me kandidaturën për president, rrezikon si numrat për zgjedhjen e një presidenti, ashtu edhe mbijetesën e koalicionit qeverisës. Ne fakt, historia e shkurtër e LSI-së ka treguar se ajo ka qenë faktori kryesor për përcaktimin e emrit të kryeministrit të vendit dhe kryebashkiakut të Tiranës në katër zgjedhjet e fundit.

PS-ja po përgatitet për zgjedhje të parakohshme?

Postuar në 28 Maj, 2012 05:09

PS dhe PD u larguan edhe më tepër dje në qendrime në lidhje me zgjedhjen e një presidenti të pranueshëm nga palët pas parashtrimit të katër kushteve nga socialistët. Kushtet kanë të bëjnë me: kryerjen e reformës zgjedhore, asaj parlamentare, heqjen e imuniteteve dhe zgjedhjen e një presidenti konsensual.

Një shqiptar dhe një boshnjak në rrjetin e basteve italiane

Postuar në 28 Maj, 2012 04:57

Siç bëmë me dije në shënimin e mëparshëm lidhur me ‘tërmetin e ri në futbollin italian’, Domenico Criscito, që sot luan në Rusi me skuadrën Zenit, është nën hetim, tok me Giuseppe Sculli-n, me Conte-n (trainerin e Juves), e me të tjerë, shumë prej të cilëve janë nën pranga (mes tyre dhe kapiteni i Lazio-s, Stefano Mauri).

Tërmet tjetër në Italinë futbollistike: Arrestohet kapiteni i Lazio-s, Stefano Mauri

Postuar në 28 Maj, 2012 04:01

Coverciano është një qendër sportive, diku afër Firences, ku herë pas here stërvitet dhe kombëtarja italiane e futbollit. Sot, qysh në mëngjes, aty kanë zbarkuar policët, të cilët kanë patur një ‘avviso di garanzia’ (njoftim për hetimin që po kryejnë) në adresë të një futbollisti të grumbulluar prej Prandelli-t për në kampionatin Europian. Është fjala për mbrojtësin Domenico Criscito. Akuza: trukim rezultatesh me qëllime përfitimi.

PD-ja denoncon ‘skafo-deputetët’ socialistë; Rama: Berisha e di detin govatë

Postuar në 28 Maj, 2012 03:26

Nisma e PS-së për të anuluar moratoriumin e ndalimit të skafeve, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të PD-së. Zëdhënësja rishtare Silvi Bardhi ka lexuar përpara gazetarëve deklaratën e kësaj partie: “Partia Demokratike denoncon këtë nismë të skafo-deputetëve që duan ta shëndrrojnë Shqipërinë në skafo-republikë vetëm e vetëm për pasurimin e tyre me paratë e drogës dhe trafiqeve të tjera kriminale dhe që kërcënon interesin e levizjes së lirë të shqiptarëve në Europë”.

Lesi Kadaresë: Jemi në zgrip të honit, prandaj bëhu President t’na shpëtosh!

Postuar në 28 Maj, 2012 03:14

Ish-botuesi, sot zyrtar i lartë i qeverisë, Nikollë Lesi i ka shkruar një letër publike Ismail Kadaresë, në të cilën i përgjërohet të pranojë ofertën, në mos të vetofrohet, për President i Republikës, dhe në këtë punë e sipër i përshkruan një Shqipëri që është në zgrip të humnerës. Nuk dihet nëse e bën se kërkon ta kandisë, apo se e sheh vërtet atë Shqipëri që përshkruan me nota të errëta, e në ndonjë rast me ndonjë nënvizim katastrofik.

Kritika e huaj ndahet lidhur me Rona Nishliun

Postuar në 27 Maj, 2012 14:46

Britanikët sulmojnë Ronën, por pranojnë që i mundi. Gjermanët të dyzuar: Zë prej sirene, por kënga shumë e komplikuar

Kadare nuk don të jetë President, por ka të tjerë që e duan

Postuar në 27 Maj, 2012 11:24

Është e çuditshme se si, sa herë që vjen hera e lojës presidenciale, fanepset e rifanepset kandidatura presidenciale e Ismail Kadaresë. Ky i fundit e ka refuzuar njëherë e mirë këtë ide (si zor të ketë ketë ndonjë rast tjetër, ku ai të ketë bërë një refuzim kaq të qartë e të painterpretueshëm), por as ky refuzim nuk ëhstë mjaft për të hequr dorë nga kjo ide “ndjellëse e intriguese”.

Mbrëmja e djeshme televizive, një triumf kosovar

Postuar në 27 Maj, 2012 08:01

Mbrëmë, deri vonë pas mesnate, audienca televizive e shqiptarëve në Ballkan ka qenë e ndarë mes Top-channel-it e TVSH-së, ku po transmetoheshin live respektivisht edicioni i radhës i programit Big Brother dhe festivali europiain i muzikës Eurosong, që mbahej në Azerbajxhan. Në të dy programet e natyrës kompetitive ishin pjesëmarrës dy shqiptarë nga Kosova, në Big Brother një djalë me emrin Arbri dhe në Eurosong Nora Nishliu, për të cilën, pas disa lëvdatave nga qarqe profesionistësh e ekspertësh të Europës, ishin rritur pritmëritë për një rezultat të mirë në Bakú.

Rama ia ngre stekën Berishës në lojën presidenciale

Postuar në 27 Maj, 2012 08:01

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme