Arkiv-Lajme
Kush është Xhezair Zaganjori? Është vërtet një kandidat presidencial?
Yll i mbrëmjes po bëhet Xhezair Zaganjori, 55 vjeç, shkodran, jurist, pedagog për një kohë të gjatë në fakultetin juridik (1981-1992, dhe 1995-2003), me tendenca politike të djathta, ish-ambasador i emëruar nga Presidenti Berisha në vitin 1992, aktualisht anëtar i Gjykatës Kushtetuese i zgjedhur në vitin 2003, dhe – lidhur me këtë fakt ka konsensus në botën juridike shqiptare – një profesionist i zoti. Emri i tij përmendet prej disa orësh si kandidat presidencial i maxhorancës.
Kush do të jetë kryeprokurori i ri?
Në një artikull të opinionistit Eduard Zaloshnja, botuar në këtë faqe (http://www.respublica.al/opinion/2012/5/21/gjurmet-te-cojne-ne-kryeprokurori), argumentohet se dash-dashi i paradokohshëm mes Metës e Berishës rreth zgjedhjes së presidentit kishte në thelb emrin e njeriut që do të zërë vendin e Ina Ramës në Kryeprokurori.
Meta sqaron gjërat në emër të maxhorancës; por duket se ka një plan B
Nëse do të besojmë Metën, që foli si kryetar i LSI-së në emër të maxhorancës, plani është që “në orët në vijim të ketë një listë me emra përfaqësues, e cila natyrisht do të komunikohet dhe do të diskutohet me përfaqësuesit e opozitës në Parlament”. Kush do ta përpilojë këtë listë? Për këtë nuk ka përgjigje askush, por ka plot dyshime se Berisha ia ka lënë në dorë Metës për ta përpiluar. Më tej, thonë njerëz që janë, apo shfaqen si më të informuar lidhur me këto negociata të çuditshme, lista e Metës do kalojë tek Berisha, i cili do t’i japë një të krehur.
Berisha e Rama hedhin spica në distancë
Berisha e paska vendosur që raundin e parë ta djegë. “Por kjo s’do të thotë krizë, pasi kushtetuta njeh dhe katër raunde të tjera”, tha ai në mbledhje të kryesisë së PD-së. E në këtë mbledhje i është kthyer ftesës së Ramës për një takim. “Po ja, u ulëm. E pastaj? Për të pirë kafe me mua, le të pijë kur të dojë, por Damiani i njeh më mirë se ai çëshjtet e reformës elektorale. Takohemi, por çfarë zgjidhim? Ne jemi për të zgjidhur, jo për të bërë show”, u tha kamerave në prani të të vetëve.
Gratë e Himarës kthehen tek vendi i tragjedisë, dhe qajnë me vaje viktimat
Një nga momentet më të nënvizuara prej shtypit të tragjedisë së Himarës ka qenë kompasioni e gatishmëria e himarjotëve për t’iu ndodhur pranë të lënduarve prej aksidentit. Këtë ngjarje e ndriçon ca më shumë, me mjaft krenari, dhe kryetari i Bashkisë së Himarës, Gjergji Goro. Në një intervistë për shqiptaren.com, ai thotë: “Nëse nuk do të ishte kontributi i madh i qytetarëve të Himarës, përmasat e tragjedisë mund të ishin më të mëdha. [Bashkëqytetarët e mij] e kanë treguar prej kohësh se janë organizatorë dhe mikpritësa.
Presidenti, Rama: Duhet tryezë e kryetarëve të partive
Menjëherë pas takimit me ambasadorët, kreu i PS-së Edi Rama mbajti fjalën para deputetëve të tij duke paralajmëruar për dështim të procesit të zgjedhjes së presidentit. Për të shmangur këtë rrezik, Rama kërkoi edhe organizimin e një takimi midis kryetarëve të partive për të dalë në një kandidat duke bërë që të mos digjet raundi i parë i votimit, i cili është nesër. “Unë siguroj publikun dhe sigurova edhe trojkën se nuk do reshtim për të hapur rrugën e dialogut dhe komunikimit me çdo palë. Tryeza mes kryetarëve të partive parlamentare duhet të bëhet sa më parë.
Nesër votohet për Presidentin: Ethe negociatash në Tiranë
Duket se ka një synim për ta mbyllur nesër makthin presidencial. Po bëhen një sërë takimesh në këtë funksion. Berisha takoi Dulen paradite, dhe gazetarët bën vaki të kenë kujtuar për një moment se po merrnin lajmin e ditës. Por pak më pas, Berisha u takua me ambasadorin Arvizu. Me të mbaruar takimin me Berishën, ambasadori Arvizu e mbajti frymën në selinë e PS-së, ku e prisnin Sequi e Wolfarth, në pritje për të hyrë në takim me Ramën. Por Berisha nuk është se po rri duarkryq pas bisedës me amerikanin më të rëndësishëm në Tiranë.
Mihajlloviçi Ljajiçit: Nuk don të këndosh himnin? Nuk ke vend në kombëtare
Adem Ljajiç është futbollist i Fiorentinës (dy javë para e të mbyllej Serie A në Itali, ai ish viktimë e një agresioni nga ana e trainerit të vet, Delio Rossi); është me shtetësi serbe, por i fesë myslimane. Ka lindur dhe është rritur në Novi Pazar, një qytet në kufi me Kosovën, ku gjenden me shumicë boshnjakë e myslimanë (në fakt, në harkun e dekadave të fundit është ulur në përqindje numri i boshnjakëve myslimanë, nga 50% që ka qenë në vitet ‘960 në 20% sot).
Ç’do të thotë Rama në orën 13.00?
Siç kemi njoftuar, në orën 13.00 do të flasë Edi Rama në grupin e vet parlamentar. Ka një pritmëri të madhe lidhur me atë që ai do thotë në këtë kontekst, ku gjërat po lëvizin me shpejtësi.
Meta, ndonëse ka shprehur një kritikë për katër kushtet e PS-së, të cilat ai nuk do që të nakatosen me çështjen presidenciale, nuk ka lëvizur nga pozicioni i vet: kërkon një pakt presidencial me opozitën.
Diskutimi presidencial merr një ‘u turn’
Lajmet po vjetërohen me shpejtësinë e dritës. Lajmet e djeshme duket sikur u përkasin muajve të shkuar. Në harkun e një kohe të shkurtër, po verifikohen kthesa të forta nga 0-180 gradë të aktorëve të politikës. ‘U turn’-i më spektakolar është ai i Berishës, të cilin po e shohim në një version të ri, paqësor, konstruktiv.