Arkiv-Lajme

Fsheh të papritura takimi i nesërm i orës 20.30?

Postuar në 02 Qershor, 2012 14:49

Në një intervistë për Top-channel-in, Edi Rama dha disa konsiderata për takimin e nesërm mes tij e Berishës, të kërkuar prej kohësh prej të parit të socialistëve e të refuzuar gjithë kohën prej të parit të demokratëve. Tani merret vesh se – këtë e thotë vetë Rama – Berisha i ka nisur ftesën për një takim të dielën, me të cilin duket sikur don të mbyllë ditën e tij të pushimit (takimi do të jetë në orën 20,30).

Fatos Nano jep sinjale se “socialistët nuk do ta kenë të lehtë me Nanon jo President”

Postuar në 02 Qershor, 2012 13:24

Të gjitha sitet informojnë mbi takime të Fatos Nanos me eksponentë të Partisë Socialiste. Janë takime që ai i bën si kandidat i vetofruar për postin e Presidentit, por agjencitë flasin për një Nano të inatosur e të zemëruar me qëndrimin që po mban PS-ja e Ramës. Ideja kryesore që përcillej nga të gjitha raportimet ishte se “Fatos Nanos i kanë hipur xhindet”.

FRD-ja po bën jetën rutinë në pritje që Bamir Topi të dalë prej “burgut presidencial”

Postuar në 02 Qershor, 2012 12:47

“Janë bërë 12 mijë anëtarësime në harkun e një muaji”, thanë sot drejtuesit e partisë më të re, Frymës së Re Demokratike, të krijuar para një muaji. Gjatë javëve të fundit Oketa e të tjerë nuk janë ndjerë shumë. Arsyeja është e thjeshtë. Ata e harxhuan vlagën e risisë në pritje të krijimit të partisë, atëherë kur kjo e fundit ish pagëzuar si Partia e Topit. Por kjo shifër anëtarësimesh, nëse është e vërtetë, jep dhe një arsye të dytë të vizibilitetit të munguar.

Xhepa dhe Tomorri kritikojnë tërthorazi Fullanin

Postuar në 02 Qershor, 2012 06:45

Fill pas deklaratës së kryebankierit Fullani se në kushtet aktuale ekonomike nuk është nevoja të ulet norma bazë e interesit, Selami Xhepa, deputet i PD-së, dhe Klodian Tomorri, gazetar ekonomik, i bëjnë thirrje Bankës së Shqipërisë që të përdorë mekanizmat monetarë në dispozicion të saj për të nxitur rritjen ekonomike. Aktualisht norma nominale bazë e interesit është 4.25% ndërsa inflacioni është nën nivelin 1.6% (pra, nën nivelin e poshtëm të caktuar nga Banka e Shqipërisë). Në këto kushte, norma reale bazë e interesit është 2.65%.

Shtypi shqiptar me çmim të standardizuar

Postuar në 02 Qershor, 2012 04:22

Në fillim ishte Shqipi që la mënjanë versionin e tij pretencioz me 32 faqe; dhe duke u kthyer tek standardi shqiptar me 24 faqe, uli dhe çmimin nga 50 në 30 lekë, në një kohë që gazetat e tjera, si Shekulli, Panorama e Mapo ishin në treg me çmimin ‘anti-treg’ 20 lekë. Ndokush mendoi se Shqipi do ta ulte edhe ca çmimin për t’u njëjtësuar me tre të tjerat, por ndodhi e kundërta. Ka dy ditë që Panorama e Shekulli po dalin me çmimin 30 lekë. Të njëjtën gjë njoftonte sot dhe Mapo, nëpërmjet një shkrimi sqarues të Çilit.

Letra e Fules dhe tërheqja e Berishës prej ‘ekstremizmit presidencial’

Postuar në 02 Qershor, 2012 04:08

Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, u ka dërguar një letër të shkurtër Berishës e Ramës (më të shkurtër se sa letra e Kadaresë për studentët e Shkodrës), ku u kërkon të merren vesh për gjërat që kanë rënë dakord, mes të cilave dhe për Presidentin. Madje, për këtë qëllim do dërgojë dhe Sannino-n në Tiranë, por me shpresën se drejtori i vet do t’i gjejë të zgjidhura këto çështje.

Ngjela: Zaganjori ka qenë që ‘Greqisë t’i falnim 200 kilometra katrorë det’

Postuar në 02 Qershor, 2012 03:46

Na kish humbur nga sytë Spartak Ngjela. Nuk është parë javët e fundit të frekuentojë studio televizive, të japë intervista për shtypin, të marrë pjesë në summit-et e opozitës; dhe sot është shfaqur me një intervistë jo fort pretencioze për Shqipin. Përse ka folur? Për argumentin e Presidentit, sigurisht. E në këtë mes, ka dhënë një konsideratë edhe për kandidatin e maxhorancës, Xhezair Zaganjorin. “Duhet të ketë mangësi në formim, përderisa ka pranuar të luajë këtë rol”, thotë ai fillimisht, duke besuar se Zaganjori është duke luajtur një rol.

TV Klan jep të zgjeruar kronikën e Aleancës KuqeZi kundër Zaganjorit

Postuar në 01 Qershor, 2012 15:24

TV Klan, televizioni që konsiderohet qendër zëri e Sali Berishës, dha një raport të zgjeruar të konferencës së shtypit të Aleancës KuqeZi kundër kandidatit të mazhorancës, Xhezair Zaganjori. Çudia e parë është që dha lajm për Aleancën KuqeZi, dhe çudia e dytë është që ka dhënë një lajm kundër Zaganjorit. Shpjegimi i vetëm është që Berisha po i dërgon sinjal Zaganjorit se i ka ardhur fundi dhe duhet ta kuptojë këtë gjë e të iki vetë nga gara.

(Tema)

Nikoliç: Në Srebrenicë nuk pati gjenocid; pati thjesht krime lufte

Postuar në 01 Qershor, 2012 11:36

Në Srebrenicë, në vitin 1995, gjetën vdekjen 8 mijë myslimanë boshnjakë. Në vitin 2004, Tribunali i Hagës e vlerësoi si gjenocid këtë plojë kolosale, më saktë, si “tentativë për të eliminuar një pjesë të madhe të myslimanëve boshnjakë nga ana e forcave militare serbe”. I njëjti vlerësim është përsëritur në vitin 2007. “Myslimanët boshnjakë u vranë se ishin myslimanë boshnjakë”, u tha, “dhe prandaj ajo që ndodhi nuk është gjë tjetër, veçse gjenocid”.

Nikoliç: Në Srebrenicë nuk pati gjenocid; pati thjesht krime lufte

Postuar në 01 Qershor, 2012 11:35

Në Srebrenicë, në vitin 1995, gjetën vdekjen 8 mijë myslimanë boshnjakë. Në vitin 2004, Tribunali i Hagës e vlerësoi si gjenocid këtë plojë kolosale, më saktë, si “tentativë për të eliminuar një pjesë të madhe të myslimanëve boshnjakë nga ana e forcave militare serbe”. I njëjti vlerësim është përsëritur në vitin 2007. “Myslimanët boshnjakë u vranë se ishin myslimanë boshnjakë”, u tha, “dhe prandaj ajo që ndodhi nuk është gjë tjetër, veçse gjenocid”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme