Letra e Fules dhe tërheqja e Berishës prej ‘ekstremizmit presidencial’

Postuar në 02 Qershor, 2012 04:08

Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, u ka dërguar një letër të shkurtër Berishës e Ramës (më të shkurtër se sa letra e Kadaresë për studentët e Shkodrës), ku u kërkon të merren vesh për gjërat që kanë rënë dakord, mes të cilave dhe për Presidentin. Madje, për këtë qëllim do dërgojë dhe Sannino-n në Tiranë, por me shpresën se drejtori i vet do t’i gjejë të zgjidhura këto çështje.

Menjëherë pas letrës, Berisha ka filluar të bëhet konstruktiv. Duket se ka hequr dorë nga Zaganjori. Po për takimin me Ramën? Ka  kthyer pllakë edhe për këtë çështje; tha krejt papritur nga Vlora se “me Ramën mund të takohet në çdo moment” (madje, të gjitha të përditshmet thonë se ky takim do bëhet nesër, të dielën).

Është hera e parë që Berisha po tërhiqet në marrëdhëniet me opozitën qysh prej vitit 2005. U tërhoq nga Topalli, u tërhoq nga ideja se “Presidenti do jetë një nga eksponentët e PD-së”, u tërhoq nga ideja e mëpastajme se “Presidenti do dalë nga marrëveshja PD-LSI”, dhe së fundmi u tërhoq nga ideja se “me Ramën nuk takohem”.

M.N.

Comments

Submitted by Cur (not verified) on

Presidentin po e zgjedh GREQIA!

Rames i kane thene: "ti bej sikur nuk do", dhe e zgjedhin Berisha me Meten.

E thene e bere!

Submitted by nik (not verified) on

perralla.greqia sdi ku ka koken e vet.

hahahaaaaaaaaaaaaa

Submitted by ajsberg (not verified) on

Nga e vetmja ide qe nuk di te terhiqet eshte mbajtja e pushtetit me cdo menyre, ne te gjithe piramiden e tij.Ne fund te fundit, pa i rene ne hake, eshte zotesi...

Submitted by nik (not verified) on

i ka shkruajtur rama Fules ku i ka thene: "aman se po me rreh ky burri.thuaji te takohemi"

sa poshte ka rene ps me kete kryetar

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.