Arkiv-Lajme

PD: Lejimi i skafeve është kundër lëvizjes së lirë të shqiptarëve!!!

Postuar në 04 Qershor, 2012 03:57

Nuk dihet kush e ka thënë i pari, se ndalimi i qarkullimit të skafeve për të vënë nën kontroll trafikantët e kontrabandistët është njësoj si ndalimi i seksit si një mënyrë për të bllokuar prostitucionin.  Është një krahasim i saktë. E përmendte dhe Fatos Baxhaku në shkrimin e tij të sotëm në Shqip me titullin “Absurditeti i një Moratoriumi”. Ta bën më të saktë këtë krahasim një deklaratë e lexuar nga zëdhënësja e PD-së në përgjigje të apelit të 17 kryebashkiakëve të qyteteve bregdetare për ta shfuqizuar këtë moratorium. Ja deklarata (një pjesë e saj):

Një fotografi që flet më shumë se çdo gjë tjetër për takimin Rama-Berisha

Postuar në 04 Qershor, 2012 03:16

Qarkulloi një video mbrëmë lidhur me takimin Berisha-Rama. Ishte një xhirim i bërë në harkun e dy minutave, kohë që ish lënë në dispozicion për fotografët. Videoja fillon në momentin që Berisha ulet në tryezë, ku ndërkohë ish ulur Rama me Ruçin. Berisha ish me Patozin.

Rama foli me pakëz optimizëm; por Berisha nuk vonoi shumë për ta përgënjeshtruar

Postuar në 03 Qershor, 2012 15:50

Rama pati një maskë optimizmi, teksa foli me gazetarët pas takimit. Por kush nuk ka mundur të lexojë mes rreshtave “dështimin e takimit”, mund ta lexonte këtë dështim tek vetë rreshtat e Berishës, teksa ky i fundit lëshoi një deklaratë të shkurtër e të improvizuar pas këtij summit-i të akullt në çdo pikëpamje. Rama la të kuptohet se kanë mbetur disa shtigje për t’u eksploruar, por Berisha nuk la asnjë shteg.

Takimi Rama-Berisha pa rezultat

Postuar në 03 Qershor, 2012 15:34

Ka përfunduar takimi mes Berishës e Ramës, i cili filloi me një 2 minutësh, në harkun e të cilit interlokutorët pozuan në heshtje me vështrimin nga grupi i fotoreporterëve. Nuk patën siklet nga ai interval disi i çuditshëm, ku u duhej të bënin si vajzat e grupit të modës Victoria Secret, dmth të hidhnin vështrimin nga fotografët që nuk lodheshin me shkrap-shkrup-et e tyre.

Nea Demokratia greke: Shkupi po destabilizon Ballkanin

Postuar në 03 Qershor, 2012 15:04

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov dhe mentori i tij, kryeministri Nikolla Gruevski po destabilizojnë Ballkanin.

Këtë akuzë e ka bërë partia e djathtë greke “Nea Demokratia” dhe lideri i saj Antonis Samaras.

Fatos Nano: Nuk doni të garoj për President? Atëherë, pritmëni në garën për kryeministër!

Postuar në 03 Qershor, 2012 11:26

Gjasat janë që Fatos Nano ta ketë fjetur mendjen, se nuk do të jetë pjesë e lojës presidenciale. Duket se është i zemëruar me të gjithë; duket se ka pritur ca më shumë mirënjohje, vlerësim e begenisje prej Berishës, Metës e Ramës. Dhe prandaj, deklarata e sotme vetëm disa orë para takimit Rama-Berisha i ngjan një shpërthimi. “Loja për pushtet e kryetarëve të partive është bërë një nxitëse dhe ushqyese e krizave si edhe pengesë për zhvillimin e shëndetshëm dhe marrjen e statusit kandidat për në BE të Shqipërisë.

Benedikti XVI: Familja bëhet nga burri e gruaja

Postuar në 03 Qershor, 2012 07:38

Meshën e sotme Papa Benedikti XVI e ka mbajtur në Milano, në prani të një turme të jashtëzakonshme (një milion, thuhej nga mjetet e informacionit), mes të cilëve kish dhe shumë personalitete të jetës publike e politike italiane, përfshirë kryeministrin Mario Monti.

Të gjithë flasin mirë për Zaganjorin; por nuk e llogarisin si kandidat presidencial

Postuar në 03 Qershor, 2012 03:19

Nuk kanë të reshtur vlerësimet publike për Xhezair Zaganjorin, por duket se më tepër se për kandidatin presidencial ato janë për “njeriun që s’ka asnjë shans të zgjidhet President”. Komentatorë politikë (me ndonjë përjashtim tek-tuk), politikanë, juristë, njerëz të së majtës e të së djathtës (deri dhe opinionistë e këshilltarë afër Fatos Nanos), nuk kanë i kursyer fjalët e mira në adresë të tij. Por me një ‘por”: Zaganjori prapëseprapë nuk ka gjasa të zgjidhet, pasi nuk ëhstë konsensual.

Dritan Prifti: Vota ime do të jetë për një kandidaturë konsensuale

Postuar në 03 Qershor, 2012 03:05

Shumica e atyre që kanë bërë e bëjnë llogaritë e votave në parlament lidhur me çështjen presidenciale kanë lënë të kuptohet se Dritan Prifti do të tentonte “maksimalizimin e votës së tij” (kjo është një frazë e Kastriot Islamit, të cilën ai e ka thënë teksa diskutohej për shumica presidenciale të barabartë me 50% plus një votë). Por Prifti i ka dhënë fund çdo ngasjeje për të spekulluar me votën e tij. Ai ka thënë në një intervistë për të përditshmen shqiptarja.com se “vota e tij do të vlejë sa një votë, dhe do të hidhet veç në favor të një kandidati konsensual”.

Shënim: Nano do të krijojë “PSV-91-2”-shin?

Postuar në 03 Qershor, 2012 00:46

Mediat shqiptare njoftuan dje se dikush me ofiqin “Koordinatori i Fatos Nanos për Shoqërinë Civile” ka bërë një deklaratë, në të cilën thuhet se ish-kryeministri ka pasur takime intensive në zyrën e tij me ish-deputetë, ish-drejtues qendrorë dhe lokalë të PS, si dhe me drejtues e aktivistë të shoqërisë civile dhe të rinj e të reja.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme