Arkiv-Lajme
Arben Malaj i bashkohet zërave përkrahës të një aleance PS-LSI
Pas takimit tashmë të famshëm Rama-Meta, disa zëra autoritarë në PS janë shprehur pro një aleance të mundshme PS-LSI, në qoftë se kjo e fundit largohet nga koalicioni qeverisës. Këtyre zërave iu bashkua sot edhe Arben Malaj në një intervistë dhënë gazetës Mapo.
Ja ç’thotë Malaj për një aleancë të mundshme PS-LSI:
Një shkrim kritik i një greku mbi Greqinë po na fanepset kudo
“Është e pamundur për pasardhësit e pulave dhe hajdutëve të deleve, që jetonin në majat e maleve dhe brenda shpellave, që rrallë laheshin dhe që i rrëmbenin gratë e tyre, të kuptojnë se si funksionon një shtet i civilizuar; e lëre më të kuptojnë se si është të ndjehesh evropian. Është gjithashtu e pamundur për një vend që nuk e ka përjetuar Iluminizmin, Demokracinë dhe Revolucionin Industrial të adaptohet kaq shpejt me një ekonomi globale që evoluon vazhdimisht.”
Tomisllav Nikoliç nuk fshihet pas frazave: Në fillim vjen Kosova, pastaj BE-ja
Gjatë fushatës elektorale për postin e Presidentit, Tomisllav Nikoliçit nuk i vinte mirë kur e vizatonin sianti-europian. Përveç kësaj, një nga gjërat e para që bëri me t’u marrë vesh se serbët e kishin zgjedhur President ishte të denonconte spekullimet dhe hipotezat, sipas të cilave ai ishte anti-europian. Por nuk kanë kaluar as dy javë nga dita që u zgjodh në krye të shtetit serb, dhe ai bën një deklaratë të fortë, që me siguri në Bruksel do t’ia marrin si anti-europiane. I pyetur lidhur me Kosovën, ai nuk është menduar gjatë.
Berisha flet për një ish-këshilltar të tijin ‘kozmopolit’; Mero Baze: S’e ka me mua
Në fjalën e tij kilometrike që mbajti në parlament, Berisha i përmendi Ramës një “ish-këshilltar kozmopolit të vetin, dmth të Berishës, që është bërë atdhetar me t’u bërë kundërshtar i tij e aleat i Ramës”. E përmendi dy herë këtë fakt, dhe synonte të përcillte idenë se editoriali i famshëm i Ramës, ky i fundit pra ku ai bënte apel për të rrëzuar qeverinë, nuk qënkësh i Ramës, por i një “këshilltari të Berishës që është bërë këshilltar i Ramës”.
Ylli Manjani: Xhezair Zaganjori nuk është kandidaturë e LSI-së
Ka ca ditë që thuhet se Berisha ia ka lënë Metës në dorë çështjen presidenciale, e për këtë arsye, ka fituar terren ideja se të gjitha kandidaturat e përfolura dje dhe sot janë të përgatitura nga LSI-ja; më saktë, personalisht nga Ilir Meta. Ylli Manjani e hodhi poshtë këtë perceptim a thashethemnajë në programin Top Story në versionin e paradites (Top Story ish ngritur sot për të shoqëruar me komente fillimin e procedurës presidenciale). “Nuk është e vërtetë”, tha ai, “që kandidaturat e dala janë të LSI-së; ato janë të maxhorancës”.
Kalon raundi i I-rë, Ruçi: I njëjti regjisor, prodhon të njëjtën komedi
Kuvendi ezauroi sot raundin e parë të votimit për zgjedhjen e presidentit pa asnjë kandidat. Mbledhja e mbyllur pak minuta më parë u karakterizua nga akuza dhe batuta midis të majtëve të të djathtëve me thelb të njëjtë: mungesa e konsensusit për një kandidat gjerësisht të pranueshëm. Gjatë fjalës së tij, Gramoz Ruçi theksoi se me këtë sjellje, mazhoranca po vë në jetë një skenar të njohur tashmë, siç ishte ai zgjedhjes së Topit në vitin 2007. “Nëqoftëse do kthehemi 5 vjet para, do shikojmë edhe sot që jemi përsëri në të njëjtën situatë.
Rama: Kundërshtari Meta po luan rol pozitiv
Kreu i PS-së ka shpjeguar edhe një herë marrëdhënien e tij me Ilir Metën duke e vlerësuar si një kundërshtar që po luan një rol pozitiv në këto momente. I pyetur për Metën gjatë intervistës në emisionin “AShoë”, Rama në fillim kujdeset të tregojë se vërtetë ka një lloj afrimi këto javë midis tyre, por ka një “por” dhe vijon: Unë besoj se është shumë e rëndësishme që publiku ta ketë të qartë një gjë; Ilir Meta është pjesë e qeverisë, është një nga palët e një koalicioni me të cilin ne jemi ballë për ballë. Asnjë iluzion për këtë.
Ura e komunikimit Rama-Meta duket se nuk është prishur përfundimisht
Pas një thirrje publike të Edi Ramës (bërë në blogun e tij) për bashkimin e votave për një rrëzim të Berishës, u duk se e majta po ribashkohej në Kuvend për të paraqitur një mocion mosbesimi. Por distancimi i Metës nga qëndrimi i PS-së dhe negociatat e tij me Berishën për një kandidat presidencial të mazhorancës i ulën shumë gjasat për një mocion mosbesimi.
Ruçi: Zaganjori? Qëndrim i njëanshëm i mazhorancës
Pas shpalljes së Xhezair Zaganjorit si kandidatin e mazhorancës për president, pritej reagimi i opozitës në lidhje me një emër të tillë (edhe pse qendrimi mund të merrej me mend) dhe ai nuk ka vonuar. Përgjigja erdhi pak minuta më parë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, menjëherë pas një takimi me Astrit Patozin në ambientet e Kuvendit. “Propozimi i një kandidati në mënyrë të njëanshme nuk është një zgjidhje. Ky është qëndrim i njëanshëm i mazhorancës, në vend të kërkonin dialog e konsensus, ata zhvilluan monolog. Të presim çdo ndodh, në Kuvend.
Pritet përgjigja e PS-së për Zaganjorin; por dhe merret me mend
Reagimi i Partisë Socialiste dhe qëndrimi që ajo do të mbajë rreth emrit të propozuar të martën në mbrëmje vonë nga mazhoranca si kandidat potencial për president, Xhezair Zaganjorit, do të mësohet sot paradite, kur edhe pritet takimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi me homologun e tij socialist, Gramoz Ruci.