Arkiv-Lajme
Editoriali i Ramës injorohet nga shumica e të përditshmeve
Edi Rama kish publikuar të ashtuquajturin ‘editorial të radhës’, në të cilin bënte aluzion për rrëzimin e qeverisë Berisha nëpërmjet një mocioni mosbesimi të paraqitur në Kuvend, gjë që shqiptarja.com e linte të nënkuptohej qysh në titull: Një 28 nëntor pa Berishën. Në fakt, ai merret me festën e pritshme, duke bërë ndonjë digresion historik me synimin për ta nxjerrë Berishën në një dritë të keqe.
Cili është Mugabe, sipas Metës?
Disa gazeta e kishin cituar Ilir Metën që foli dje në një takim grash lsi-ste, duke ia interpretuar një mesazh anektodik në mënyrë disi të shpenguar. Është fjala për anektodën lidhur me Mugaben e regjimin e tij. Meta saktësisht tha: ”Në Vjenë, në një aktivitet ndërkombëtar, takova Morgan Tsvangirai-n, i cili është sot kryeministri i Zimbabvesë dhe që ka qenë për vite të tëra udhëheqës i Lëvizjes për Ndryshim në një nga regjimet më çnjerëzore të Afrikës dhe gjithë botës.
Festivali Europian dhe familja e Presidentit të Azerbajxhanit
Ka një lidhje të drejtpërdrjetë mes Festivalit Europian, i cili u mbyll mbrëmë, dhe familjes së Presidentit të Azerbajxhanit, vendit ku u zhvillua festivali. Përgatitjet në kryeqytetin Baku për këtë event kushtuan plot 270 milionë dollarë, raporton gazeta Shqip. (Deri më sot, kryeqytetet e vendeve organizatore nuk kishin derdhur për një rast të tillë më shumë se 30 milionë dollarë). Shuma ekstravagante e përdorur për të “ristiluar” një pjesë të madhe të fasadës së kryeqytetit u menaxhua nga Mehriban Aliyev, gruaja e Presidentit Ilham Aliyev.
Italianët për Rona Nishliun: Një zë i mrekullueshëm dhe shpërthyes
Rona Nishliu ka shkëlqyer në performancën e saj në natën finale të Eurovizionit. Këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë është pëlqyer aq shumë, sa nuk kanë munguar komentet pozitive nga vendet e tjera.
Komentuesit italianë të Eurovizion kanë thënë se zëri i Ronës është i mrekullueshëm dhe shpërthyes, gjë që nuk ndodh shpesh me italianët.
Meta, ky “lobues” i një takimi Berisha-Rama
Shqiptarja.com raportonte sot duke iu referuar burimeve nga takimi PD-LSI në kuadër të negociatave për zgjedhjen e presidentit, se Ilir Meta i kishte kërkuar Berishës që të takohej me Ramën për të diskutuar në lidhje me këtë çështje duke marrë në këmbim edhe përgjigjen e Kryeministrit: Jo, jo, nuk takohem unë me Edi Ramën; e kam personale me të; ai më ka rrethuar më 21 janar (http://respublica.al/artikuj/2012/5/26/berisha-me-ramen-e-kam-personale-me-ka-rrethuar-me-21-j
A ka rënë fuqia blerëse e shqiptarëve në 2012-ën?
Për tremujorin e parë të vitit 2012, INSTAT-i ende nuk e ka publikuar indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë; pra, ne nuk e dimë sesi ka ndryshuar fuqia blerëse e shqiptarëve këtë vit. Por INSTAT-i ka publikuar raportin për ecurinë e tregtisë së jashtme deri në fund të prillit. Dhe ky raport mund të na japë një ide të tërthortë për ndryshimin e fuqisë blerëse të konsumatorëve shqiptarë.
Qeveria redukton investimet
Të dhënat zyrtare të katërmujorit të parë tregojnë se buxheti i shtetit ka devijuar tashmë nga parashikimet e fillimvitit duke e detyruar qeverinë të nisë shkurtimin e investimeve publike, për të mbajtur nën kontroll financat e saj.
Lagarde fshikullon Athinën: Grekët të paguajnë taksat
Grekëve u ka ardhur një mesazh i fortë sot nga vetë shefja e FMN-së, Christine Lagarde në drejtim të detyrimit që kanë qytetarët për të shlyer taksat dhe marrjes përsipër të përgjegjësive për fatin e brezit të ri. Apeli vjen në një intervitë të dhënë për britanikën “The Guardian” pas shtimit të zërave për një dalje të mundshme të Greqisë nga eurozona, ndërsa vendi gjendet para zgjedhjeve.
Arta Dobroshi merr pjesë në Cannes; edhe nëse s’fiton, ajo ‘fitoren e ka në xhep’
Arta Dobroshi është e para aktore shqiptare që merr pjesë në garën e festivalit të famshëm në Cannes (Kanë). Është aty për filmin Trois Mondes (Tre Botët), tok me partnerët e kolegët Raphaël Personnaz e Clotilde Hesme. Arta ka famën e vet në kinemanë europiane, por qysh pardje është bërë edhe më e famshme për një fakt jo kinematografik. Teksa po pozonte për fotografët e shumtë, ajo përjetoi një moment alla Marylin Monroe. Ishte një gjë pa precedent edhe për vetë Cannes-n, ku në fakt çfarë s’ka ndodhur në harkun e shumë viteve për kënaqësinë e fotografëve.
A jemi para zgjedhjeve të parakohshme?
Katër analistë janë vënë përballë dy pyetjeve të shkurtra, por me dilema e të panjohura të shumta: Zgjedhje të parakohshme; po apo jo, dhe zgjedhje të parakohshme, mirë apo keq? Nëse Blendi Fevziu dhe Artan Hoxha e shohin një skenar të tillë më shumë si mundësi teorike, duke e cilësuar të kushtueshëm dhe të turpshëm, Andi Bushati, pa shumë hezitim e konsideron një tabu të rrëzuar.
Andi Bushati